All posts by A.D.

Kamishi ultimatum Kurtit: Trego për lidhjet tua me serbët

PRISHTINE-Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nuk e ka ndërmend të ndalet. Sot në mesditë, ai ka dalë në një konferencë për shtyp, ku kërkoi r nga Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që të sqarojë, sipas Haxhiut, lidhjen e tij me serbët. Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ia ka caktuar Albin Kurtit, 8 shkurtin si “afatin e fundit për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij”.

“Kurti ka afat deri më 8 shkurt, ora 24:00, që t’iu përgjigjet tri pyetjeve tona. Nëse nuk e bënë këtë, me 9 shkurt do të dalë publikisht dhe do t’i jap të gjitha faktet për këto që i thashë”, ka thënë Haxhiu.

Më pas, ai i ka përsëritur pyetjet për Kurtit, për të cilat kërkon përgjigje deri më 8 shkurt.

“E ka për detyrim moral ndaj opinionit që t’i përgjigjet pyetjeve. E para, Pse është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë me të cilët është takuar, a janë kosovarë apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ata? E dyta ka të bëjë me gruan serbe me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec si dhe është parë edhe në Prishtinë? E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra të cilën e ka marrë me 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Milloshevicit”, iu është drejtuar për të dytën herë Haxhiu liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Haxhiu deklaroi se për të gjitha pyetje që i ka bërë Albin Kurtit, ka fakte dhe dëshmi si nga qytetarët po ashtu edhe nga zyrtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët siç tha ai e kanë falënderuar ata për demaskimin e fytyrës së vërtetë të Kurtit.

“Nëse zoti Kurti nuk dëshmon në Gjykatë, do të ballafaqohet edhe me dëshmitë dhe dëshmitarët. Vetëm pas prezantimit tim të këtyre fakteve, kam marrë mesazhe dhe thirrje edhe prej aktivistëve dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët më kanë falënderuar për demaskimin e fytyrës së vërtetë të Albin Kurtit. Ka mesazhe telefonike dhe me e-mail, të gjitha këto pas 9 shkurtit do t’ia prezantojë zotit Kurti”, tha ai.

Ndërkohë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vendosur që të mos i komentojnë deklaratat e reja të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili edhe të dielën akuzoi Albin Kurtin për lidhje me Serbinë.
Arbnor Behari, zyrtar për shtypin në Lëvizjen Vetëvendosje, i pyetur nga Kosovapress rreth akuzave të bëra sot nga Haxhiu në adresë të kreut të Vetëvendosjes, tha se nuk kanë se s’ka çfarë të komentojë për këtë, pasi në qëndrimet e tyre, lidhur me deklaratat e Haxhiut, mbeten të njëjtat, ato që zyrtarë të kësaj partie, i kanë thënë të shtunën në një konferencë për 35.

Gjatë ditës së shtunë Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut (Kamishi), duke i quajtur ato si të pavërteta dhe të qëllimshme.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili tani më është i njohur për “dialogun” me Kamishin, nuk ka hezituar ta quajë si organizatë ilegale dhe kriminale Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin ai e quajti edhe organ të PDK-së.
Krasniqi gjithashtu tha se për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për Kosovën në përgjithësi është shqetësues aktiviteti i dendur i SHIK-ut. Sipas Krasniqit, “Kosova është e rrezikuar nga bandat kriminale të SHIK-ut”.

“Përpjekjet e kësaj organizate kriminale që t’i sjellin një pjesë të madhe të anëtarëve të saj në parlamentin e Kosovës ka të bëjnë me faktin, se as një ish-SHIK nuk ka humbur në zgjedhje, tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale. Për faktin që ata po bëjnë të pamundurën që në riformatizimin e ardhshëm të Qeverisë të bëhen pjesë e Qeverisë, tregon se kjo është metoda e KGB-së, ashtu sikurse Putini që erdhi në pushtet, duke qenë i pari i shërbimit informativ, të njëjtën gjë po tenton ta bëjë edhe Kadri Veseli, që të vijë i pari në pushtet përmes shërbimit të vet informativ. Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike, kjo është e papranueshme për shoqërinë tanë kosovare”, ka thënë Krasniqi i Vetvendosjes.

(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)

VEPËR STUDIMORE PËR KONICËN ESEIST

Bilall Maliqi

http://www.fjalaelire.com/kritika/13281.htmlTë shkruash për Faik Konicën është një përgjegjësi e madhe sepse në bagazhin e tij krijues ka libra të tërë saqë nuk mund ta shkoqitësh veprimtarinë e tij atdhetare dhe letrare me një libër, sepse është një ndër personalitetet më me zë të kulturës dhe të letërsisë shqiptare, prozator , poet, publicist, kritik, përkthyes, mjeshtër i gjuhës shqipe, e mbi të gjitha eseist më i madh shqiptar. Për Faik Konicën janë shkruar libra, referate, kumtesa dhe shkrime të tjera të cilat në mënyrë sipërfaqësore kanë rrahur krijimtarinë letrare të tij, duke gjurmuar kështu materiale dhe libra të ndryshëm për Konicën në mënyrë që të jepet një pasqyrë shumëdimensionale e tij.
Këtë vit u botua një libër për Faik Konicën nga autori Prof. dr. Fatmir Sulejmani me titull “Konica eseist”, botuar nga Sh.b. “Brezi 9″ Tetovë.
Në lexim të librit shihet qartë vendosmëria e tij studimore për ta pasqyruar sa më mirë dhe sa më efektshëm figurën e Faik Konicës si nga shënimet biografike të tij dhe të dhëna të tjera lidhur me Konicën eseist.
Libri që në fillim ka marrë skeletin e një libri studimor e shkencor duke u nisur ashtu si duhet me të gjitha parametrat e një studimi konciz dhe të thukët në të cilën shihet mirë puna dhe profesionalizmi i autorit që atë që e shkruan të i nënshtrohet parasëgjithash vlerës dhe objektivitetit me qëllim që vepra në fjalë t’i nënshtrohet kritereve bazë dhe të mbetet botim koherent.
Kjo vepër dosido me vlerë shkencore shpalos figurën e eseistit të madh shqiptar dhe evropian Faik Konica, sepse autori ka bërë një studim të bollshëm lidhur me Konicën eseist duke bërë krahasime edhe me eseistë të mëdhenj evropianë, ndërsa tek shqiptarët Konica është themeluesi i eseistikës. Libri është i ndar në kapituj, vlen të përmendet kapitulli:/Eseja –zhanër dominantë në krijimtarinë e Faik Konicës” dhe nëntitullin Ç’është eseja?, ku nxjerr disa mendime të figurave të ndryshme letrare e publicistike të vendeve të ndryshme të botës lidhur me këtë zhanër, duke dhënë disa shembuj konkret të eseistëve botërorë se në çfarë forme ata i kanë shkruar esetë, sepse dallohen në ese formale ose të mirëfillta, dhe jo formale ose jo të mirfillta. Në bazë të temës që trajtohet, p.sh. ese letrare, filozofike, historike, sociale etj., ku mandej jepen edhe sqarime të tjera lidhur me këto që i thashë. Në vazhdim të rrugëtimit nëpër këtë vepër autori para lexuesve paraqet / Ndikimin e botës dhe letërsisë frënge në veprën e Faik Konicës/. Për ta kuptuar më mirë dhe për të pasur shembuj konkret lidhur me esetë e Konicës, autori përveç sqarimeve në vijë të hollë të studimit ka futur edhe fragmente nga esetë e tij për t’u bërë kjo vepër sa më atraktive dhe sa më e afërt tek lexuesi dhe tek studiuesit e tjerë që merren me këtë segment të shkrimit të Konicës.
Interesante këtë libër e bëjnë edhe pasazhet e shkruara të Konicës ashtu origjinale që tani autori në mënyrë shumë profesionale ua ka gjetur vendin në këtë libër.
Pra autori në vazhdim na jep të kuptojmë se eseizimi ishte proces i pashmangshëm në shkrimet e Konicës, mbase për këtë shkrimet koniciane mbeten të pakategorizuara, sepse sipas studimit të autorit edhe poezia e Konicës është me tipare eseje, njashtu edhe proza poetike, gjithnjë duke pasqyruar shembuj konkret në fragmente të nxjerrura enkas për kuptimin sa më të mirë dhe më të lehtë.
Edhe për esenë publicistke të Konicës autori jep të dhëna po në këtë vepër të karakterit shkencor duke dhënë edhe zanafillën e publicistikës shqiptare e cila daton në mes të dy luftrave botërore. Edhe në këtë kapitull autori jep shpjegime dhe analiza të thukëta lidhur me këtë zhanër të pashmangshëm të Konicës nëpër shkrimet e tij, gjë që përnjëmend e bën këtë vepër artistikisht të qëndrueshme dhe koherente për shumë kohë.
“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”
Ky aforizëm i Konicës ndërlidhet edhe me nëntitullin / shkrimet mbi Ahmet Zogun/, Edhe këtu autori ia ka bashangjitur disa shkrime lëndës lidhur me shkrimet e tij mbi Ahmet Zogun në të cilat diku- diku e lavdëronte Zogun e diku e shante varësisht momentit në punën e politikanëve nëpër kohë.
Përveç kësaj autori i librit u ndal edhe në kapitullin /eseja epistolare/ (letërkëmbimi me të huajt). Edhe këtij kapitulli ia ka bashkangjitur shembujt konkret apo letrat e dërguara në të katër anët e botës, drejtuar personaliteteve të rëndësishme të artit, të kulturës e të politikës për çështjen e pazgjidhur të popullit shqiptar.
Vepra studimore “Faik Konica eseist” përbëhet me disa kapituj, tituj e nëntituj të cilët e kompletojnë këtë vepër studimor dhe shkencor.
Kujtojmë se autori i kësaj vepre me interes për lexuesit, stundentët dhe intelektualët ka një vlerë të avancuar artistiko-shkencore sepse këtu shihet qartë njohuria dhe profesionalizmi i autorit t’i rreket këtij studimi shkencor për figurën shumëdimensionale të madhit Faik Konica dhe si e tillë kjo vepër do t’u shërbej në masë të madhe studiuesve, e sidomos të studiuesve të kësaj lëmie, do të kenë lehtësi për shtjellim dhe për studim të mëtejmë të interesuarve për të gjurmuar vlera. Kjo është një shkallë për t’u ngjitur të tjerët për gjurmime të mëtutjeshme.

