Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, publikoi indeksin e digjitalizimit duke analizuar infrastrukturën që lejon aksesin në internet, kornizat ligjore për ofrimin dhe përdorimin e zgjidhjeve digjitale, aftësitë digjitale bashkë me shërbimet qeveritare.
Ky indeks e rendit Shqipërinë në vendin e 27 nga 51 vende, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, në vendin e 35 me 59.3 pikë, Malin e Zi në vendin e 37 me 58.5 pikë, dhe Bosnjën në vendin e 47 me 45.2. Indeksi bën krahasim e nivelit te digjitalizimit të vitit 2020 me situatën e viti 2015.
Për zgjidhjet digjitale në këtë indeks thuhet: “Përpjekjet e digjitalizimit përfshinë biznesin e vogël dhe të mesëm. Përshembull në Shqipëri së fundmi është ngritur një skemë financiare për këto biznese ndërsa në Malin e Zi ka vetëm një pikë kontakti për informacion dhënie tek bizneset e vogla dhe të mesme”.
Ky indeks mbërrin në këtë përfundim për përdorimin e internetit në rajon.
“Serbia është tregu më i madh në rajonin e Europës Juglindore në terma popullsie. Megjithatë parashikohet të ketë një rritje të ngadaltë përsa i përket shërbimeve broadband të internetit. Pritshmëritë për një rritje të shpejtë janë në Shqipëri dhe Kosovë. Tre vende të tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë tregje të vogla megjithatë performojnë mirë për sa i përket nivelit të përdorimit të internetit”.
Indeksi BERZH pavarësisht se nga vendet e rajonit Serbia renditet 2 vende para Shqipërisë, vendi ynë për shërbime qeveritare renditet i pari në rajon.
Top Channel