Paralajmërimi i Moskës: Nuk ka fund të luftës pa arritur qëllimet ushtarake ruse

UkrainaPresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kthye sot në Kiev pas vizitës në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në llogarinë e tij në Telegram ai shkruante se forcat ukrainase “po luftojnë me objektiv arritjen e fitores”. Komentet vijnë ndërsa Rusia paralajmëroi sot se nuk do t’i japë fund luftës derisa të arrijë qëllimet e saj ushtarake.

 

Në postimin e tij zoti Zelenskyy përmendente paketën e re të ndihmës ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh, ofruar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtonte se “Ukraina do të kapërcente gjithçka”.

Ai falenderonte Holandën gjithashtu për premtimin e një ndihme deri në 2.5 miliardë dollarë për vitin 2023, që do të shërbejë për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike.

Kthimi i zotit Zelenksyy në Kiev vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmet me artileri, raketa e mortaja, në disa rajone të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve vetëm pasi Rusia të arrijë qëllimet e vendosuara, nga ajo që Moska e quan “operacion i posaçëm ushtarak”. Ai shtoi se Moska ka shënuar përparim të rëndësishëm në çmilitarizimin e Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se asnjë plan paqeje ukrainas, nuk mund të ketë sukses pa marrë parasysh realitetet e sotme që nuk mund të injorohen siç tha ai, duke iu referuar kërkesës së Moskës që Ukraina të njohë sovranitetin e Rusisë mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar prej saj në vitin 2014, si dhe mbi territoret e tjera që Moska ka tashmë nën kontroll.

Ndërkohë Kievi njoftoi se në 24 orët e fundit të paktën pesë civilë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në tetë rajone në jug dhe lindje të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, qytetet e Bakhmutit, Lymanit, si dhe linja e frontit mes rajoneve të Luhanskut dhe Kharkivit po mbajnë peshën kryesore të sulmeve ruse.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>