Rrëfehet gruaja e policit: Kisha marrëdhënie me kolegun e burrit

TIRANË- Zbardhet skema e vrasjes së policit, Bashkim Memia, i cili u ekzekutua nga kolegu i tij, Genc Domi.Motivi i vrasjes është tradhtia e viktimës me gruan e mikut të tij Domi. Në dosjen e prokurorisë janë zbardhur momentet e vrasjes së ndodhur në mes të ditës dhe para syve të dhjetëra banorëve të Kombinatit.

Polici Genc Domi nuk e ka kapërdirë dot faktin, kur kolegu i tij, Memia në zënkë e sipër, i ka kujtuar marrëdhënien intime që kishte prej vitesh me gruan e tij. I acaruar nga ky fakt, Domi ka nxjerrë nga brezi pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të policit Memia.
Gjykata vendosi ta kyçë në qeli, policin Domi pasi nga të gjitha provat, krijoi bindjen se ishte i dyshuar kryesor për ngjarjen.

Dëshmia
I dyshuari për vrasjen, Genci Domi u ka pohuar hetuesve se me viktimën Bashkim Memia kishte njohje miqësore prej disa vitesh. Së fundmi, ai ishte vënë në dijeni të faktit se Memia kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, V.Domi. Ndaj motivi që e shtyu për ta vrarë ishte pikërisht tradhtia e mikut. Marrëdhënien intime me viktimën Bashkim Memia e ka pranuar dhe gruaja e autorit, V.Domi, madje ka pohuar se lidhja mes tyre zgjaste prej disa vitesh.

(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)
***

Komentim:

Dënojmë vrasjet. Por, pleqtë kanë thënë, mos ecë nëpër kunja se do ngulesh në ndonjë prej tyre!

Të nderuar, shumica e juaj pajtohen me mua, letra ime u drejtohet atyre që mendojnë ndryshe dhe që prishin familjet e huaja por edhe të vetat, dhe shumica e tyre e paguan me krye aktin e pistë. Të kuptohemi, juridikisht askush nuk guxon të vret askënd, por pasi të na vret dikush, asnjë gjyq nuk kishte me na ndihmuar. Pleqtë kanë thënë, mos ecë nëpër kunja se do ngulesh në ndonjë prej tyre.
Shembulli i lartpërmendur nuk është i vetëm në shoqërinë e sëmurë shqiptare…
Ju që e ndjeni veten shqiptar, kur dikush i huaj ose i yti ju fton në shtëpi, nderojeni aktin fisnik të nikoqirit, nderojeni familjen e tij, prej asaj dite, gruaja e tij dhe anëtarët tjerë femëror janë motrat tua dhe lypset të trajtohen vetëm si motra të juaja. Veproni kështu nëse jeni fisnik dhe të mençur, mos e rrezikoni veten dhe familjen e juaj nga hakmarrja që pason nëse devijoni nga ky kod moral, vetëm homoseksualët dhe tipat pervers maniak kriminel e thyejnë këtë kod. Nëse gruaja e shqiptarit të ofrohet vet, moho ofertën pise dhe ecë rrugës tënde; nëse këtë ajo e përsëritë, atëherë tregoi shokut/mikut/ shqiptarit të panjohur se gruaja e tij të bezdisë. Është kjo një akt fisnik, atdhetar, sidomos për ju të martuarit, që tradhtoni gruan e juaj (vajzën e tjetër kujt). Unë personalisht, sikur të kisha një vajzë dhe sikur ajo të silleshe mirë por burrin ta kishte pis që tradhton vajzën time, do të ja thyeja disa eshtra dhëndrit dhe do ta merrja vajzën në shtëpi…
Kam qenë 2-3 herë në tokat shqiptare dhe kam vështruar se sidomos bash ata që mbahen mysliman të devotshëm veprojnë kështu: Rrinë gjithë ditën e lume në oborrin e çajtoreve pa punë e pa brenga, duke pirë cigare e lozur domino dhe kur femrat e rastit kalojnë aty pari, ia drejtojnë sytë dhe nuk i heqin duke e analizuar figurën e saj – pis milet. E pastaj të njëjtit predikojnë moralin nëpër xhamia, edhe atë “moralin” e vëllezërve të tyre mysliman nga Azia dhe Afria, të atyre që janë fëmijë incesti, që lindin si pasojë e martesave të një shoqërie të degjeneruar ku: djali martohet me vajzën e mixhës, tezes, hallës dhe dajës – kurse vajza martohet me djalin e mixhës, tezes, hallës dhe dajës.
Miqtë dhe shokët nuk duhet të shikojnë për sherr gratë e njëri tjetrit; pasojat janë katastrofë për fëlliqësirat që nuk respektojnë këtë kod moral të lashtë pellazg/ilir/shqiptar me të cilin ne identifikohemi dhe mburremi brez pas brezi. Shqiptari normal, pa dallim feje, nuk duhet të shikoj për sherr as femrat tjera të martuara pa marrë parasysh se ia njeh burrin ose jo. Vetëm pisat veprojnë ndryshe. Dhe, ju pervers dhe psikopatë të fëlliqët që veproni si qentë e zgjebur, nëse jeni burra nuk do të shkelnit nderin e vëllait tuaj të gjakut, nëse me të vërtetë patjetër keni vendosur të shkoni pas rospive, kapërceni kufirin e arbrit, ecni për në Bullgari, Rumuni, Moldavi, Ukrainë ku ndoshta do të gjeni rospitë që kërkoni.
Respekto kodin shqiptar, nëse jo, rrezikon jetën, të vrasin mu si miun.

Shkarkimi i gjeneralëve, Çela: S’më lanë as të dorëzoj flamurin

Luis TanushiPas shkarkimit nga detyra në dhjetor të vitit me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Kundëradmiral Kudret Çela, ish Komandant i Forcave Detare, denoncon emërimet dhe procesin e gradimeve të reja në ushtri. Nëpërmjet një interviste për gazetën, ushtaraku i lartë denoncon praktikën e ndjekur deri më tani për gradimet brenda Forcave të Armatosura, ku deklaron se ministri ka emëruar të preferuarit e tij, pavarësisht renditjes së kandidatëve. Në jo pak raste, sipas Kundëradmiral Çelës, në radhët e ushtrisë janë vendosur në pozicione të rëndësishme, individë që mbajnë grada më të ulëta. Duke komentuar shkarkimin e tij nga detyra dhe padinë në Gjykatën e Tiranës, ish Komandant i Forcave Detare shprehet se nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare rreth shkaqeve që çuan në një vendimmarrje të tillë nga Ministria e Mbrojtjes. Kudret Çela hedh dyshimet se nxitimi për ta shkarkuar nga detyra mund të lidhet me mllefe të drejtuesve të lartë. Sipas tij, pavarësisht nxitimit për shkarkimin, ende në Forcat e Armatosura nuk janë emëruar zëvendësuesit e rinj.

Në dhjetor ju bashkë me tre kolegë tuaj jeni shkarkuar nga detyrat që mbani. A keni një arsye zyrtare të largimit tuaj?

Jo. Nga ministria e mbrojtjes nuk kam marrë asnjë arsye zyrtare, por kam kërkuar nga presidenti dhe më ka dërguar një përgjigje që në bazë të propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Pra, dekreti i Presidentit dhe nga presidenca kam marrë një informacion pasi kam bërë një kërkesë me shkrim. Urdhri i ministrit më ka ardhur më datë 5 kur duhet të kisha lënë detyrën. Pra, po atë ditë që doli urdhri, po atë ditë do dorëzoja detyrën. E kuptoni se sa flagrante është ?! I lihet kohë tjetrit që të bëjë edhe një procesverbal mbi dorëzimin e detyrës, jo më për ceremonitë e tjera. Kjo ka qenë ndonjë tendencë, për të mos thënë ndonjë mllef . Që këtu duken veprimet tendencioze, se nuk janë veprime ligjore.

Përse vendosët që të padisni Presidentin dhe Ministrinë e Mbrojtjes?

Sepse dua të prek edhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes që ka dhënë urdhrin për shkëputjen e marrëdhënieve financiare. Dhe dekreti i presidentit që më nxjerr në rezervë në kundërshtim me ligjet për Forcat e Armatosura, sidomos për ligjin “Për gradat dhe karrierën në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Besoni se do të arrini të fitoni çështjen në Gjykatë dhe do të riktheheni në detyrën që keni mbajtur?

