Pendarovski: Shqipëria nuk paraqet kërcënim të sigurisë për Maqedoninë

Rama-pendarovskiStevo Pendarovski tha se nuk sheh asgjë të keqe nga takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Ka kaluar koha kur duhej të shohim proceset politike ose ngjarjet, takimet që ndodhin në Tiranë si kërcënim të sigurisë për ne. Mos harroni. Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s. Republika e Shqipërisë bashkë me ne nisi bisedimet për anëtarësim në BE. Republika e Shqipërisë është mik i yni. Nuk kam asnjë dyshim në qëllimet e kryeministrit shqiptar, që e njoh mirë, e njihni edhe ju. Nuk mendoj se atje krijohen skenare anti-maqedonase”, tha mes tjerash Pendarovski.

klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>