Magjia e trëndafilit: Katër ton petale për një litër esencë

Afghanistan alternative LandwirtschaftAroma që mrekullon gjithë botën: Trëndafili damascena. Një bimë që ka vetëm vlerë fitimprurëse për kultivuesit e saj, por edhe shpirtërore për fenë Islame.

Për aq kohë sa vesa e mëngjesit ndodhet mbi gjethe, gonxhet duhen vjelë. Ndaj familja Bytyns del çdo ditë para se të lindë Dielli në fushë, për të mbledhur trëndafilin e vlefshëm damascena. Fermeri Hysein Bytyns thotë, se „kur dita nis dhe dielli shkëlqen, atëherë yndyra shpërndahet nëpër gjethe dhe 25% humbet. Nëse është nxehtë atëherë humbet gati 50% e esencës.

Bytyns kultivojnë trëndafila në një sipërfaqe 25 hektarë. Vjelja zgjat një muaj. Çdo mëngjes ato vjelin gonxhe, që janë hapur një ditë më parë. E çdo ditë bima nxjerr gonxhe të reja.

Fushat ndodhen në lartësinë mbi 1000 metra. Vjelja e petaleve të trëndafilit është një punë e rëndë dore, por që ia vlen, thotë Hyseyin Bytyn, sepse nga tre deri në katër ton petale prodhohet një litër esencë yndyrore. Ky vaj në tregun botëror ka vlerën katër deri në pesë mijë euro. Fermerët e vlerësojnë punën me trëndafilin edhe për një arsye tjetër, na thotë bashkëshortja Incilay Bytyn: „Trëndafili ynë ka erën e profetit tonë Muhamet. Vendi i Pelegrinazhit në Mekë lahet me ujë trëndafili. Trëndafili ka vlerë shpritërore në fenë Islame.”

Isparta, qendra turke e esencës së trëndafilit

Tonelatat me gonxhe trëndafili fermerët Bytyn i transportojnë për për numërim të mëtejshëm tek fabrika e Ahmet Sincar në qytetin Isparta, qendra turke e esencës së trëndafilit. Gonxhet duhet që 12 orë pas vjeljes të kenë mbërritur në fabrikë, në mënyrë që të mos thahet yndyra që përmbajnë petalet. Fabrikanti, Ahmet Sincar shpjegon: „Kjo është një lëndë e rëndësishme e parë për industrinë e parfumit. Aroma e trëndafilit është komponente e pandashme në përzierjet e aromave për shumë parfume. Në katër ton janë afërsisht dy milionë petale e kjo sasi nevojitet për të nxjerrë një litër vaj.”

Qyteti Isparta, një ëndërr e floristëve – është i mbushur me trëndafila nga çdo anë që të hedhësh sytë. Shumë tregtarë ofrojnë produkte të ndryshme të prodhuara nga gonxhet e trëndafilit. Tregtari i parfumeve të trëndafilit Kenan Yildirim thotë, se sipas një legjende “djersa e profetit tonë Muahmet përbëhej nga uji trëndafili. Aty ku pikonte djersa e tij, vinte erë trëndafil. Ndaj uji i trëndafilit quhet aroma e profetit.”

Që prej antikitetit trëndafili damascena mrekullon shumicën e njerëzve në Orient. Me kryqëzatat në shekullin e 13 kjo lule u transportua edhe në Francë. E sot aroma e tyre mrekullon gjithë botën.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>