Albin Kurti: Në Ballkan nuk ka luftë pa Serbi dhe nuk ka paqe pa shqiptarë

albin-kurti-visar-ymeriIsh-lideri i VV, Albin Kurti deklaroi në Tiranë se BE ka përcaktuar lojën gjeopolitike për dobësimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan më të rëndësishme se pavarësinë e Kosovës.

Albin Kurti: Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik rezultoi me një oktapod të madh. Federata ruse është koka e oktapodit, ndërkaq tentakulët e oktapodit janë Bjellorusia, Ukraina Lindore, Gagaustia, Kigizia, Armenia apo Azia. Shkatërrimi i Jugosllavisë rezultoi me një oktapod të vogël, ose më mirë me një kuadripot, jo me një oktapod. Ku koka e këtij kuadripodi është Beogradi, Serbia, Brukseli dëshiron që ta ndajë kuadripodin prej oktapodit. Mirpo kuadripodi po thotë që të distancohem nga mëma ime duhet të mi forcosh tentakulat në Ballkan.

Por duke folur në takimin e VV me mbështetësit shqiptarë Kurti tha se Ballkani nuk ka paqe pa shqiptarët dhe luftë pa serbët, ndaj edhe kërkoi që dobësimin e ndikimit rus në rajon të mos e vuajnë shqiptarët.

Albin Kurti: Në Ballkan nuk ka luftë pa Serbi dhe nuk ka paqe pa shqiptarë. Kudo ku ka luftë në Ballkan, gjithmonë e gjeni Serbinë aty. Natyrisht kundër shqiptarëve, por edhe në asnjë marrëveshje që është bërë, po nuk i gjetët shqiptarët nuk ka paqe.

Ndërkohë kreu i VV, Visar Ymeri tha se me Zajednicën Serbia po na merr Trepçen dhe resurset ekonomike.

Visar Ymeri: Mënyra si është konsultuar Zajednica, përveç këtij karakteri ndarës që e ndan Republikën e Kosovës dhe që krijon një etnitet autonom përbrenda Republikës së Kosovës, e ka edhe karakterin e vet diskriminues dhe përjashtues për të tjerët që jetojnë në Kosovë, sepse thuhet atje se Zajednica do të jetë përgjegjëse dhe do të përfaqësojë dhe mbrojë vetëm interest e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Mbështetësve shqiptarë, tre liderët e VV argumentuan qëndrimet politike për zhvillimet në Kosovë. (kohajone)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>