Deklaratë nga Visar Ymeri me rastin e 138 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Beselidhja10 Qershori është dita kur projekti për Shqipërinë u shënua si i lindur, në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare. Ky projekt mbetet transhendentali i politikës shqiptare, dhe çdo politikë që nuk dialogon me Lidhjen, i përket një projekti tjetër – jo atij shqiptar.

Prej këtij themeli, projekti ynë është shënuar nga nevoja për t’u vetëmbrojtur, e për t’u paraqitur në mënyrë dinjitoze përballë vendimeve ndërkombëtare që nuk i marrin parasysh pozitat tona ekzistenciale dhe politike.

Kjo PARAQITJE DINJITOZE E JONA NDËRKOMBËTARISHT KA QENË E NEVOJSHME DIKUR, ËSHTË E NEVOJSHME SOT, DHE DO TË JETË E NEVOJSHME GJITHNJË.

Dinjiteti ynë nuk do të thotë armiqësim. Do të thotë mospranim i të qenit thjesht “shprehje gjeografike”, dhe afirmim i vetes sonë kombëtare si kolektiv politik, sigurisht, jo ekskluziv, jo organik e romantik, por tërësisht modern e demokratik.

Mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që themeloi Lidhja, e i kujtojmë me respekt e mirënjohje gjithë veprimtarët që në dekada kanë dhënë aq shumë për këtë projekt, prej Abdyl Frashërit e deri tek miliona shqiptarët që sot pavarësisht bindjeve politike e përkatësive kulturore e regjionale, i mbeten besnikë projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Visar Ymeri
10 qershor 2016 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>