NË PRAG TË 7 MARSIT, DITËS SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE!

Mesuesit 7 marsDikur moti, në shekullin që lam pas, xhaxhai ynë, që kur ishte kthyer bashkë me shokët e tij prej ideali, nga ishulli përballë “Shën Gërgurit” të Dalmacisë, i parashtrova pyetjen: Abej i dashur! Më trego, ju, asokohe a e festonit 7 Marsin! Sikur nuk e kishte ndërmend të më thoshte gjë a të ma kthente përgjigjen që e kishte në majë të gjuhës.., atë përgjigjen e tij të ‘paqartë, të ftohtë dhe paksa të vonuar!’ Më në fund ashtu pa dëshirë, ma ktheu: “Eh, sa të ngatërruar e paskësh pyetjen! Ne asokohe nuk dinim se ç’na priste dita e nesërme e lë më të kishim habere se në ç’ditë i binte 7 Marsi.., nuk dinim, sepse s’kishim me kë ta festonim.., na mungonin nxënësit, na mungonte shkolla.., nuk e festonim, sepse sabah e aksham, na detyronin të thejmë gurin e bardhë të ‘Petrova Rupës’, nuk e përkujtonim ditën tonë më të shenjtë, sepse na mungonin rrezet e gëzimit, shpresës dhe rrezet e së vërtetës!” Që kur përfundoi me “hazërxhevapin e tij të cunguar”, sikur deshi të thotë; “Shporru që këtej.., toptan me pyetjet e tua prej axhamiu!”. Sikur ende kishte mall për prindërit, sikur kishte një mal me MALL për kalamajtë, për shtëpinë, për gurët e sokakut, për shokët e idealit.., për ata që ishin bërë për ikë..,!, sikur kishte mall për Sadudin Gjurën, për Sheref Kazazin, për Salajdin Huseinin, për Nijazi Fandën, për Xhemali Beqirin, për Gani Lumën, për Ismail Saidin, për Sabri Ramizin, për Raif Maleziun dhe për shumë të tjerë vatanli të kulluar.., sikur përfundoi im abej, Vehbi Lushi! Sa e trishtueshme kjo “mesele!”

Që unë ta përmbyll këtë dedikim ndaj kontributit të mësuesve që u përmendën dhe që i përkujtuam më lartë, do t’i referohem kronistit nga Tirana, Todi Lubonja, i cili në librin e tij “PSE HESHT SHTËPIA E MUZIKËS”, pos tjerash, thotë: “Kujtimi ndaj tyre (ndaj atdhetarëve – nënvizim imi), nuk guxon të jetë i shtrirë si një statujë e ngurosur dhe e rrëzuar…, si një fosil i përjetshëm!”.

 

Ju mësues të dashur të Goli Otokut! Urime 7 Marsi dhe faleminderit për kontributin e juaj të çmuar, ndaj arsimimit dhe edukimit të brezave prej gjak shqiptari!

 

Faleminderit Shipkovicë!

Faleminderit Reçicë e Madhe!

Faleminderit Tetovë!

 

Fadil Lushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>