Kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka folur për aktualitetin politik në vend dhe problemet që janë shfaqur me Bashkësinë Ndërkombëtare. Ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Temë e intervistës ka qenë edhe çështja e dinarit serb, por edhe lëndët që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e për të cilat thotë se janë selektive.
Kryeministri Albin Kurti në intervistën për RTK-në ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Por, siç ka thënë ai marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore.
“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar janë shumë të mira, por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti dhe garancia, dhe mundësia është veç serviliteti do t’i kishin pas ata që kanë shkuar jo unë, pse erdhi puna unë të bëhem kryeministër. Sepse populli i Kosovës po donë marrëdhënie më të thella e më të gjëra, jo me shkëlqye nga serviliteti, por me përfitu nga normaliteti. Populli dëshironte që edhe me partnerët edhe aleatët tanë të mos përfitojmë ne si individ, por të përfitoj shteti edhe ne si individ humbim nga pak”, ka theksuar Kurti.
Ai ka folur edhe për takimet dhe raportet që ka me të të dërguarin e posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Vazhdimisht diskutojmë dhe se për shumicën e gjërave pajtohemi por jo për gjithçka. Nganjëherë neve na duket që për hollësi të caktuara kemi më shumë informacion, por këto nuk paraqesin mospajtime që do të shndërrohej në tension”, ka deklaruar kryeministri i vendit.
Kurti: Nuk mund te kemi zbatim të marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka në emisionin “RTK Prime” në RTK ka theksuar sa ka ngecje në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por jo me fajin e Kosovës.
“Në në 27 shkurt të vitit të kaluar bëmë marrëveshje. Ajo marrëveshje është njohje defakto së pak. Më 18 mars ia bashkëngjitëm edhe një aneksin dhe aty thuhet se asnjë nen nuk është më i rëndësishëm se tjetri. Kur u pa progresi, Serbia filloj sistematikisht t’i shkel e të mos i respektoi 11 nene, 8 prej tyre me siguri i ka shkelur shumë herë dhe gjashtë fjali në preambulë. Për fatin ton të keq, Brukseli si një arbitër nuk reagonte me rastin e këtyre shkeljeve. Pra moszbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit nga Ohri e kanë bajt temën e dialogut gjallë. Pra flitet shumë për dialogun sepse nuk kemi arritur rezultatet e dëshiruara”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, problemet lindën kur Brukseli nuk e përdori fuqinë e tij, i cili si arbitër ta sanksionoi Serbinë sa herë ka shkelje të marrëveshjes.
“Nuk mund te kemi zbatim të marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj. Sot jemi në këtë situatë jo të mirë për shkak se arbitri nuk e ka qortuar Serbinë që bëri shkelje të marrëveshjes”, ka thënë kreu i ekzekutivit për RTK.
Kryeministri Kurti ka thënë se ka ende diplomat në BE që mendojnë se Serbia nuk është me Rusinë.
“ Është një lloj brenge që nëse qortohet Serbia ajo do të shkoj me Rusinë, me Kremlinin, e presidentin despotik Putin, thua ti që tashmë se ka bërë këtë gjë. Ka shumë diplomat në perëndim të cilët duan të besojnë që Serbia ende nuk ka shkuar me Rusinë. Kujdesi i tepruar ndaj Serbisë, të cilin e pranojnë në takime private, se nuk është paguar, mirëpo dëmi është bërë”, ka deklaruar Kurti.
Duke folur për Asociacionin e komunave më shumicë serbe Kurti, ka thënë se për këtë i ka dy marrëveshje të trashëguara një në vitin 2013-2015.
Por tash Kosova, sipas tij, e ka një marrëveshje të re me Serbin e cila është edhe në dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian, e të Këshillit Evropian ku janë krerët e 27 shteteve.
“Aty është edhe neni 10 që thotë se të gjitha marrëveshjet e kaluara janë të vlefshme dhe ligjërisht të obligueshme, e neni i shtatë thotë vetë-menaxhim për komunitetin serb”, ka thënë ai.
Kurti ka deklaruar se marrëveshja bazike e 27 shkurtit është e mirë.por edhe aneksi i zbatimit të Ohrit është i mirë.
“Kur e ka pa Serbia se ku ka përfunduar me këto dy marrëveshje, atëherë ka filluar ta sabotoj zbatimin e të bëjë shkelje të përjavshme, sa që në fund, deri dje kryeministrja e Serbisë dërgoi letër ku tha se ne tërhiqemi nga ato marrëveshje, sepse nuk e pranojmë as pavarësinë, as ulësen në OKB, dhe nuk e pranojmë as integritetin territorial të Kosovës. Praktikisht na kthej në pikën zero dhe nuk mori ndëshkim nga Brukseli”, ka theksuar Kurti.
