Koalicioni VMRO-LVV – “nis ndryshimin” me këndvështrimin e ri mbi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Rezoluta e Sebrenicës, Vuçiç i zhgënjyer nga Maqedonia e Veriut: Vota e saj më goditi fort, Greqia tregoi se është më shtyllë se Shkupi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është zhgënyer nga mbështetja që Maqedonia e Veriut i dha rezolutës për Masakrën e Sebrenicës në mbledhjen e zhvilluar të enjten në Asamblenë Kombëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas Vuçiç, vota “pro” që dha Maqedonia e Veriut në Asamble e ka goditur më fort, dhe diçka e tillë nuk ishte e drejtë, pasi sipas tij ai ka investuar më shumë në marrëdhëniet me vëllezërit maqedonas, ndërsa shton se Greqia tregoi se ishte më shumë shtyllë se Shkupi.
“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë shtyllë se Shkupi”,- tha presidenti Vuçiç.
Kujtojmë se të enjten e 23 majit, Asambleja e OKB-së votoi “pro” njohjes së rezolutës së Sebrenicës, e cila njeh 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Viktimave të Masakrës së Sebrenicës.
Rezoluta e Sebrenicës u miratua me 84 vota pro, 19 vende votuan kundër, ndërkohë që 68 abstenuan votën e tyre.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.