Unë do të them që ne me ligjet që ka shteti shqiptar dhe ma do mendja se edhe drejtësia do të jetë e ndjeshme ndaj këtyre padrejtësive që bëhen me jetën familjare të një ushtaraku madhor, sepse është në kundërshtim të plotë me ligjin që unë ju citova problemi shkarkimit tonë. E dyta , nëse ne kemi plotësuar sipas ligjit kriteret dhe na ka ardhur radha për tu liruar apo për të dalë në rezervë, Ministria e Mbrojtjes do të organizonte një ceremoni dhe të na thoshte faleminderit për punën dhe kontributin që keni dhënë. Unë sipas ligjit dhe rregullores duhet të bëj ceremoni të dorëzimit të detyrës. Sot nuk kanë caktuar as kush do të emërohet në vendin tim. Unë duhet të dorëzoj flamurin, të rreshtoj trupat dhe tu them atyre faleminderit që keni punuar. Do t’i jap flamurin atij që do të vij. Pra, janë ca gjëra të tjera dhe kjo duket se është shumë e shpejtë, shumë e padrejtë.

Ju trajtim financiar merrni?

Tani trajtimi im do të jetë si gjithë të tjerët me gjysmën e pagës.

Ju folët për ligjit për “Gradat”. Në komisionin e Sigurisë është ngritur shqetësimi lidhur me mënyrën e emërimeve dhe të gradimit në ushtri. Ju si e gjykoni, a ka problem në ushtri me emërimet?

Ka probleme në Forcat e Armatosura për gradimet, lidhur me gradat madhore. Sepse për gradat madhore ngrihet një komision i veçantë ku kryetar është shefi i Shtabit të Përgjithshëm, bashkë katër gjeneralë të tjerë, gjithsej pesë vota. Sipas udhëzimit duhet të bëhet klasifikimi me pikë i këtyre njerëzve që kandidojnë dhe renditen nga i pari tek i fundit sipas pikëve. Pastaj për tu bërë gjeneral apo marrë gradë madhore, i pari bëhet i pari, i dyti dhe deri sa nevoja ka. Kjo praktikë nuk është ndjekur. Mund të jetë bërë listimi, por është marrë sipas preferencave nga ministri.

Ju keni gradë madhore bashkë me kolegët tuaj që u liruat nga detyra. Shkarkime të tilla janë bërë edhe më parë. Sa përgjegjës ndiheni sepse në opinion publik është krijuar perceptimi sikur ju nuk flisni për problematikat që ka ushtria deri në moment që liroheni nga detyra?

Problemi qëndron që ne e kemi ngritur zërin tonë për padrejtësitë. Mund të ketë edhe probleme të tjera në Forcat e Armatosura përveç këtyre të gradave, edhe nuk kemi heshtur. Por, sigurisht çdo gjë vendoset nga politika në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndonjëherë edhe nuk pyeten titullarët. Edhe në emërime. Mund të ketë gjeneralë që punojnë në vend të kolonelit dhe është koloneli që punon në vend të gjeneralit. Ka edhe të tilla gjëra në ushtrinë shqiptare. Se ka qejf, se çon. Vladimir Qirjazi që ishte gjeneral, mund të punonte komandant i Brigadës Logjistike por, atje vunë një kolonel në vend të gjeneralit. Ka edhe padrejtësi të këtij lloji.

Padia e dy gjeneralëve ndaj MM dhe Presidentit

Dy gjeneralë të ushtrisë shqiptare kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes dhe Presidentin për shkarkimin e tyre. Në kërkesë paditë e tyre, ish-komandantin e Forcave Detare, kundëradmiralin Kudret Çela dhe ish-këshilltarin ushtarak të ministrit të Mbrojtjes, gjeneralmajor Arian Zaimi, pretendojnë se shkarkimi ka qenë I padrejtë dhe kërkojnë rikthimin në detyrë. Dy gjeneralët shprehen se gjykata duhet të shfuqizojë dekretin dhe urdhrin për shkarkimin e tyre, si dhe mosndërprerjen e pagës së tyre deri në momentin e riemërimit në një detyrë tjetër të lartë ushtarake. “Shfuqizim i dekretit 7188, datë 16.12.2011, i Presidentit të Republikës. Shfuqizim i urdhrit nr. 2091, datë 29.12.2011, i ministrit të Mbrojtjes. Detyrimi i palës së paditur, Ministria e Mbrojtjes, për t’i paguar pagën e plotë paditësit deri në emërimin një detyrë të përshtatshme për gradën ushtarake”, thuhet në objektin e padisë së dy ushtarakëve të lartë të cilët kanë dalë në rezervë.

Dhënia e Gradave, Imami: Ka probleme

Problematika e dhënies së gradave në ushtrinë shqiptare është pranuar edhe nga Ministri I Mbrojtjes Arben Imami. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ministri u shpreh se në jo pak raste komisionet e vlerësimit të karrierës së ushtarakëve kanë gabuar duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ministrit dhe të Shefit të Shtabit për vlerësimin real të kandidatëve. “Të flasim hapur, është e vërtetë që kur është bërë komisioni i gradave të gjeneralëve vendosi grada në mënyrë të paarsyeshme. Dhe kur një komision vendos në mënyrë të paarsyeshme, çdo kryeministër, çdo ministër, çdo titullar shteti, edhe presidenti është i detyruar të bëjë balancat e nevojshme. Unë në të gjithë këto dy vjetët kur kam pasur ndonjë rast flagrant, ose kur kam pasur ndonjë informacion kam ndërhyrë në çështjet e drejtpërdrejta të emërimeve apo gradave apo të kurseve. Fakti është që komisionet, po ju them edhe këtë gjë, një bisedë që kamë bërë me shefin e shtabit dje, komision aktual ka dhënë nota që janë në diferencë më tepër 2 për lidership për disa oficerë. Kam thënë të kthehet prapa, e nëse ata nuk do ta bëjnë, do të krijojmë një komision të ri”, është shprehur ministri në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Guximi është shpata dhe mburoja e trimave!

Aurel Dasareti, Sydney, Australia (ekspert i shkencave psikologjike dhe ushtarake)Motra dhe vëllezër shqiptarë, derisa gjithë popujt e botës kanë qeveritarët dhe politikanët që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt; ne shqiptarët jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, duhet të mbrojmë atdheun nga qeveritarët dhe politikanët tonë, të mos na i shesin tek të huajt edhe ato pakë tokëza që na kanë mbetur.

Gjenocidi serb dhe Toplica e dhembjes shqiptare

Njëri nga personazhet e librave të Gurgurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Dhe më tej: Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët.

Nga Baki YmeriThonë se shqiptarët, në bazë të inisiativës së një zane të bekuar, janë duke pregaditur projektin për ta hedhur Serbinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për gjenocid 500 vjeçar kundër kombit shqiptar. Themi se thonë sa për të zgjuar kureshtjen, edhepse politikanët tanë janë kokëfortë si mushka që s’e përfillin zërin e diasporës, por i prefronin dikurë lekët e saj. Greqinë për gjenocidin antiçam për momentin po e lëmë mënjanë, sepse si pasojë e varfërisë që ende nuk është shuar në Shqipëri, 700 mijë shqiptarë e sigurojnë ekzistencën në atë vend, me gjithë dinakërinë helene për modifikim emrash dhe shkombëtarizim. Fill pas projektit të parë pason projekti i dytë, për ta hedhur Serbinë në GJNP për holokaustin e parë në botë që ka kryer kundër 550 mijë shqiptarëve të Toplicës. Pas Toplicës vjen gjenocidi turk kundër armenëve, holokausti antihebraik dhe etnocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
Vlen ta ripërkujtojmë faktin se historia shëmbëllen me një vashë e cila stoliset për hijeshi për t’i shtyrë njerëzit të zbresin në fantazi. Krijimi i miteve është një çështje e pjekurisë kombëtare. Hamit Gurguri demonton mitologjinë serbe duke e përshkruar Betejën e Kosovës (1389), kur Kosova ishte tokë dardane e principatave shqiptare, me manastire e kisha shqiptare, të shndërruara më vonë në faltore serbe, vepër të cilën do ta praktikojnë më vonë edhe osmanllinjtë, duke i rrafshuar për dheu vendbanimet kristiane, dhe duke mbëltuar faltore turke në trojet shqiptare. Në njërin nga librat e tij (Miroshi), Hamit Gurguri përmend Manastirin e Besnikes dhe shqiptarët që i këndonin këngë e lavdi princ Miroshit, sundimtarit të Drenicës: “Mbi varrin e murgeshës Zojë kishin filluar të mbijnë filizat e njoma të barit dhe luleve të reja, sikur nuk çanin kokën për zaptuesit e rinj! Lajme të kobshme u shpërndanë në mbarë Evropën dhe Azinë. Po fillonte një epokë tjetër, nën robërinë turke. Kosova mori nga turku epitetin tokë kaurre. Në radhë ishte Drenica, ku luftën tjetër do ta bënin vashat.”
Ngjarjet lidhen njëra me tjetrën, me një gamë vuajtjesh, dhembjesh, torturash e persekutimesh që s’harrohen kurrë, dhe me një mjeshtri të rrallë të rrëfimit në prozë. Sipas Ali Berishës, “lexuesi shpejt mishërohet me librin e nuk mund të ndahet asnjë çast nga ngjarjet, duke u bërë kështu një vrojtues i tyre dhe duke u solidarizuar me qëndrimin stoik të personazheve, duke ndjerë dhembje e krenari për qëndresën dhe ëndërrat mu ashtu siç i përjetojnë edhe vetë personazhet.” Në librin e tij më të ri (Ah, Toplicë 2, Viprint, Mitrovicë, 2012), autori përmend kishën e Bllacës, “e cila un ngrit nga gurët e kështjellës e të Manastirit të Përbesës.” Ali Berisha përmend në paskopertinë faktin se “personazhet e autorit nuk e harrojnë Toplicën, dhe atje i kthehen për të hequr mallë apo për t’u mbushur pelin, sepse megjithatë kishin mbetur frymë aty-këtu në trevën e Toplicës si në Qyqallë, Prebesë, Trebujë, që edhe më tej të ëndërrohej shqip, të vuhej shqip por pa guxuar të përdorej një fjalë shqip e pa guxuar për t’u treguar shqiptarë. Pas çlirimit të Kosovës nga forcat vetanake shqiptare dhe robërimit të saj nga forcat serboruse, pasojnë të njëjtat vuajtje e krajata jo vetëm nga regjimi kanibalesk serb e pushtuesit bullgarë përmes krimeve, por edhe nga turkomanët që tashti ishin bërë realizues të apetiteve serbe e bullgare dhe qëllimeve të veta.”

