Në bazë të afrimit të datës së zgjedhjeve, Partitë Politike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut publikojnë
Shpallje publike për transfer të politikanëve Partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për numër të pakufizuar të politikanëve me përvojë, për poste të pa caktuara udhëheqëse në qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët e interesuar duhet ti plotësojnë këto kushte:
1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por nuk është patjetër të jenë të nacionalitetit shqiptar. 2. Të njohin rrjedhshëm maqedonishten si dhe për nevoja lokale dhe kampanja zgjedhore të flasin shqip dhe të luajnë rolin e patriotit shqiptar / nacionalistit. 3. Të kenë përvojë partiake gjegjësisht të kenë qenë anëtarë i më së paku dy partive të ndryshme shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përparësi kanë ata që kanë qenë anëtar edhe të LKJ-së, ose që kanë traditë familjare në ish pushtetin Jugosllav dhe atë Maqedonas. 4. Të dinë të premtojnë, të rrejnë pa u skuqur, të mashtrojnë, të vjedhin, të jenë servil si dhe të kenë vetitë e kameleonit.
Përgatitja profesionale: - Të dinë të lexojnë dhe të nënshkruhen. Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten në Zyrat e Partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëse nuk keni fakultetin, masterin ose doktoraturën e kryer, pa merak se ju furnizojmë ne prej Universiteteve tona private edhe CV do t’ua shkruajmë ne.
Afati i transferimit deri 1 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Çmimi i transferit dhe posti sipas marrëveshjes. |