Nis Samiti në Slloveni, foto e përbashkët me të gjithë presidentët

Ballkani PerendimorLiderët e Ballkanit Perëndimor kanë arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Bërdo-Brijunit. Para se të fillojë takimi, të gjithë pjesëmarrësit kanë bërë një foto të përbashkët

 

Pjesëmarrja në Procesin Bërdo-Brijuni i cili këtë vit po mbahet në Slloveni është konfirmuar nga të gjithë drejtuesit e iniciativës: bashkëdrejtuesi i Iniciativës, presidenti kroat Zoran Milanović; Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu: Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj; tre anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës: Zheljko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferovic; Presidenti malazez Milo Gjukanoviq; Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Takimi i liderëve të Procesit Brdo-Brijuni do të jetë një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale në rajon dhe mbi të gjitha për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.

Në një atmosferë joformale, liderët do të jenë në gjendje të shkëmbejnë mendime edhe për çështje të tjera aktuale, raporton Radiotelevizioni I Kosovës.

Nisma e Procesit Bërdo-Brijuni u formua në vitin 2010 kur kryeministrat e atëhershëm slloven dhe kroat, përkatësisht Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, pas nënshkrimit të marrëveshjes për arbitrazhin mes dy vendeve, dëshiruan të jepnin shembull për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe t’i inkurajojë ata të zgjidhin çështjet dypalëshe dhe të rrisin ritmin e integrimit në BE.

Në më shumë se një dekadë, Procesi Brdo–Brijuni është zhvilluar në iniciativën më të rëndësishme politike të këtij lloji në Evropën Juglindore dhe më pas i dha fill Procesit të Berlinit. Që nga viti 2013, takimet në kuadër të Procesit Bërdo-Brijuni janë mbajtur çdo vit; liderëve u janë bashkuar disa herë edhe të ftuar specialë: Presidenti i Republikës Franceze François Hollande (2013), Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel (2014), Presidenti Federal i Republikës së Austrisë Heinz Fischer (2015), Zv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden (2015), Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk (2015 dhe 2018), Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella (2016), Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier (2017), Presidenti i Këshillit të BE-së Boyko Borisov (2018), Presidenti i Republikës së Polonisë Andrzej Duda (2019) dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federica Mogherini (2019).

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>