Ish – kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherit deputet i Vetëvendosjes ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, për mbrojtjen që i ka bërë Isa Mustafës.
Kurti, thotë se Thaçi e pranoi Zajednicën me Serbinë dhe u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë.
“Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”, ka thënë Kurti./KosovaPress/