Vuçiç: Serbia e gatshme të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Vucic me 5Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten se Serbia është e gatshme të pranojë dhe zbatojë konceptin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ai i bëri këto komente pas takimit me të dërguarit amerikanë dhe evropianë të cilët më herët gjatë ditës qëndruan në Prishtinë.

Pas takimit me presidentin serb, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se ndihet i inkurajuar nga bisedimet, të cilat ai i cilësoi të vështira por të hapura.

“Presidenti Vuçiç demonstroi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmërinë për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe të ardhmes evropiane të Serbisë”, tha zoti Lajçak për gazetarët pas takimit.

Duke folur në emër të grupit i dërguari evropian tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është element thelbësor për qëndrueshmëri mes dy vendeve.

Nga ana e tij presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij do të përballej me probleme dhe sfida nëse nuk pajtohej me propozimin evropian. Ai tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar, duke ritheksuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>