KSHZ: BILJAL KASAMI 21.564 (54,86%) TEUTA ARIFI 16.509 (42,00%)

zgjedhjet

 

Në Tetovë sipas KSHZ-së në Tetovë, prej gjithsej numrit të përgjithshëm të votuesve në listën e votuesve 85.577, nga 117 qendrave të votimit,  kanë votuar 39.305 (45,98%) dhe 1.232 fletëvotime të pavlefshme BILJAL KASAMI fitoi 21.564 vota (54,86%) ndërsa TEUTA ARIFI 16.509 vota (42,00%)

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjithashtu në Gostivar pësoi përsëri humbje.

Aleanca për Shqiptarët në opozitë, shpalli fitoren në Gostivar, ku kandidati i saj, Arben Taravari, mori, sipas partisë, mbi 5.000 vota më tepër se garuesi i BDI-së Nevzat Bejta.

BDI-së në Çair, ku ka shpallur fitoren e Visar Ganiut ndaj kundër-kandidatit Bekim Sali të Alternativës. Ky do të jetë mandati i dytë për zotin Ganiu.

Në Kërçovë duket se Fatmir Dehari i BDI-së ka korrur fitore ndaj Aleksandar Jovanovskit të VMRO-DPMNE-së, por VMRO-ja ende nuk e ka pranuar humbjen.

Në këtë qytet ku me përqindje mbizotëron popullata shqiptare erdhi në votime mori pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve nga Evropa për të votuar, ndërsa pas raundit të parë dukej të ishte krijuar një përçarje tek elektorati shqiptar.

Në Dibër (të Madhe) ende nuk dihen rezultatet e raundit të parë në një qendër votimi për shkak të parregullsive të konstatuara atje. Në këtë qytet u përballën Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka i BDI-së.

Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare ka shpallur fitore në komunën (rurale) e Studeniçanit pranë Shkupit, ku Azem Sadiku duket të ketë fituar edhe një mandat për ta udhëhequr komunën.

Në bllokun e partive politike maqedonase, VMRO-DPMNE-ja e opozitës cilësohet si fituese, ndërsa njoftohet për epërsi në Shkup të kandidates së deklaruar si e pavarur, Danella Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë shqiptare të opozitës kundër Petre Shilegovit të Lidhjes Social Demokrate.

Zoti Shilegov ishte kryetar i Komunës së Shkupit në mandatin e fundit. VMRO-ja ka shpallur fitore në Ohër, në Manastir dhe në një numër komunash të tjera. Ajo fitoi 23 komuna në raundin e parë; LSDM-ja 9 dhe BDI-ja 3 komuna.

Në Kumanovë po ashtu është një situatë befasuese ku LSDM-ja doli humbëse ndërsa kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski, (ish-zyrtar i LSDM-së) shpalli fitoren.

Gara e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale u zhvillua në 44 komuna nga 81 sa janë gjithsej. Interesimi i elektoratit për të votuar kësaj radhe ishte më i lartë se sa në raundin e parë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18:30 në votime kanë dalë 48,88% e votuesve. Në raundin e dytë ishin 1.355,990 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote.

KSHZ e cilësoi procesin si të qetë ku janë regjistruar disa pengesa të natyrës teknike. KSHZ e ka për detyrë t’i shpallë rezultatet e para dymbëdhjetë orë pas mbylljes që qendrave të votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>