Hershmëria jonë e krishterë dhe zullumi serbosman

Në faqet e të njëjtit libër, Hamit Gurguri jep rrëfimin e Canës: “Zotëri, jam muhaxhir i Toplicës, që sërbi më përzuri nga trojet e mia. Por, kam dëgjuar se këtu ka qenë një objekt i moçëm, para Jezu Krishtit… Kam dëgjuar se flitet kësajde se dikur moti, një prift i vetëm i cili kishte shpëtuar nga dergja e mortajës, me një sasi ari që kishte marrë…, atje në mbretërinë tuaj ka ndërtuar një manastir të madh me emrin Shën Albani. Disa herë hajna dhe kusarë kanë provuar të gropojnë, por disa sish janë sëmurë e kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë edhe janë tërbuar e çakërdisur krejt! Më shumë nuk di për…” Duke e dëgjuar këtë, Jane Bugari urdhëron të burgosurit të hallakatin terenin, t’i digjnin eshtrat e varreve të të parëve tanë mbi turrën e druve, “ndërsa gurët që kishin çfarëdo shenjë shkrimi i ngarkonin në qerre”, kurse “gjërat e metalta, të mermerit, nga brirët e shtazëve, gjërat e artit nga ari e argjendi i venin nëpër snadekë të vegjël dhe qetë i vendosnin mbi disa qerre me kuaj, të cilat i rruanin ushtarët.” Kështu u degdisën thasët me thesar ndërsa të burgosurit vriteshin që mos ta përhapin më tej lajmin e vandalizmit të vlerave shqiptare te Guri i Shqipeve. “Kolona e radhitur e qerreve me kuaj, të ngarkuar me thasët plot me thesar u nis si me turr teposhtë… Asnjë zog nuk cicëronte, asnjë fyell nuk po dëgjohej, asnjë njeri nuk dukej! Vetëm gjëma e një të plagosur, ende i gjallë, e prishte qetësinë… Cana zbriti nga Guri i Shqipeve dhe ngutej duke ecur teposhtë për te Guri i Pllakës…Guri i Plakës, një vend i tempujve, i adhurimit, i lutjeve e viktimave, si cak i takimeve, i kuvendimeve, si objekt i kulteve të njëpasnjëshme, i ndërtimeve e shkatërrimeve, një kënd i lashtë i lojërave, i festave, i garave…, simbol zërash për këngë, zëdhënës i kushtrimeve, kryengritjeve, por edhe i disfatave dhe tragjedive, prap u përgjak, u plaçkit, u dëmtua dhe u zhvesh nga gjurmët e shumë brezave.
Përndryshe, Hamit Gurguri vjen nga Godanci i Drenicës. U lind më 1 nëntor 1949, është pasardhës i muhaxhirëve nga Krahina e Toplicës dhe të Nishit, të ndjekur nga barbaria serbe ndërmjet viteve 1876-78. Me profesion është jurist, dhe me banim të përkohshëm në Suedi. Është autor i disa veprave të botuara (Kah Guri i Plakës, Flatrat e Lirisë, Kalaja e Pakryer, Miroshi, Burrëreshat, Mësuesja ime, Himni i Shotës, 99 vjet rrugëtim, Kur takohen flamujt, Zëra në Vukovar, Ah Toplicë 1, Dorë e motrës, Shtriga e bardhë, Brezi i djallit, Klithja nga Baltiku, Ah Toplicë 2), duke patur për reçensentë Shefqet Rizën, Sokol Fejzën, Hajdin Abazin dhe Ali Berishën, të cilët bëjnë fjalë “për një stil të gdhendur letrar që ngjall të kaluarën historike përmes fuqisë krijuese individuale të autorit.” Konform kritikës letrare, librat e Gurgurit i përkasin romanit historik, por në formën siç e projekton shkrimtari, ky roman me imagjinatën e krijuesit jep një kuptim të ri njerëzor, duke hapur horizonte të reja të kuptimit të jetës e botës, pa të cilat nuk mund të ketë jetë të vërtetë njerëzore. “Dallimi mes historianit dhe shkrimtarit qëndron në faktin se derisa i pari rrëfen ngjarjet reale që kanë ngjarë, shkrimtari me imagjinatën e tij shprehet si ka ngjarë dhe si mund të ngjajë.”
Në romanet e Hamit Gurgurit, siç thekson një krijues tjetër, “nuk ka ironi dhe urrejtje, nuk ka shovinizëm. Populli shqiptar nuk ishte kurrë shovinist. E trajton ngjarjen, por nuk e fyen as popullin turk, madje as serbët, përkundrazi, autori angazhohet për respektim të ndërsjellë të popujve të Ballkanit, për kontaktet e princërve, për relacionet njerëzore e territoriale mes principatës së Drenicës me principatat tjera serbe, vllehe, hungareze, polake etj. Në kohën e pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria e Car Dushanit, sundimtar i Drenicës ishte shqiptari Mirosh Kapliku. Askund urrejtje, asnjë shkëndijë e vetme, qoftë kundër serbëve apo osmanlinjve.”
Përkundrazi, njëri nga personazhet e librave të Gurgurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: “Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Na ka dhënë dy veshë që të dëgjojmë fjalën e prindërve, të mësuesve, të sundimtarëve tanë dhe të predikuesve tanë. Na ka dhuruar dy sy që të shohim, të dallojmë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta… Zoti na ka dhënë zemrën që të ndjejmë dhimbjen për humbjet, për disfatat, tragjeditë, por ta ndjejmë edhe peshën, ndikimin e vlerën e fjalës së mirë, të butë, lutjen, dashurinë dhe mëshirën. Mbi të gjitha na e ka dhuruar, na e ka falur edhe trurin dhe mendjen, që si krijesat më të përsosura të mund të mendojmë, të mbajmë në mend, të planifikojmë më gjatë e më mirë të gjitha ato që i duam. Merruni vesh, o trima! Paçi bekimin e Jezu Krishtit e të Zotit, o fisnikë!” (Hamit Gurguri, Miroshi, Bokimport-Daja, Ferjestaden, 2006).

