Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo shifër tregon se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo zonë të tij.
Sipas kësaj shifre, numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë gjatë gjithë 2023-shit shkon në 9.45 milion, një shifër rekord, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të preferuara.
“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti! 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, ka shkruar Rama, në një postim në Facebook.
Kryeministri më parë ka thënë se, deri në fund të vitit pritet që numri të arrijë në 10 milion turistë.
Top Channel