VLEN (pa Taravarin): Adnan Azizi (ish Hoxhë) emërohet shef i Shtabit Zgjedhor!

Qoku Adnan Azizi ShefI lindur në një fshat të vogël të Malit të Thatë, që i vogël e kuptoi se për të arritur mirëqenie pa mund dhe pa punë të lodhshme, për të cilën ai nuk ishte i gatshëm, duhet të bëhej hoxhë. Dhe ëndrra i’u realizua.

Karriera si hoxhë e ndihmoi që të kuptonte vlerën që kishte aftësia dhe mundësia që I jepte “profesioni” për të ndikuar (manipuluar) bashkëfshatarët e tij, si dhe vlerën që kishte ai në sytë e UDB-ës, pushtetarëve të afërt dhe të largët, për ndikimin që kishte tek bashkëkombasit e tij.

Dhe shpejt e kuptoi se “xhemati” në një fshat të vogël të Malit të Thatë I jepte mundësi të kufizuara të manipulimit me bashkëkombasit e tij. Ndërsa politika ishte ajo që ofronte vlerësimin maksimal për një mashtrues si ai, veçanërisht me përvojën e tij si hoxhë, për të manipuluar dhe mashtruar bashkëkombasit e tij.

Këtë e kuptuan një “politikan” mashtrues me ambicie sulltani në Stamboll dhe një “politikan” tjetër mashtrues me ambicie pashai në Prishtinë… dhe ja ku u bënë bashkë të gjithë.

P.S: Çdo ngjashmëri me ngjarje apo personazhe reale është rastësi.

 

Huazuar nga Afrim Fanda-Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>