Kënga e shqiptarit dhe pabesia e Serbisë

Po i rikthehemi Toplicës. Hamit Gurguri e përshkruan bukurinë dhe besnikërinë e femrës shqiptare që përfiton vendin e parë në botë: “Ishte si një baladë, që foshnja në lulak të cilën Aliu e gjeti dikurë në dëborë, tani ishte bërë nuse e tij, shtathollë, flokëbjonde, sykaltroshe, trupshkurtër, por e shpejtë në punë dhe fjalëpak.” Sipas Ali Berishës, “Jeta në Samadrexhë, Gurec, Bellaqevc, Grabofc e gjetiu është e ashpër, e përballuar me vdekje e në varfëri. Gëzimin e vetëm e shënojnë lindjet dhe shpresat për një të nesërme më të mirë. Në këtë rrafsh autori nuk lë anash intrigat e dhunën që rrejdhin nga pushteti për largim të popullatës për në Turqi, me theks të veçantë të muhaxhirëve, por edhe metoda e futjes së mosbesimit vëllavrasësë.” Dhe më tej po ia japim fjalën autorit, që na i përkujton fjalët e Përparim Demit se Turqia na ka dëmtuar me një dinakëri të pashoqe gjatë historisë: “Kryengritjet për të përzënë perandorinë turke nga Ballkani morën hov. Luftërat merrnin përmasa të mëdha. Edhe Cana shkoi ushtar për të ndjekur turkun në drejtim të Shkupit.” Dhe më tej, duke e përkujtuar popullorçen “halldupi turk”:
“Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët. Flitej se do të qeveriseshin vetë, të ishin ushtarë e t’i ruanin kufijtë e atdheut të vet. Shumë breza ëndërruan dhe ishin flijuar për liri. Gratë kishin brengën për burrat në luftëra.” Dhe ja se si pas zullumit osman fillon dinakëria serbe: “Aliu doli nl Gurec të dëgjonte se a mos kishte ndonjë lajm për luftërat. Qerim Plaku i tregoi se në Vushtri ishin përhapur fjalë se njësitë e ushtrisë së Serbisë, pasi e dinin se djalëria e Shqipërisë ishin nisur të ndiqnin turkun, ata derëzi tinëz, pabesisht kishin sulmuar dhe zaptuar qytete të Peshterrit, ku kishin bërë krime e masakra si në Toplicë. Por, po priteshin luftime të reja. Aliu si në ethe u kujtua se Drenica kishte mbetur në gra dhe në fëmijë. Pak kishte burra të armatosur t’iu kundërviheshin.” Dhe më tej: “Në mesditë u ngrit flamuri shqiptar mbi Gurin e Sokolit, i cili atë ditë e mori emrin Guri i Bajrakut. Atë vepër e kreu burri babaxhan, plaku Feriz Lutani, që ishte caktuar nga Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë…. Gëgjoheshin krisma, këngë, lot dhe hare për liri. Njësitë e ushtrisë serbe sulmuan pas shpine, por në Gurec nuk arritën të hynin. Ato hordhi si të ishin ndonjë rrebesh, bënë dëme, dogjën kulla e vranë ata burra që takuan nëpër Drenicë dhs shkuan në jug.”
Drama e shqiptarëve dhe gjenocidi serb përshkruhet që nga faqet e para, edhe në vëllimin e parë (Toplica 1), edhe në të dytin, nga i cili citojmë: “Afro dymbëdhjetë burra na i preu ushtria e Serbisë në pabesi, pas shpine. Më së keqi pësoi Bujanoci, Kumanova e Shkupi. Ne shqiptarët prapë shtrenjtë e paguam besën. Ne e përzumë turkun, po frytin e gjakut tonë, bile me namin për fitore, po i korrë Serbia. Shqiptarët të flijuar në luftëra me turq, ata që i preu ushtria serbe në pabesi, trupat ua qiti të huajve, (gjoja) si turq të vrarë.”
Toplica me Nishin dhe Pirotin, faktikisht gjenden përballë Luginës rumune të Timokut, ku të dy popujt kanë qenë në një fqinjësi të drejtëpërdrejtë, që nga periudha parasllave e dako/dardanëve dhe ilirëve të lashtë, prej nga burojnë disa emra të përbashkët, prezente edhe në librat e Gurgurit: Lila, Daka, Duka, Bërbati, Nela etj. Bërbati vjen nga rumanishtja “barbat” (burrë) siç vjen nga e njëjta periudhe edhe emri i udhëheqsit të parë të Dakisë, Burebista, të cilin Vehbi Bala e shpjegon përmes shqipes Burrëbisht (Burri në ballë dhe ushtarët pas tij, apo në bisht), apo një udhëheqës tjetër i famshëm i asaj kohe Decebal, që poashtu ndërlidhet me shqipen Dakëballi (Daku në ballë). Demë Duka e Halil Daka, Aliu, Hasimja, Mehmet Daka, Qerim Plaku, Lida e Zaga, Hava, Cufa, Nela, Zyma etj., janë disa nga personazhet e romanit “Toplicë 2″, ku defilojnë edhe disa mikrotoponime si Bllaca, Molla e Kuqe, Gureci, Guri i Sokolit etj. Në roman përshkruhet komandanti rus më Grykën e Jakës me dylbi, frika e serbëve dhe rusëve ndaj këngës shqipe, vrasja në pabesi e Ali Përgurit dhe krimet serbe kundër kombit shqiptar. “Kur dëgjoi këngën shqip që mbisundoi krismat e të dy anëve që shtinin në njëri-tjetrin, u bë si të ishte i çakërdisur. Ai kishte mësuar, po edhe e dinte se kënga ishte një armë për shqiptarët, të cilët ndër shekuj kurrë nuk iu kishin nënshtruar turkut. I kishin treguar, atë ditë që u nis nga Rusia, se ata, arnautët, me këngë shkonin në luftëra, me këngë vriteshin, edhe kur i dënonin me varje, ata binin në litar me këngë.”
Përfundimisht, edhepse mbeten shumë gjëra pa u thënë, vlen të theksojmë atë që e kemi thënë më parë, se Hamit Gurguri gjurmon lashtësinë tonë, ngase ai e di se se të mos e njohësh vetveten, don të thotë se nuk jeton. Dhe vlen të përmendim burrat dhe burrëreshat që s’kanë frikë nga vdekja, 600 lokalitetet e djegura shqiptare, 550 mijë shqiptarët e dëbuar dhe masakruar, madje edhe klithjen e Aliut kur hyri në Toplicë me njëzetekatër ushtarët e tij: “Ah Toplicë! Edhe një herë e shtrenjtë na dole, në flakë e me gjak e lamë një herë kur isha fëmijë…Edhe kësaj here në gjak po e lëmë… Ah Toplicë!

TË VËRTETAT PËR SHTETËSITË DHE GËNJESHTRAT E AVOKATIT TË POPULLIT z.IXHET MEMETITI

Arben LLALLANë gazetën KOHA të datës 28 ishte botuar një shkrim rreth problemit të shtetësive ku gazetari Arben Zeqiri kishte bërë një studim serioz duke sjellë fakte të vërteta rreth këtij problemi delikat. Por Avokati i Popullit Ixhet Memeti (në të vërtetë është avokat i shtetit sepse zgjidhet nga strukturat e larta maqedonase dhe jo nga populli) jep dy deklarata tendencioze me prapavijë dizinformuese ku deklaron se në Maqedoni nuk ka dhjetëra mijëra shqiptar pa shtetësi të Maqedonisë, por shprehet i gatshëm që zyra e tij të ndihmojë në të gjitha rastet, kur plotësohen kushtet që një individ të pajiset me këtë dokument të rëndësishëm. “Rreth 90 për qind e rasteve që kanë kërkuar ndihmë tek Avokati i Popullit, dhe ku është vlerësuar se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj, janë pajisur me shtetësi maqedonase. Të gjithë ato që kanë probleme gjatë marrjes së shtetësisë maqedonase, mund të drejtohen tek ne”, thotë Memeti.
Ky avokat renave dhe buravec gënjen pa pik turpi. Sepse po ti referohemi studimeve serioze nga gazetarë të ndryshëm ke faktet e mëposhtme.
Zyra e avokatit të popullit në Kumanovë deklaron se në vitin 2006, janë mbi 366, kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë(KOHA, 4 Gusht 2007). Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla(KOHA, 20 Shkurt 2008, Shkup). Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 183, lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007(KOHA, 27 Mars, 2008).
Në gazetën LAJM, 19 mars, 2008, shkruhej se janë rreth 100 mijë shqiptar që u mohohet e drejta e fitimit të shtetësisë. Ndërsa 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar
Siç shihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare. Pra nuk janë dhjetëra apo një mijë siç pretendon ndonjë shqipfolës apo sahanlëpirës në strukturat e maqedonasve, por janë mijëra qytetar.
Gënjeshtra e dytë e Avokatit të Popullit Maqedonas z.Ixhet Memeti është kur ai deklaron: “Rreth 90 për qind e rasteve që kanë kërkuar ndihmë tek Avokati i Popullit, dhe ku është vlerësuar se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj, janë pajisur me shtetësi maqedonase. Të gjithë ato që kanë probleme gjatë marrjes së shtetësisë maqedonase, mund të drejtohen tek ne”, thotë Memeti. Kjo është gënjeshtër sepse avokati Ixhet Memeti ndihmon në bazë të direktivave të personave që atë e vunë në postin që mban sepse unë kam fakte kur ky avokat i ashtuquajtur i popullit ka braktisur çështjen e shtetësive zyrtarisht me arsyetimin e më poshtme
Avokati i Popullit Ixhet Memeti më shkruar më 21 janar 2009 e braktis çështjen e qytetarit Arben Llalla duke e arkivuar në sirtarin me pluhurin e harresës dhe treguar rrugën për në Gjykatën Administrative. Avokati i Popullit e di shumë mirë se në Gjykatë duhet avokat për të mbrojtur të drejtën e popullit kur shkelet nga shteti. Por kur të braktis Avokati i Popullit kush Avokat e mbron Popullin!? Në këtë rastin unë jam “populli” i braktisur nga Avokati i tij.

Letra e Avokatit të Popullit Maqedonas, 21.01.2009.
“Në lidhje me parashtresën Tuaj, Ju njoftojmë se Avokati i Popullit i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore (në mesin e të cilave edhe të drejtën e fitimit të nënshtetësisë së një shteti të caktuar) të qytetarëve dhe të të gjithë personave (të huajve, apatridëve dhe të tjerëve) kur ato u cenohet me akte nga organet e administratës shtetërore të Republikës së Maqedonisë.
Në përputhje me nenin 7, paragrafi 4 të Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, vetëm organi për nënshtetësi është kompetentë për ti justifikuar shkaqet e marrjes së një aktvendimi sikur në rastin Tuaj kur refuzohet kërkesa për shkak të mos përmbushjes së kushtit-pranimi në nënshtetësi të mos e rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë.
Nga këto shkaqe, Avokati i Popullit për momentin nuk mund të konstatojë shkelje të ndonjë të drejte konkrete prandaj e ndërpret procedurën pas një numri të madh të parashtresave Tuaja, ndërkaq , më tutje, të drejtën për fitimin e nënshtetësisë së Republikës të Maqedonisë mund ta mbroni në procedurë ankimore ose në procedurë për kontest administrativ përpara Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë.”

Racizmi i një ligji
Aplikuesi me kombësi shqiptare edhe po të plotësoj kushtet që i kërkohen për fitimin e shtetësisë, mundet ajo ti refuzohet në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet ti drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, Gjykatës Supreme Administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Dua të shtoj se edhe Gjykata Administrative nuk funksionon siç duhet, ka fakte që rastet e ndihmës për shtetësitë i zgjat në pafundësi me pretekstin se MPB nuk i jep materialet e dosjes për shfrytëzim.
Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë. Këtij ligji i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike dhe fetare midis qytetarëve.
Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme. Së shpejti pritet që policë nga Shqipëria dhe Maqedonia do të patrullojnë në vendet e njeri-tjetrit bashkë.
Atëherë si është e mundur që MPB do ju besojë sigurinë shtetërore forcave të policisë shqiptare? Kur në të njëjtën kohë u refuzon shtetësinë mijërave qytetarëve që vijnë nga Shqipëria! Kjo është sa ironike dhe qesharake.
Shumë aplikuesve për shtetësi maqedonase u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Kjo metodë e vjetër që është përdorur në kohën e diktaturës komuniste e cila bie ndesh me ligjet kushtetuese dhe të demokracisë që pretendojmë se zhvillohet në Maqedoni.(Ka fakte se shumë qytetar pasi kanë fituar shtetësinë maqedonase janë bërë inspektor të fshehtë të DBK, DSK.
Ka raste që kërkuesi i shtetësisë maqedonase i kërkohet të ndërrojë emrin, mbiemrin, fenë dhe kombësinë. Një shqiptar nga Shqipëria kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse, ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski. Duke bërë këto ndryshime ai kishte fituar shtetësinë maqedonase. Sipas tij, ky i kishte bërë të gjitha këto ndryshime nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase në vitin 2001.

