Shqipëri, sulmi kibernetik ndaj TIMS, rikthehet sistemi në disa pika kufitare

TIMSNë Shqipëri, autoritetet njoftuan sot se pas sulmit kibernetik të rregjistruar mbrëmjen e së premtes, në 6 pika të kalimit të kufirit, është bërë i mundur rikthimi i sistemit TIMS, i cili rregjistron hyrje-dajet e personave dhe automjeteve në vend.

 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se sistemi TIMS, është rikthyer në funksion të plotë në aeroportin Nënë Tereza, si dhe në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Kakavijë dhe Kapshticë, në dy të tjerat me Malin e Zi, Han të Hotit dhe Muriqan, si dhe në Morinë, pika e kalimit kufitar me Kosovën. Ai shtoi se po punohet për rivendosjen në punë të sistemit dhe në pikat e tjera.

Sipas ministrit Çuçi, “ekspertët shqiptarë janë ndihmuar në përpjekjet e tyre nga partnerët amerikanë”.

Në një postim në Twitter, Këshilli i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dënoi sulmin e të premtes ndaj, Shqipërisë, “aleati ynë në Nato”, duke vënë në dukje se “ky aktivitet keqdashës, pason sulmin kibernetik të 15 korrikut, të kryer nga Qeveria e Iranit”. Deklarata bën me dije se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara po ndihmon Shqipërinë të zbusë pasojat dhe të rikthejë funksionimin e sistemit”.

Autoritetet shqiptare bën përgjegjëse sërish Iranin dhe për sulmin mbi sistemin TIMS, duke deklaruar se bëhej fjalë për të njejtët agresorë. Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit” dhe se nuk ka patur “asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>