Ish-ambasadori britanik: Shqipëria dhe Kosova edhe mund te bashkohen

ish-ambasadori-robertsIsh-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts si rufeja ne qiell te hapur, por vetem ate Serb, shprehet se nuk sheh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen. – “Nuk shoh arsye, që pas një kohe, të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish-ambasadori britanik për B92. Sipas tij, kufijtë në Ballkan mund të korrigjohen për paqe të përhershme. Ne fakt habit ndarja e shqiptareve ne pese shtete te ndryshme dhe eshte tregues i absurditetit te kufijve ne Ballkan. Mund te kujtohet gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. “Në këtë pikë, Britania e Madhe, duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet ish ambasadori Roberts i cili mednon se veriu i Kosovës duhet ti kthehet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës t’i kthehet Kosovës. – “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha Roberts per B92. (perqasje.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>