Bislimi: Në takimin e ardhshëm pritet deklaratë për të pagjeturit

BislimiZëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryenegociatori kosovar në bisedime me palën serbe, Besnik Bislimi tha se në takimin e radhës në Bruksel, pritet të aprovohet deklarata për të pagjeturit dhe për këtë ka gatishmëri nga të dy palët. Këto deklarata Bislimi i bëri para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

 

Numri dy i qeverisë dha detaje për takimin e të martës në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, si de foli për takimin e kaluar në Ohër, dhe atë të ardhshmin në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Pika e katërt që është diskutuar ka të bëjë me dakordimin e palëve për personat  e zhdukur me dhunë. Teksti aprovohet dhe publikohet nga liderët në takimin e radhës. Dy palët janë pajtuar që teksti të mos publikohet derisa të nënshkruhet nga dy liderët”, tha zëvendëskryeministri.

Nga pala kosovare për të pagjeturit është i emëruar Andin Hoti, dhe ai kërkoi nga deputetët që të konsultohen me të.

Ndërsa sa i përket takimi të 4 prillit, ai tha se është diskuar edhe për takimi e ardhshëm në Bruksel ndërmjet dy liderëve, Kurtit e Vuçiq.  Bislimi tha se emisari Mirosllav Lajçak kishte propozuar që takimi i ardhshëm të mbahet më 22 prill, për të cilin kryeministri Kurti ka treguar gatishmëri, por jo edhe presidenti i Serbisë, i cili kishte kërkuar një datë tjetër.

Bislimi para deputetëve foli edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe për Asociacionin e komunave serbe. Me këtë rast ia tha se eksitojnë pesë kushte themelore, që e pamundësojnë që Asociacioni të bëhet në Zajendicë.

Kryenegociatori tha se ai mund të behet duke u bazuar në Kushtetutën e vendit dhe në asnjë variant tjetër nuk pranohet.

Ndërsa foli edhe për energjinë elektrike në veri dhe për idenë e BE-së për sekuencim. Bislimi tha se është kërkesë e BE-së që sekuencimi të ndjek principin që palët në vazhdimësi të ofrojnë diçka në mënyrë që të mos ketë përshtypje se vetëm njëra palë po jep.

Edhe në këtë raportim të Bislimit në Komisioni parlamentar pati përplasje ndërmjet tij dhe deputetëve opozitarë. Ata e pyetën edhe për fusnotën dhe për regjistrimin e veturave në veri.

Sa i përket të parë, ai tha se është Serbia ajo qo po e pengon Elekstroserverin që të nisë me faturimin atij dhe jo serbët, ndërsa sa i përket regjistrimit të vetura, sipas tij, numri ka shkuar në 720. Më e mira, sipas tij, është se shumica e veturave të regjistruara janë në muajin e fundit. “MPB ka treguar gatishmëri që t’i shtoj kapacitetet që të punojë edhe vikendeve edhe në pikat kufitare, atëherë kur e sheh se ka nevojë”, deklaroi Bislimi.

 

AlbinKurti: “Të zhdukurit me dhunë”, termi në marrëveshjen për të pagjeturit

 

Kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi sot se në marrëveshjen Kosovë-Serbi, tek çështja e të pagjeturve, është vendosur termi “të zhdukur me dhunë”.

 

Kurti tha se formulimi i saktë në gjuhën angleze  i marrëveshjes për të pagjeturit është “forcibly disappeared” që në shqip përkthehet “të zhdukur me forcë/dhunë“.

 

“Kështu është termi i dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjës”, tha Kurti, sipas të cilit, edhe atëherë kur do të deklarohet për personat e pagjetur, zhdukur, apo që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për ata që janë zhdukur me dhunë.

“Pra shprehja ‘forcibly disappeared, është shprehja në anglisht e cila tashmë është dakorduar në Bruksel”.

I pyetur nga mediat nëse Kosova ka gati draftin për Asociacionin, kryeministri u shpreh se së pari do të analizojë së bashku me Zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi,  rezultatet e takimit të realizuar në Bruksel me 4 prill.

“E mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë”, tha ai.

“Mirëpo e theksoj edhe një herë se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja e në kuadër të saj kemi një nen, i dhjeti, që është për zbatimin e marrëveshjeve më mëhershme”, tha kryeministri i Kosovës.

Megjithatë, ai tha se si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër, është pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>