Situatë e jashtëzakonshme në Shkodër nga shkarkimet e hidrocentraleve/ 2 viktima, mijëra hektarë tokë dhe qindra banesa të përmbytura

vershime1855 hektarë tokë dhe 482 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës së kaluar, për shkak reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve.

Autoritetet njoftojnë se hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënoi kuotën 7.50 m, ndërsa hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 7.40m, nga  7.50 m që është maksimumi.

Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Në njësinë administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative, Gur i Zi, Bërdicë, Lagja Nr.4,  Lagja nr. 1.

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit . Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa; Guri I Zi 250 banesa; Bërdicë 102 banesa; Lagja Nr.4, 30 banesa; Lagja nr. 1, 100 banesa.

 

09:08 Reshjet/ I pakalueshëm Harku i Bërdicës, si paraqitet situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës

Reshjet e dendura të shiut që vijuan përgjatë natës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qarkun e Shkodrës. Kështu është ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër-Tiranë te Harku i Berdicës, probleme janë hasur edhe në furnizimin me energji elektrike, ndërsa mësimi është ndërprerë në disa njësi administrative.

 

09:07 Banesa dhe qindra hektarë tokë nën ujë/ Situata e përmbytjeve në zonat e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës

Banesat dhe tokat në disa zona të Lezhës janë përmbytur nga shirat e dendur që përfshinë vendin tonë ditën e djeshme. Ditën e sotme ka sipërfaqe të mëdha të mbuluar me ujë si në  Mabë, Piraj, Gjadër, Torovicë. Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë  sasia e reshjeve të rëna  për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm. Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes  deri tani ka rënë 82 mm shi, ndërsa Lumi Gjadër dhe Drin janë mbushur. Tërheqja në këta lumenj po bëhet shumë ngadalë, por nuk kanë dalë nga shtrati. Kuota rritjes së nivelit në lumin Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike. Lumi Mat ka rritur prurjet, por deri më tani nuk ka pasur probleme. Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700 hektarë, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500 ha. Në fshatin Gajdër të njësisë administrative Dajç të Bashkisë Lezhë, ka 15 banesa në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs janë pesë banesa në ujë. Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq janë tre banesa në ujë, ndërsa në Bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika.

 

08:48 Shkodër/ Rrjedha e ujit i mori përpara, gjenden trupat e pajetë të babë e bir

Trupat e pajetë të babë e bir, të cilët u rrëmbyen ditën e djeshme nga rrjedha e ujit  në në Bogë të Shkodrës, janë gjetur pas disa orë kërkimesh. Ditën e djeshme përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës ka marrë përpara fuoristradën me të cilën udhëtonin babë e bir. Në makinë ka qenë dhe vajza, por ka arritur të shpëtojë.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>