Me intensitet BE dhe SHBA duan t’i japin zgjidhje çështjes së Kosovës. Por në vend që të imponojë zgjidhje, perëndimi duhet të kërkojë popozime nga vetë palët në konflikt shkruan gazeta zvicerane, Neue Zürcher Zeitung.
Për analistin e Neue Zürcher Zeitung und njohës i çështjeve të Ballkanit, Andreas Ernst është mjaft pozitive që Perëndimi po e merr seriozisht zgjidhjen e çështjes së Kosovës aktualisht, duke pasur parasysh edhe luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Por megjithëse vlerësohet pozitivisht “kjo energji e re” nga BE dhe SHBA, ai shpreh dyshime për qasjen e duhur ndaj zgjidhjes së konfliktit edhe këto muaj. “Duket se ata edhe më tej vazhdojnë të mbajnë gjallë modelet e vjetra: ose gjërat zvarriten, ose zgjidhja diktohet.” Për NZZ propozimet aktuale që Serbia të sillet me Kosovën korrekte si me çdo fqinj, pa pasur nevojë ta njohë nga ana ndërkombëtare, dhe Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave Sebe nuk pranohen nga palët në konflikt. Kryeministri Kurti do njohje të menjëhershme dhe jo Asociacion, shkruan NZZ, kurse presidenti serb do Asociacionin dhe që gjërat e tjera të mos ndryshojnë.
“Në vend që të imponojë zgjidhjen, perëndimi duhet të ndërrojë strategji dhe të detyrojë palët në konflikt që të bëjnë propozimet e veta. Në këtë drejtim duhet të pyetet sidomos Beogadi. Vuçiqi flet prej vitesh për një kompomis historik mes serbëve dhe shqiptarëve. Por nuk ka thënë asnjëherë se si duhet të duket ky kompromis.” Sipas analistit, Andreas Ernst kjo do të funksiononte, vetëm nëse perëndimi është i hapur në mënyrë produktive për këto propozime. “Tani me zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të hiqet pengesa e fundit e madhe e viteve 90-të. Shanset për zgjidhje të konfliktit janë më të mëdha, nëse zgjidhjet vijnë nga vetë palët. Perëndimi duhet të këmbëngulë për dy gjëra në këtë rrugë (madje patundshëm): një jo absolute dhunës dhe legjitimim demokratik të rezultatit.”
Vëmendjen e mediave gjermanisht folëse e kanë tërhequr edhe deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, në lidhje me Kosovën. Gazeta austriake “Kronen Zeitung” shkruan, se Milanoviç rregullisht del kundër sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë. Para reporterëve ai ka kritikuar dërgimin e tankeve luftarake nga Gjermania duke theksuar “se Krimeja nuk do të bëhet kurrë pjesë e Ukrainës”. Gazeta austriake nënvizon se “si arsye Milanoviç pëdor ‘rastin precedent’ Kosovën. ‘Ne e kemi aneksuar Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare edhe ne. Iu rrëmbye Kosovës me dhunë (…)nuk ishte anektim, ishte rrëmbim.” Krahasimet e përdorura nga Milanoviç kanë shkaktuar reagime të forta. Presidenti kroat nuk është në një linjë politike me qeverinë kroate me deklaratat e tij, sipas “Kronen Zeitung”.
dw