Negociatat Shqipëri – BE, Lajçak: Problemi qëndron brenda unionit

Miroslav-LajcakI dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur me negociatat e anëtarësimit në BE.

Sipas tij problemi qëndron brenda unionit.

“Unë duhet ta pranoj ama me sinqeritet që problemi qëndron me palën tonë – me Bashkimin Evropian – pasi ne nuk kemi ende konsensus me të gjithë bllokun”, tha diplomati.

Lajçak theksoi se janë duke punuar shumë për ta pasur këtë bashkim mes vendeve anëtare. /Euronews Albania/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>