E vërteta e BDI-së është Çairi!
“Në të gjitha trojet autoktone shqiptare, nuk gjen pa diskutim zonë banimi më të varfër se Çairi. Nuk gjen dot më lagje apo zonë urbanë në Evropë që ngjason kaq shumë me një Geto të vërtet, sesa Çairi shqiptar i Shkupit. Sot, për kontradiktë, sa më shumë mjerim, aq më shumë vota për BDI.” shkruante Bekim Qoku më datë 20.03.2023 në INA- Iliria News Agency .
Po Bekim Qoku më 10.03. 2021 në një tekst në faqen e tij publike Facebook, mes tjerash shkruante: …”Kur vjedh e korruptohet Izeti s’e merr vesh njeri. Izeti ka bërë masakër në Çair, por s’i përmend kush emrin. Le ta provojë Artoni ta bëjë të njëjtën, do ia kishin shkul flokët e mbjella menjëherë. Izeti ka shumë flokë, nuk i shkulen kollaj. Artani i ngratë njëherë u takua me Mijallkovin, u çun peshë i madh e i vogël, e mor vesh gjithë dynjaja. Po ku i dalin në shesh pisllëqet Izetit?”…
Fatkeqësisht, mund të konkludoni se: Interesat e ngushta politike të Shtetit Shqiptar jo çdoherë përshtaten me interesat e Shtetit të Kosovës, si dhe anasjelltas, por interesat e ngushta politike të Shtetit të Kosovës dhe Shtetit Shqiptar rrallë herë përshtaten me interesat kombëtare të shqiptarëve nën Maqedoninë e Veriut!