Retorika kërcënuese e Iranit ndaj Shqipërisë, shpallur si një vend armik për regjimin e Teheranit, nuk ndalet.
Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli portalit Iranian “Front Page” (Faqja e parë), ku citohet një shkrim i një gazete qeveritare iraniane.
Portali iranian shkuan se, sipas gazetës shtetërore të Teheranit, ky vend ka në dispozicion dronë të armatosur “UAV” të cilët nuk kapen nga radarët dhe me mundësi goditje të bazës së opozitës iraniane në Shqipëri.
“Dronët iranianë dhe sistemet e raketave nuk janë të limituara në aspektin gjeografik për sa i përket vendeve fqinje. Irani ka në dispozicion kapacitete, posaçërisht dronë të cilët me lehtësi mund të sulmojnë bazën e MEK në Tiranë”. Irani ka dronë luftarak të cilët mund të udhëtojnë përtej distancës Iran-Shqipëri e shënjestruar objektivat e sulmit.
Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri, ka rrolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.
“Irani i jep të drejtën vetes që përballë veprimeve të MEK, të shënjestrojë bazën e tyre”.
Në artikull, edhe njëherë tjetër shfaqet retorika kërcënuese e Iranit ndaj vendit tonë, me të vetmin shkak, strehimin e rreth 3.000 anëtarëve të opozitës iraniane në vitin 2016.
Duke përdorur shantazhin politik për këtë veprim të qeverisë Rama, Irani prej 15 korrikut e në vazhdim, u përfshi në sulme të paprecedentë kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare të shërbimeve on line.
Përballë një situate ekstreme nga këto sulme, qeveria shqiptare iu përgjigj me një masë po aq ekstreme, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, fillim muajin shtator.
Top Channel