Në afërsi të qytetit Isjum në rajonin e Kharkivit janë gjetur mjaft varre nga autoritetet ukrainase të kthyera në rajon. Një drejtues i grupit hetimor bën fjalë për qindra kufoma
Autoritetet ukrainase kanë zbuluar 450 varre në afërsi të qytetit të çliruar, Isjum . “Ky është vetëm një nga varret masive që janë gjetur në afërsi të Isjumit”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihailo Podljak. Në zonat e pushtuara nga rusët për muaj me radhë ka pasur dhunë, terror, tortura dhe vrasje masive, tha ai. Të enjten në mbrëmje presidenti Volodymyr Zelensky ishte shprehur, se ishte zbuluar një varrezë masive nga autoritetet ukrainase, dhe se “procedurat e nevojshme” kanë filluar, pa dhënë hollësi të tjera. Kreu i policisë rajonale tha për teelvizionin Sky News, se bëhet fjalë për zbulimin e një një varreze me 440 varre. Disa prej viktimave janë qëlluar me armë, të tjerë nga bombardimet. Sipas transmentuesit në internet, Hromadske është gjetur edhe një varrezë masive me 25 kufoma. Kreu i zyrës presidenciale, Andrij Jermak akuzoi Rusinë për vrasje.
Kurse sipas të ngarkuarit ukrainas për të humburit, Oleh Kotenko, tek viktimat e zbuluara, nuk është fjala për një varrezë masive, por për shumë varre. “Nuk dua ta quaj këtë Butsha, këtu janë varrosur le të themi në formë më të civilizuar”, tha Kotenko për televizionin Nastojashte. Sipas Kotenkos, njerëzit në rrethinat e Isjumit kanë humbur jetën, kur Rusia në ofensivën pushtuese ka qëlluar ashëprsisht. “Shumica kanë ndërruar jetë nën plumba, këtë e kemi kuptuar sipas të dhënave.” Një ekip i Këshillit për Drejtat e Njeriut të OKB-së viziton së shpejti Isjumin. Prej muajsh trupat ruse akuzohen për sulme të shumta kundër civilëve në zonat e pushtuara.
la/ag