Vetëm Artan Grubi këlysh i Mijalkovit!?
I gjithë shteti, përfshirë organet e sigurisë, gjyqësorin, qeveria, partitë “maqedonase”, partitë shqiptare… ishin dhe akoma janë këlyshë të Sasho Mijlakovit, tani në shërbim të tij për të shmangur përgjegjësinë penale për veprimtarinë e tij të gjatë kriminale dhe korruptive me ndihëm e pushtetit që ja dha UDB-a.
Derisa Izet Mexhiti ishte në BDI, udhëheqësia e ngushtë e BDI, me nënkryetar Izet Mexhitin, kishin kontakte të rregullta, të përditshme koordinimi politik me shefin e atëhershëm të UDB-së, Sasho Mijalkov.
Sipas informacioneve të publikuara në media, në vitin 2015, kur VMRO ishte në pushtet në koalicion me BDI, ku Izet Mexhiti ishte nënkryetar, pasuria e tij e fituar nga veprimtaria kriminale dhe korruptive ishte vlerësuar rreth 1.5 milionë euro. Pas vitit 2017, kur LSDM morri pushtetin në koalicion bashkëqeverisës me BDI ku Izet Mexhiti ishte akoma nënkryetar, dhe herë pas here me të gjitha partitë sot anëtare të VLEN, e deri në vitin 2022, pasuria e Mijalkovit vlerësohej në mbi 30 milionë euro! Nga kjo, vetëm një pjesë qesharake të pronave të patundshme u konfiskuan, të cilat i ribleu firma e djalit të Mijakovit, me çmime qesharake.
Derisa Mijalkov ishte në paraburgim, ushqimi i vinte nga guzhina e Hotel Marriot, një hotel luksoz në qendër të Shkupit, prone e tij.
Tani që partia e Mjalkovit fitoi zgjedhjet dhe formoi qeverinë e koalicionit me LVV /Vlen, ish shefi i UDB-ës, Mijalkovi shëtitën i lirë, duke shijuar dhe pse jo, shtuar pasurinë e tij.
Këlyshët nuk i kanë munguar kurrë – as tani!
Afrim Fanda