Serwer: Kosova ka nevojë të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në

SerwerDaniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka folur për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe për çështje të tjera të sigurisë. Ai për hapjen e urës ka thënë se çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët.

 

Ai tha se amerikanët dhe evropianët gjithmonë flasin për koordinim, ndërsa autoriteti sovran në Kosovë mundet që: ose të ofrojë këtë koordinim ose të mos e ofrojë.

“Çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët”, deklaroi Serwer në ‘Lajmet e fundit’, në RTK.

Serwer tha se në këtë situatë Kosova ka nevojë që të përmirësojë marrëdhëniet me amerikanët dhe evropianët.

“Nuk di se çfarë është më e rëndësishme se kjo, ka disa ura të hapura tashmë dhe gjithsesi i përket autoriteteve në Prishtinë ta bëjnë këtë por përmirësimi i marrëdhënieve me amerikanët dhe evropianët është gjë shumë e rëndësishme për Kosovën”, tha Serwer.

Ai shtoi se autoritetet në Kosovë kanë të drejtë të marrin vendim për çështje të tilla, por ky vendim sipas tij, i posaçëm duhet të peshohet me opsionet tjera dhe dobitë që i sjellë.

“Nuk është çështja për të drejtën, të duhurën dhe të paduhurën, por është përgjegjësi e autoriteteve në Prishtinë që t’i peshojnë ato, kostot dhe dobitë”, tha Serwer.

Serwer tha se nuk është çështje me rëndësi hapja e urës mbi Ibër, por, sipas tij, është marrëdhënia me SHBA-në.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>