EDUKATË f.
- Tërësia e vetive a e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore etj. (botëkuptimi, vetitë morale, tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet, shijet etj.), që fiton njeriu nën ndikimin sistematik të shkollës, të familjes e të shoqërisë dhe duke mësuar e punuar; formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut. Edukatë e shëndoshë. Edukatë komuniste. Edukatë morale (politike, ushtarake). Edukatë familjare. Edukatë shkollore. Edukatë estetike (muzikore, shëndetësore). U japim fëmijëve edukatën e punës.
2. Sjellje e njerëzishme. Njeri me (pa) edukatë. Ka edukatë (të mirë). I mungonte edukata. I është bërë edukatë.
* Edukatë fizike lëndë mësimore që bëhet në shkollë për t’i formuar nxënësit e studentët nga ana fizike, për t’i bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. Edukatë moralo – politike lëndë mësimore që zhvillohet në shkollën tetëvjeçare për ta formuar nxënësin nga ana morale e politike.
Ja disa Aforizma:
Edukata e një populli mund të gjykohet nga ajo që ndodh në rrugët e tij. Aty ku ka pabesi në rrugë, ka pabesi edhe në shtëpi.
Edmondo De Amicis
Shumë të rinj mendojnë se janë spontanë, ndërkohë që janë thjesht të paedukatë.
François de La Rochefoucauld
Detyra e vetme dhe kryesore e edukimit mund të përmblidhet në konceptin e moralitetit.
Johann Friedrich Herbart
Çdo njeri lind i mirë: janë përvojat e jetës dhe edukimi që e bëjnë të keq.
Vittorino Andreoli
Për t’u edukuar nuk mjafton arsimi.
Sigmund Freud
Njerëzit nuk lindin të qytetëruar, bëhen.
Baruch Spinoza
Njerëzit lindin të paditur, por jo të pamend. Të pamend bëhen përmes edukimit.
Bertrand Russell
Fëmijët edukohen nga çfarë të rriturit janë, jo nga çfarë të rriturit thonë.
Carl Gustav Jung