Nju Jork: Rasti i parë me polio në një dekadë

Eeu PolioZyrtarët shëndetësorë të Nju Jorkut po raportojnë rastin e parë të poliomielitit në SHBA në gati një dekadë.

 

Zyrtarët thanë se banori i kontesë Rockland është një i ri i pavaksinuar, i cili zhvilloi paralizë. Personi nuk konsiderohet më ngjitës, por zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të kuptojnë nëse persona të tjerë ishin të ekspozuar ndaj virusit.

Zyrtarët shtetërorë të shëndetësisë hapën klinika për vaksinimin ndaj poliomielitit si pjesë e përgjigjes. Polio dikur ishte një nga sëmundjet më të frikshme të vendit, me shpërthime vjetore që shkaktonin mijëra raste të paralizës – shumë prej tyre te fëmijët.

Shumica e amerikanëve janë të vaksinuar kundër poliomielitit. Një ekspert thotë se rasti duhet të shërbejë si thirrje zgjimi për ata që nuk janë të vaksinuar.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>