Kryeministri Kurti duke folur për çështjen e zbatimit të rregullores së BQK-së, e cila thotë se valutë e vetem për këmbim është euro në Kosovës, ka thënë se Qeveria është e gatshme të ndihmojë ku ka nevojë gjatë zbatimit.
“Nuk mund të ndërhyjmë te plani i BQK-së për zbatim e as te rregullorja e cila tashmë është aprovuar. Sa i përket dinarit si Qeveri e Kosovës kemi dhënë opsione që i qëndrojmë prapa…Por, Qeveria e Kosovës është e gatshme të mbështes zgjedhjet e çfarëdo problemi faktik që mund të shfaqet”, ka thënë Kurti.
“Ne nuk mund të garantojmë çka do të flasë ndërmjetësi ose çka do të flasë pala tjetër, edhe nuk pajtohemi nëse është në shpërputhje me Kushtetutën dhe ligjin tonë dhe në këtë rast ne jemi përpjekur me gjithë fuqinë tonë të respektojmë rendin republikan të Kosovës së pavarur që do të thotë ta mbajmë Bankën Qëndrore të Kosovës edhe përpara edhe nga lartë. Për tagrat do të mund të flisnim ne si qeveri, por me datën 27 dhjetor rregullorja e re është e BQK-së ne jemi të gatshëm që teksa zbatohet plani 10 pikësh për tranzicion 3 mujor nga BQK-ja, nëse ka pasoja që mund t’i adresojnë ministritë tona për komunitetin serb këtë do ta bëjmë me shumë dëshirë, por nuk mund të ndërhyjmë as tek plani i BQK-së për zbatim e as tek rregullorja që tashmë është aprovuar. Nëse ka nevojë ndonjë serb i moshuar që të ndihmohet deri tek filan banka jemi shumë të gatshëm”, ka thekuar Kurti.
Kurti: Në këto tri vite qeverisje është ngritur imazhi i Kosovës në botë
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se tri vitet e qeverisjes së tij ishin përplot sfida, por edhe të arritura. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe e arritura kryesore është se Kosova është ngritur në ekonomi me rritje prej 6.2% të bruto-produktit vendor, dhe kjo rritje është shpërndarë përmes pakove të ndryshme. Kurti ka përmendur ballafaqimin me pandeminë, inflacionin, krizën energjetike e deri tek subvencionimet ndryshme të dhëna, siç ka thënë ai gjithandej.
Kurti ka thënë se sfidat kryesore dhe që i kanë marr shumë kohë kanë qenë një dyzinë ligjesh të reformave substanciale, sociale, ekonomike dhe të drejtësisë në Kosovë, e siç shtoi ai ato kanë ngelur të bllokuara në Gjykatën Kushtetuese dhe se një pjesë e tyre janë deformuar ose anuluar.
Kryeministri u shpreh i kënaqur në atë se çka ka arritur si qeveri së bashku me ekipin e tij të ministrave, grupin parlamentar, me institucionet dhe agjencitë shtetërore të cilat, siç ka thënë ai kanë pasur bashkëpunim të mirë me qeverinë në këtë progres socio-ekonomik dhe demokratik. Sipas tij, në këto tri vite qeverisje është ngritur imazhi i Kosovës në botë.
“Kosova është ngritur për 21-22 vende sa i përket luftimit të korrupsionit, lirisë së medieve…Kosova është e pra në Ballkan, e dyta në Evropë, e treta në botë sa i përket rritjes të të drejtave politike dhe lirive civile sipas Freedom House. Është ngritur imazhi ynë në botë, është forcuar pasaporta e Kosovës dhe në mbi 50 shtete mund të shkohet pa vizë jo vetëm në zonën Shengen, ndërkaq brenda kemi bërë transformime ose janë realizuar ose janë në rrugë të mbarë për tu realizuar”, ka theksuar Kurti në “RTK Prime”.
Kryeministri Kurti ka folur për sistemin e drejtësisë të Kosovës.
“Sistemi i drejtësisë, nevoja për prokurorë aktiv dhe energjik, dhe për gjyqtarë, gjykatës të cilët janë të drejtë është pika ku më së shumti çalon shtet-ndërtimi demokratik në Kosovë”, ka theksuar ai.
Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese, madje i ka bërë thirrje që të garojë në zgjedhje.
Kryeministri në këtë intervistë, ka thënë se janë katërfishuar investimet në mbrojtje. Sipas tij, kjo është bërë sepse Kosova po kërcënohet nga Serbia. Gjithashtu, Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO.
“Më shumë se dyfishim ka për mbrojtjen në Kosovë. Më shumë se trefishim të investimeve në armatim dhe municion dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve jashtë vendit”, ka theksuar Kurti.
Kryeministri ka folur edhe për ekonomin, duke vënë në pah se për tri vjet qeverisje nuk është bërë asnjë protestë nga qytetarët të cilët kanë kërkuar punë.
rtk