Merkel në Tiranë

Bundeskanzlerin Angela Merkel in AlbanienKancelarja gjermane Angela Merkel qëndron të martën për disa orë në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Rama, ajo zhvillon një takim të gjerë me krerë të shteteve e qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja gjermane ka mbërritur në Tiranë nga Beogradi, në kuadër të turit të saj ballkanik, në prag të dorëheqjes nga detyra e kancelares. Ajo u prit me ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, nga Kryeministri Rama. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në programin e kancelares gjermane është edhe takimi me krerët e qeverive të Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Sipas burimeve zyrtare në fokus të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë do të jetë bashkëpunimi rajonal  dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit  të Berlinit.

Në mbyllje të vizitës disaorëshe në Tiranë kancelarja gjermane Merkel do të japë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>