Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 50 personave në Kongo

kongoNjë sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve që ishin në terren si dhe njoftimeve që i bëri të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Intervali kohor mes shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes ishte 48 orë në shumicën e rasteve dhe “kjo është shumë shqetësuese”, tha drejtori i spitalit rajonal ‘Bikoro’, Serge Ngalebato.

Sëmundja misterioze u shfaq më 21 janar në Republikën Demokratike të Kongos duke regjistruar 419 raste, nga të cilët 53 persona kanë humbur jetën.

Sipas zyrës së OBSH-së për Afrikën, shpërthimi i parë i sëmundjes u regjistrua në qytetin Boloko pasi tre fëmijë, që kishin ngrënë një lakuriq, vdiqën brenda 48 orëve nga simptomat e etheve hemorragjike.

Për një kohë të gjatë ka patur shqetësime për bartjen e sëmundjes nga kafshët tek njerëzit në ato vende ku njerëzit ushqehen me kafshët e egra. Numri i sëmundjeve të tilla në Afrikë është rritur në mbi 60 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të vitit 2022 të OBSH-së.

Pas shpërthimit të dytë të kësaj sëmundje të mistershme në qytetin Bomate më 9 shkurt, mostrat nga 13 raste u dërguan për prova laboratorike në Institutin Kombëtar për Hulumtime Biomjekësore në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos.

Të gjitha mostrat treguan se nuk bëhej fjalë për sëmundjen e Ebolës apo sëmundje të tjera që shoqërohen me simptoma të etheve hemorragjike, sikurse sëmundja Marburg. Por disa teste rezultuan pozitive për infektim të mundshëm me malarie.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>