- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vrasja e Presidentit James Garfield në 1881 nxiti zëvendësimin e Sistemit Amerikan Spoils me meritokracinë. Në 1883, Akti i Reformës së Shërbimit Civil Pendleton përcaktoi se punët e qeverisë duhet të jepen në bazë të meritës përmes provimeve konkurruese dhe aftësive, e jo thjeshtë përmes një përkatësie të caktuar, e cila nuk është e rëndësishme.
Barak Obama ka thënë se “të rinjët e ndritshëm, të motivuar … kanë mundësinë të shkojnë aq larg sa janë edhe talentet, etika e tyre e punës dhe ëndrrat e tyre”.
Meritokracia (me vlera të tjera demokratike) mendoj se është në përputhje edhe me idealet islame.
Prandaj, duke votuar me të drejtin, më të shkolluarin, më të diturin dhe më të moralshmin, ju do t’i jepni fund nepotizmit, familjarizmit, diskriminimit, privilegjeve dhe shanseve të pabarabarta.
- “Mos u mashtroni nga lutja ose agjërimi i një personi, kush dëshiron agjëron dhe kush dëshiron falet, mirëpo nuk ka din, ai që nuk ka amanet (ai i cili nuk e çon premtimin në vend).”
Autori i kësaj deklarate (demokratike laike) është vet Kalifi i dytë Omar Ibn El-Hattab.
لا تغرُّني صلاةُ امرئ ولا صومه، من شاء صام، ومن شاء صلّى، لا دين لمن لا أمانة له
të dyja të huazuara nga faqja e Facebook-ut të Drilon Gashit https://www.facebook.com/profile.php?id=100010560199209