Cili është mesazhi që jep kryeministri Mickovski!?

Mesazh shum i qartë i partive sllave për shqiptarët, që vazhdon i pandryshuar që nga viti 1945:

“Shqiptarët në këtë shtet janë gjithmonë të paligjshëm, përfshirë dhe përfaqësuesin e tyre në pozicionin më të lartë ekzekutiv, por ne i tolerojmë”!

Në njërën anë të foto-lajmit është “gazda Micko” i krekosur si kapadai, me qëndrimin e pronarit të shtetit që jep dhe merr të drejta shiptarëve, aq sa konsideron ai se është e mjaftueshme. Ndërsa në anën tjetër është Izet Mexhiti si përfaqësues politik i shqiptarëve, me dinjitetin e nëpërkëmbur, që rezaton përulje dhe dëgjueshmëri, i cili pranon pozicionin informal, mu si ato ndërtimet pa leje në Çair ndaj dhe është falenderues ndaj “gazda Mickos”.

E gjitha kjo më kujton paralagjet e Tetovës, me pafund ndërtime pa leje, pa rrugë, pa infrastrukture… Ishin pikërisht “maqedonasit” si përfaqësues të shtetit që lejonin këto ndërtime duke u pasuruar nga ryshfeti që merrnin nga shqiptarët e ngratë, të cilëve nuk u jepej zgjidhjte më dinjitoze për t’u bërë me shtëpi. A nga ana tjetër, gazetat dhe RTVM ishin plot me lajme për ndërtimet pa leje, natyrisht duke treguar me gisht shqiptarët!

AF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>