Gjendja me zjarret, kërkohet shpallja e gjendjes së krizës

Grupi i institucioneve për menaxhim me situata të krizës në Maqedoninë e Veriut, I kanë kërkuar Qeverisë të shpallë gjendjen e krizës prej të paktën 30 ditë.

“Grupi për vlerësim gjatë pasdites, më 4 gusht 2021 ka mbajtur mbledhje në të cilën, për shkak të rritjes së vëllimi të zjarreve, ka sjellë vendim njëzëri që t’i propozojë Komitetit Udhëheqës (ministri i Punëve të Brendshme, i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, i Shëndetësisë, i Transportit dhe Lidhjeve dhe udhëheqësve të grupit për vlerësim) t’i propozojnë Qeverisë të sjellë Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të shpërndarjes së tyre në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Komiteti Udhëheqës në seancën që e ka mbajtur para pak çastesh, e ka pranuar propozimin e Grupit të vlerësimet dhe i propozoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të sjellë vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditësh”.

alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>