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.150 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Mirjana Lazarova- Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut ka deklaruar kohë më parë se problemi i stërngarkimit të kësaj gjykate me lëndë nga Maqedonia është krijuar për shkak të joefikasitetit të gjyqësorit në vend. “Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.
Maqedonia edhe pse ka firmosur Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriu, ky shtet multietnik i shkel këto të drejta me dy këmbë duke mos respektuar asnjë ligj juridik. Duke shkelur këto ligje MPB e Maqedonisë me veprimet e saj antiligjore po nxit urrejtje midis etnive dhe religjioneve fetare. Ajo po inkurajon ndarjet familjare ku siç dihet familja është e shenjtë.

Vëre:j Avokat Ixhet Memeti mund të luaj kurza në Reçicë gjithë natën, por të mos luaj me fatet e njerëzve.

Intervistë ekskluzive me veprimtaren e Çështjës Kombëtare Shqiptare (rumune me origjinë shqiptare), znj. Mona Agriogoraiei

Intervistoi: Kristina RrasiZonjusha Mona, më lejoni që në emër të redaksisë së web-faqës zyrtare të FDBK-së: www.fdbk-online.org fillimisht t’iu faleminderoj që pranuat të na jepni këtë intervistë ekskluzive dhe pastaj edhe t iu kërkoj që të na flisni pak për origjinen tuaj shqiptare dhe edhe për gjithë aktivitetin tuaj atdhetar. Kur, si dhe kush iu aktivizoi në Çështjen Kombëtare Shqiptare?

Mona Agriogoraiei: Jam aktivizuar nė Çėshtjen kombėtare shqiptare qė prej vitit 2003, nė fillim tė vitit, pasi kisha shkruar njė letėr urimi pėr Vitin e Ri 2003 strukturave tė ish Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar. E kisha bėrė kėtė gjė sepse gjatė vitit 2002, apo mė mirė me thenė edhe mė parė, kisha lexuar, menduar dhe formėsuar vetėn me kėto qendrime qė i kam pėr ribashkim tė trojeve shqiptare dhe vendosa tė nis tė kem njė kontribute konkrete. Atėherė mė ishte pėrgjigjur ish Sekretari Politik i FBKSH-sė, Idajet Beqiri. Mė pas vendosa tė shkruaj mendimet e mia dhe shkrova rreth situatės nė trojet shqiptare tė IRJM-sė dhe kundėr tė ashtuquajturės “Marrėveshje tė Ohrit”, si edhe kundėr pavarėsisė sė Kosovės, duke bėrė krahasimin me situatėn nė Republikėn e Moldavisė. Dhe, kėshtu fillova tė shkruaj.

Kur, për herë të parë e keni vizituar Tiranën dhe edhe trojet etnike të Shqipërisë, si dhe cilin nga veprimtarët e Çështjës Kombëtare Shqiptare e keni takur dhe e keni njohur për herë të parë në Tiranë?

Mona Agriogoraiei: Pėr herė tė parė kam vizituar Tiranėn dhe trojet etnike tė Shqipėrisė nė vitin 2004 dhe atėhėrė e kam takuar pėr herė tė parė zotin Gafurr Adili, Kryetar i ish FBKSH (Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) dhe Komandant Suprem i AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare), aktualisht Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), dhe edhe zotin Fehmi Luca, Kryetar i SHAIBK (Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar), si dhe shumë veprimtarë të tjerë të kauzës shqiptare.
Mbaj mend se Zoti Adili atëherë më ka pas vendosur të qëndroja te banesa e një familje shqiptare nga Kosova ne Tirane, te familja e mrekullueshme Rexhep dhe Miradije Maliqi, të cilët më trajtuan po si vajzë (qikën) e tyre, për cka edhe iu jam shumë mirënjohëse. Zonja Miradije Maliqi, nje intelektuale (shkrimtare) shqiptare atëherë ishte edhe Nën/Kryetare e SHAIBK-së. Madje mbajë mend se, kur kam ardhur në Tiranë, kam kaluar përmes Toplicės. Dhe, kur kam arrijtur nė Nish, aty ku është kufiri i Shqipërisë Etnike, te “Molla e Kuqe”, i kam thenė vetes: TASH JAM NĖ SHQIPĖRINĖ ETNIKE!

Herë të tjera a keni ardhur në Tiranë dhe sa herë i keni vizituar trojet etnike të Shqipërsië, si dh a keni qenë pjesëmarrëse e Mbledhjës së Parë Parakuvendore të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarë-Kombëtar, të mbajtur më 10 qershor 2007 te Hotel Romana në Plazh-Durrës?

Mona Agriogoraiei: Kam ardhur pėrafėrsisht cdo verė nė Tiranė. Kam qenė pjesėmarrėse e Mbledhjes Parakuvendore tė Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar, të cilën e drejtonte Zoti Gafurr Adili, ku edhe kam përshëndetur dhe jam ndjerë shumë e lumtur, aq e lumtur sa edhe kam qarë unë dhe bashkë me mua edhe të gjithë (mbi 200) pjesëmarrësit e kësaj mbledhje historike.

Çka na sygjeroni ju zonjusha Mona, a duhet mbajtur Kuvendi Mbarë-Kombëtar Shqiptar Dhe, nëse po, atëherë na thoni se , kur dhe ku duhet mbajtur?

Mona Agriogoraiei: Po, Kuvendi Mbarėkombėtar ėshtė domosdoshmėri e kohės. Duhet medoemos qė tė gjitha organizatat kombėtare shqiptare tė bashkohen nė njė Kuvend Mbarėshqiptar dhe mendoj se kjo duhet bėrė deri mė 28 nėntor 2012, kur do tė shėnohet pėrvjetori i 100 vjetėve të shpalljes sė Pavarėsisė Kombëtare tė Shqipėrisė Etnike, dhe jo të kësaj Shqipėrie të copėtuar dhe të pėrgjysmuar qė ėshtė sot.

Përmes mas35s elektronike dhe të shkruar shqiptare kuptuam se në kufirin e Qafë-Thanës iu kishin ndaluar policia sllavo-maqedonase. Mundeni të na thoni se çka ndodhi aty? Pra, na e përshkruani në menyrë të detajuar gjithë rrjedhën e këshaj ndalese?

Mona Agriogoraiei: Shteti antishqiptar sllavo-maqedonas, duke parė se jam veprimtare e cėshtjes shqiptare, mė ka trajtuar jashtė cdo normė tė tė drejtave tė njeriut, duke menduar se mund tė mė frikėsojė apo nėnshtrojė.

Ashtu sic kanė lajmėruar tė gjitha 35t nė trojet shqiptare tė Shqipėrisė dhe IRJM-sė nėpėrmjet denoncimit qė i ka bėrė Aleanca Kuqezi kėtij rasti qė dėshmon tėrbimi antishqiptar i autoriteteve sllavo-maqedonase, nė natėn 7-8 dhjetor 2011 kam qenė marrė nė pyetje nė doganėn e Qafė-Thanės nga inspektorė civilė tė sigurimit sllavo-maqedonas, ndėr tė cilat njėri ishte shqipfolės.

Edhe nė hyrje tė IRJM-sė nga Bullgaria (nė Kriva Palanka) mė kanė marrė shkurtimisht nė pyetje, ndėrkohė qė autobuzi ka pritur rreth njė orė. Ata mė kanė vecuar pasaportin dhe e kanė mbajtur nė zyrėn e tyre.

Nė Kriva Palanka kam qenė e pyetur: ku po shkoj, te kush do tė qendroj nė IRJM, kur do tė udhėtoj pėr nė Shqipėri, perse shkoj nė Shqipėri dhe sa shumė do tė qendroj.

Kurse nė Qafėthanė mė kanė zbritur nė mėnyrė selektive nga autobuzi (qė ka vazhduar rrugėn deri nė Tiranė), dhe mė kanė kėrkuar tė shkoj nė godinėn e policisė doganore. Kam pritur rreth njė orė derisa kanė ardhur tre inspektorė tė sigurimit sllavo-maqedonas tė veshur civil.

Ata nuk u rekomanduan si tė tillė, por karakteri i pyetjeve dhe i debatit mė ka bėrė tė konsideroj se janė nga strukturat inteligjente antishqiptare pro-serbe qė veprojnė drejtpėrdrejt kundėr cėshtjes kombėtare shqiptare.

Para se tė vijnė ata, policia doganore sllavo-maqedonase mė ka kėrkuar tė nxjerr gjithcka qė kam nėpėr xhepa dhe mė ka vendosur nė njė karrig, duke mė thenė tė pres pėr t’u marrė nė pyetje. Ata nuk mė kanė thenė pėrse kam qenė e ndaluar, nuk mė kanė lexuar tė drejtat dhe nuk kanė lajmėruar ambasadėn rumune nė Shkup. Kur kanė ardhur inspektorėt, mė kanė kėrkuar tė shkoj me ta nė njė dhomė tė vecuar. Mė kanė vendosur nė njė tryezė, pėrballė njė inspektori sllavo-maqedonas qė shkruante cka them. Ai dinte anglisht, por unė e kam pasur mė tė lehtė tė flas nė shqip dhe shqipfolėsi pėrkthente cka thashė. Nuk e di a ishte apo jo shqiptar me kombėsi, por mė siguri ka qenė njė tradhtar i shitur te qarqet sllavo-maqedonase.

