Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Tërmeti fillimisht u raportua me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter, por ka rezultuar me magnitudë 4.7.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë 56 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 16 km në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 km, sipas raportimeve të “EMSC”.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.
tch