Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-95 ulet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,623 den/kg dhe tani do të jetë 49,768 den/kg.
Nga data 27.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 91,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,768 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,158 %, te nafta ka rritje për 0,928 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,834 % dhe te mazuti ulja është 2,998 % .