Kam qenė e pyetur pėr gjėra private, ku po studioj, prej cilit qytet tė Rumanisė jam, a kam kombėsi shqiptare, cfarė punojnė prinderit, si po quhen etj, a kam motra, vėllezėr, cfarė mė punon motra etj., sikur ky do tė ishte nė autoritetin e shtetit sllavo-maqedonas(!?!)

Mė kanė pyetur nėse kam kaluar nė Maqedoni nė shtator tė kėtij viti, ku kam qendruar, kur jam larguar.

Pastaj kanė filluar tė mė vėjnė pyetje pėr veprimtarinė time pėr cėshtjen kombėtare shqiptare. Mė kanė pyetur nėse shkruaj shkrime pėr ndonjė gazetė apo faqe tė Internetit. Unė u mohova se shkruaj, sepse nuk doja tė bisedoja me armikun nė lidhje me veprimtarinė time kombėtare.

Gjithashtu, mė kanė pyetur nėse kam dėgjuar pėr Iliridėn, cfarė pėrmban Ilirida?

Unė u thashė: Ilirida do tė thotė federalizim tė Maqedonisė pastaj ndarje tė saj.

Mė kanė pyetur nėse njoh ndonjė person qė merret me Iliridėn, nėse mė ka thenė dikush pėr tė etj. U thashė se njoh e Selman Elmazin, sekretar shtetėror tė Republikės sė Iliridės.

Mė kanė pyetur kush ėshtė kryetar i Republikės sė Iliridės dhe sllavo-maqedonasi qė shkruante ka thenė se ėshtė Nevzat Halili.

Por ai mė ka pyetur nėse njoh e Nevzatin.

Mė pyetėn nėse Selmani mė ka kėrkuar tė bėj dicka lidhur me Iliridėn. U thashė se mė kanė kėrkuar tė shkruaj njė shkrim lidhur me Republikėn e Iliridės.

Atėhėrė, pyetja e tyre ishte se nėse mė ka kėrkuar ai kėtė, pėrse mė ka kėrkuar… U thashė, ndoshta sepse jam nė shkencat politike.

Pastaj mė kanė pyetur: A e njeh Gafurr Adilin?

Kėtė pyetje ma kanė bėrė shumė shpesh, dy tre pyetje, pastaj prapė, “A e njeh Gafurr Adilin”?…

Mė kanė pyetur: A kam marrė pjesė nė ndonjė Kuvend Gjithėshqiptar?

Edhe kėtė pyetje ma kanė bėrė shumė shpesh, edhe me variantėn: A ėshtė mbajtur ndonjė Kuvend Mbarėshqiptar ku ke marrė pjesė edhe ti?

Pastaj mė kanė pyetur nėse kam pasur lidhje nė Internet apo nė ndonjė menyrė tjetėr me Aleancėn Kuqezi dhe kur u kam thenė se jo, mė kanė pyetur pėrse nuk kam hyrė nė lidhje pasi mendojnė njėsoj si unė?

Dikund nga fundi, mė kanė vendosur edhe pyetje nė lidhje me qendrimet e mia politike.

P.sh. cfarė mendoj se duhet tė ndodhet me shqiptarėt nė Ballkan?

Pėrgjigja ime ka qenė: Shqiptarėt duhet tė ribashkohen nė njė shtet tė vetėm kombėtar.

“A e keni fjalėn pėr Shqipėrinė e Madhe?”

Unė iu thash: Jo pėr Shqipėrinė e Madhe, por pėr Shqipėrinė Etnike.

Ata: “Ku qendron dallimi mes tė dyve?”

Unė: Shqipėria e Madhe ėshtė term i kuzhinave propagandistike tė Beogradit pėr tė akuzuar shqiptarėt se janė pushtues tė tokave sllave,

kurse Shqipėria Etnike do tė thotė njėsimi i tokave etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar.

Ata: “Cfarė qendrim keni pėr shtetin e Maqedonisė?”

Unė: Maqedonia duhet tė ndahet mes shqiptarėve dhe bullgarėve.

Ata: “A keni lidhje me ndonjė organizatė bullgare qė merret me kėtė ceshtje?

Dhe shqipfolėsi tha: ata vetėm e duan kėtė gjė…

Prej kėtij konstatimi tė shqipfolėsit kam arritur tė kuptoj se ata ishin elemente pro-serbe, qė po u kundėrshtohen shqiptarėve dhe bullgarėve dhe duan tė mbajnė shtetin sllavo-maqedonas nė jetė! Por ėshtė fakt i ditur se nė strukturat shtetėrore sllavo-maqedonase po mbretėrojnė pro-serbėt qė kokėn e kanė nė Beograd!

Gjithashtu iu thashė edhe se “Maqedonia” ėshte shtet artificial.

Ata mė pyetėn pse!

Unė iu thashė sepse “Maqedonia” ėshtė shtet artificial, sepse termi “Maqedoni” u krijua vetėm pas marrėveshjes sė Murtzstegut tė vitit 1905 dhe jo mė parė, pastaj Tito e ka krijuar ish Republikėn Socialiste tė Maqedonase nė 1945, duke ndarė trojet shqiptare tė Kosovės, sepse ish vilajeti i Kosovės, kryeqendra e tė cilit ishte Shkupi, pėrfshinte edhe trojet qė sot janė nėn Maqedoni dhe edhe nėn Serbi, si Kosova Lindore (Presheva, Medvegja, Bujanoci), Toplica dhe Sanxhaku.

Pastaj mė pyetėn nėse me fe jam ortodokse! U thashė se po, por nuk jam praktikuese e saj.

Ata: “Cfarė qendrim keni ndaj islamizmit radikal?”

Unė: Jam kundėr.

Ata: “A e dini se nė tė ashtuquajturat ushtri clirimtare kanė qenė shumė elemente islamistė radikalė?”

Unė u kundėrpėrgjigja: Kjo ėshtė rrenė e propagandės sė Beogradit pėr tė njollosur lėvizjen kombėtare shqiptare.

Ata qeshėn dhe shqipfolėsi tha: “Sipas teje, cdo gjė e keqe vjen prej Beogradit, nėse nuk bie shi nė Kosovė, ėshtė faji i Beogradit.

Unė iu thashė: Jo tamam ashtu, por dihet se Beogradi ka qenė gjithmonė antishqiptar.

Nė fund mė pyetėn: Si mendoni tė vini nė praktikė ribashkimin kombėtar, me mjete politike apo me mjete ushtarake?

Unė iu thashė: Me mjete politike.

Ata: “Mė mjete politike nuk mundet, vetėm me mjete ushtarake.”(Dmth, sllavo-maqedonasit nuk duan nė mėnyrė paqėsore tė lejojnė shqiptarėt tė ribashkohen. Vetėm nėse ata detyrohen prej grykės sė pushkės sė shqiptarėve, do tė mund tė tėrhiqen prej trojeve shqiptare!!!)

Unė: Po po, mundet, me anė tė njė Konferencė tė dytė tė tipit tė Londrės ku tė njihet e drejta e vetėvendosjes e popullit shqiptar.

Ata: “A e dini se Aleanca Kuqezi mban qendrim se duhet ribashkim ushtarak?”

Pastaj mė provokuan, duke mė vėnė kėto pyetje: “A keni lidhje me ndonjė organizatė ilegale, e ndaluar?” “A keni lidhje me Armatėn Kombėtare Shqiptare?”Dhe, kur pyetėn ketė gjė, njėri tha anglisht: “Albanian National Army”.

Deklaroj publikisht se horrat sllavo-maqedonas mė shkelen tė drejtėn e privatėsisė, duke mė nxjerrė numrat e telefonit prej agjendės sė celularit! Pastaj mė pyetėn pėr cdo prej numrave shqiptare tė Shqipėrisė, Kosovės dhe nė vecanti IRJM-sė, kush merret apo jo me cėshtjen kombėtare shqiptare!!!

Pastaj mė thanė: “Neve na habit fakti se po mbani qendrim armiqėsor ndaj shtetit tė Maqedonisė. A nuk do ta ndryshoni?”

Jo, thashė unė. Shqipfolėsi tentoi tė mė fuste si bashkėpunėtore tė shėrbimit sllavo-maqedonas, duke thenė:

“Mirė, shkoni nė Shqipėri, mbani takime, merrni shėnime dhe pastaj na sillni neve”.

Pėrgjigja ime ka qenė: Kategorikisht, jo!

Pėrseriten: Ju keni qendrime armiqėsore ndaj shtetit maqedonas.

Unė u pėrpoqa tė mbrohem, duke thenė: Janė mendimet e mia, kam lirinė e shprehjes.

Dhe horrat shpalosnin frikėsimin e tyre pėr veprimtarinė kombėtare, pėr luftėn me penė: “Po, por ju shpallosni, veproni dhe nxisni edhe tė tjerėt tė mendojnė ashtu.

Dhe unė iu thash: Pikėrisht kjo mė bėn edhe mė shumė tė jem e vendosur tė punoj me penė pėr ribashkimin kombėtar, pėr mobilizimin e masave, sepse e di tash se armiku po frikėsohet nga shkrimet me argumente qė ndėrgjėgjėsojnė shqiptarėt tė luftojnė pėr clirim dhe ribashkim kombėtar.

