Mblidhet sot Kuvendi, a do të vijojë me skenarët e vjetër opozita? Çfarë pritet të ndodhë në sallën e seancave plenare

kuvendi-i-shqiperiseNë orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, e cila pritet të vijojë nën shenjën e protestës dhe kaosit të opozitës. Opozita e ka bërë të qartë që nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta e tyre do të vijojë. Mbetet për të parë nëse do përdoren sërish flakadanë, ku me rregulloren e re dënimi është 60 ditë përjashtim nga Kuvendi.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare me rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve si ai i ratifikimit të marrëveshjes së financimit me Francën për programin (lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027.

Në kalendar është edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

Në rendin e ditës është Akti Normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, për shtesa dhe ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Po ashtu, pritet shqyrtimi i Aktit Normativ për masa urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotur. Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe kalojë për votim dhe disa akte të tjera normative dhe projektligje.
(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>