FAZ: Pasojat e një marrëveshjeje me dhëndrin e Trumpit

FAZFAZ boton shkrimin “Investimet në Ballkan. Çfarë pasojash mund të ketë një marrëveshje me dhëndrin e Trumpit.”

Një projekt i mundshëm investimi i dhëndrit të Donald Trumpit, Jared Kushner, në Serbi dhe Shqipëri ka ndezur debate të gjalla, veçanërisht në Beograd, shkruhet në FAZ.

Korrespondenti i FAZ, Michael Martens shkruan se gazeta amerikane New York Times raportoi gjerësisht për këtë projekt të premten, pas konfirmit të planeve nga Kushneri për këtë gazetë.

“New York Times raportoi se projekti në Beograd përfshinte ndërtimin e një hoteli dhe një godine me “1500 njësi banimi”, ndërsa në Shqipëri përfshinte komplekse luksoze në bregdetin e Mesdheut”.

TrumpMë tej Kushneri citohet me fjalët thënë New York Times se “ne jemi shumë të emocionuar. Nuk i kemi finalizuar ende këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë për to dhe jemi shumë afër”.

Analisti i FAZ ndalet më tej në rrethanat si lindi ky projekt dhe kush e mbështeti atë.

Grenel VucicIshte Richard Grenell, ish-ambasadori i Trumpit në Gjermani dhe i dërguari për Ballkanin, që luajti gjithashtu një rol në organizimin e marrëveshjeve, citohet NYT.

Pas emërimit të Grenellit nga Trumpi si “i dërguari i tij special për negociatat e paqes Kosovë-Serbi”, Grenelli vendosi kontakte të mira me kreun e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Autori i shkrimit në FAZ, Martens, shkruan më tej se “për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e këtyre dëshirave mund të ishte politikisht e dobishme nëse Trumpi do të bëhej përsëri president, veçanërisht nëse ai përfshin Grenellin në ekipin e tij. Kur Grenelli ishte përfaqësuesi i Trump për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm kosovar, Hashim Thaçi, ishin gati të ndanin Kosovën duke anashkaluar qeverinë e Kosovës.

Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë që u banalizua si një “shkëmbim tokash” veriu i Kosovës do të kishte rënë në duart e Serbisë, ndërsa jugu do të prirej të kthehej drejt Shqipërisë. Nëse në atë kohë do të ishte arritur një marrëveshje, ajo mund të ishte preludi i lëvizjeve të reja dhe të rrezikshme kufitare, të cilat ishin shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme ballkanike të viteve 1990″.

FAZ vëren se “marrëveshja dështoi në atë kohë, ndër të tjera për shkak të rezistencës së Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel”. Por tani, sipas FAZ “raporti i mirë me presidentin e mundshëm të ardhshëm të SHBA mund t’i hapë rrugën Ramës dhe Vuçiçit për të rifilluar projektin e tyre të vjetër”.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>