Horrat: Neve na takon tė vendosim cfarė do tė bėjmė me ju. A tė ju vendosim nė pasaport njė vulė tė madhe qė tė mos hyni mė kurrė nė shtetin e Maqedonisė?

Unė u thashė: Bėni cfarė tė doni.

Dhe pėrfunduan: “Ju po mbani qendrime armiqėsore ndaj shtetit tė Maqedonisė. Dhe sa herė do tė kaloni nėpėrmjet Maqedonisė, do tė na takoni dhe do tė kemi biseda tė tilla. Tani vjen autobuzi nė 6, ju vendosni nėse do tė qendroni tek ne derisa te vjen autobuzi apo do tė shkoni tė pala shqiptare.

Dhe, unė vendosa tė shkoj te dogana shqiptare, sepse nuk doja mė tė qendroja tek kėta horra!

Por nė atė orė nuk ishte asnjė autobuz qė shkonte deri nė Tiranė. U detyrova tė shkoj nė kėmbė deri sa rastėsisht pashė njė automjet duke ndaluar nė njė dyqan tė mbyllur. U kėrkova tė mė cojnė atje ku janė furgonet qė shkojnė pėr nė Tiranė.

Si pėrfundim: Unė u trajtova tamam si shqiptare, dmth si qytetare e dorės sė dytė qė ska asnjė tė drejtė nė njė shtet qė aspiron tė bėhet anėtar i Bashkimit Evropian!

Shteti sllavo-maqedonas dihet, po mundohet me cdo kusht tė denigrojnė, tė nėnshtrojnė dhe tė diskriminojnė shqiptarėt.

Marrėveshja e Ohrit ka qenė vec njė mashtrim se shqiptarėve u jepen “tė drejta” (qė nuk respektohen dhe nuk do tė respektohen kurrė prej antishqiptarėve sllavo-maqedonas!) pėr t’u hequr atyre tė drejtėn e vetėvendosjes dhe dekolonizimit.

Intervistoi:
Kristina Rrasi, Zëdhënëse e FDBK.
Zvicër, më 15 dhjetor 2011

RINGJALLJA KËRCËNUESE

Përgjigjja e tretë ndaj gjashtë sulmeve të Kryesisë së LDK’së

Shkruan: Rexhep QOSJA – Prishtinë, 19 Dhjetor 20111. Duhet të brengosemi! Duhet të brengosemi pse është ringjallur zyrtari i lartë i regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Ringjalljen e tij e kanë ndihmuar disa anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. E kuptueshme: kanë obligime të vjetra të ndërsjella! E kuptueshme: kanë leverdi të tashme dhe të ardhshme të përbashkëta! Kjo ringjallje, dhe këto obligime të ndërsjella, dhe këto leverdi të tashme dhe të ardhshme të këtij të ringjalluri me ata që e kanë ndihmuar të ringjallet duhet të na brengosin shumë. Duhet të na brengosin shumë dhe duhet të merremi me to! Nuk do të flas me këtë rast për brengat tona tona, siç janë gjendja në Veriun e Kosovës, as për papunësinë e madhe, as për bashkëqytetarët tanë që jetojnë në varfëri të skajshme, as për numrin e pa zvogëluar të të rinjve që të ardhmen e kërkojnë në botën e huaj, as për mjerimin social, nënçmues të pensionistëve, as për pasurimin e shpejtuar të disa njerëzve, as për korrupsionin. Për të gjitha këto po flasin shumë të tjerë: disa po flasin sa për të folur e disa po flasin edhe të brengosur pse nuk mund t’u gjenden lehtë zgjidhjet. Do të flas për ringjalljen fatale të ish zyrtarit të lartë të regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe për disa brenga në shikim të parë më të vogla, por me domethënie të madhe e me pasoja afatgjata që i sjell kjo ringjallje në bashkëpunim me ringjallësit e tij akademikë. Do të flas për politikën tribaliste staliniste të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për gjendjen plotësisht të partisuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, që bashkërisht tregojnë sesa e cenueshme dhe e cenuar është demokracia në jetën tonë. Sulmet e tyre ndaj meje, partiakisht të bashkërenditura, flasin për një gjendje në jetën tonë politike e intelektuale, që nuk duam ta shohim, por që do të duhej të na brengoste shumë. Kjo gjendje më brengos dhe më brengos jo pse ato, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me sulmet e tyre mbitokësore e nëntokësore mund të më dëmtojnë mua si vetje a si krijues. Jo! Vepra ime mendore dhe vepra ime politike, i duron ato siç duron çdo bjeshkë një frymë të ligshtë e të përkohshme. Më në fund sulmet e tyre, në të cilat, përpos partiakëve, po marrin pjesë edhe disa shkrimtarë më të partisuar se vetë partia, vetëm sa më gëzojnë dhe më gëzojnë sepse e pasurojnë jetëshkrimin tim, i cili një ditë gjerë e gjatë do të shkruhet. Pse jo? Unë e di, dhe këtë që di përpiqem e punoj ta bëj njëmendësi, sesa më i përndjekur të jetë një shkrimtar në kohën e tij, aq më i çmuar do të jetë për brezat e ardhshëm. Dhe, më tej: unë e di se për një shkrimtar, i cili jetën ia ka kushtuar letërsisë dhe ia ka kushtuar jo për t’u ushqyer prej saj, por për të ushqyer vlerat estetike, etike, kombëtare dhe shoqërore, të jesh i përndjekur prej Pinarëve të kohës sonë, si Bodleri prej Pinarit francez në kohën e tij, është lëndë për trajtim të veçantë historik. Ato sulme tregojnë sesa thellë ka depërtuar prishësia politike e LDK-së në jetën tonë dhe sesa fort rrezikohen prej saj ideja e demokracisë dhe liria e mendimit dhe e shprehjes. Unë nuk do ta quaja mendjen e tyre të errësuar siç e quajnë ata timen; jo; të errësuar, madje të prishur, madje të çartur unë quaj vetëdijen e tyre, ndërgjegjen e tyre, etikën e tyre të paqenë intelektuale dhe politike!

2. Duhet të brengosemi pse në shoqërinë tonë kemi një parti siç është LDK-ja, në politikën, në taktikën dhe në strategjinë e së cilës janë salduar jo vetëm banaliteti dhe agresiviteti i sojit të mendjes së cilës i mungon kultura elementare, por edhe inxhinieringu politik pushtetar, për përmbysjen e të cilit Evropës i është dashur luftë e gjatë politike dhe, madje, ushtarake, për fat të keq jo përgjithmonë e fituar: inxhinieringu politik pushtetar stalinist – fashist. Nuk mund të quhet ndryshe, përpos inxhiniering stalinist-fashist dhuna politike, gjithmonë paralajmëruese e dhunës fizike, e asaj partie që ushtron ndaj një intelektuali të pavarur vetëm e vetëm pse kritikon të kaluarën e saj, korrupsionin e saj, uzurpimet e saj, mashtrimet e saj. Gjashtë sulmet e kryetarit, nënkryetarit, sekretarit, prapë kryetarit, Kryesisë dhe prapë Kryesisë së LDK-së ndaj meje, së bashku me ushtruesit e tjerë të punëve të ndyta të saj, të paguar mirë, do të mbesin shembull i patologjisë politike të një partie në jetën politike kosovare. Do të kujdesem që ky shembull të mbetet në hollësi i shpjeguar. Një patologji të tillë partiake nuk mund ta komprometojë dhe ta frenojë vetëm Rexhep Qosja: një patologji të tillë partiake mund ta komprometojmë dhe ta frenojmë vetëm në qoftë se ajo i brengos edhe shumë të tjerë – intelektualë dhe jo vetëm intelektualë.

3. Duhet të brengosemi pse 35t tona, në pjesën më të madhe të tyre, janë të uzurpuara siç ka ndodhur vetëm edhe në kohën e komunizmit. Institucionet ndërkombëtare më shumë herë janë marrë me kontrollin, domethënë me uzurpimin e 35ve në shoqërinë tonë, por personalisht e provova se ky kontroll, ky uzurpim i tyre është shumë më i fortë se ç’e theksojnë ato institucione. Nuk mund ta di sesi krejt, me çfarë mjetesh krejt, janë vënë nën kontroll, janë uzurpuar këto 35 në shoqërinë tonë. Mund të supozoj se disa prej tyre janë vënë nën kontroll me paratë e partive që kanë para si LDK-ja ose janë shantazhuar me mjetet e mënyrat me të cilat parti si LDK-ja dinë dhe mund t’i shantazhojnë drejtorët, kryeredaktorët, redaktorët e gazetarët e disa 35ve jetëshkrimet politike të të cilëve janë lehtë të shantazhueshme, siç është, fjala vjen, kryeredaktori i Botës sot, ish anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë në vitin 1989, i cili, në vend se kryeredaktor i një gazete fashiste, do të duhej të vuante burg si pjesëmarrës i organit kryesor politik të Serbisë në të cilin merreshin vendimet për dhunë e terror shtetëror ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duhet të brengosemi pse edhe institucioni informues më i rëndësishëm në Kosovë, televizioni publik RTK-ja, aq lehtë u kthye në televizion privat, përpos të tjerash edhe duke na e vënë aq shpesh para sysh e para veshësh të atin e drejtorit dhe duke e kthyer ashtu kulturën e informimit të qytetarëve të Kosovës në epokën e patriarkatit. Pse jo? Përbërja e Bordit të këtij televizioni, në të cilin mbizotërojnë jo vetje me merita për të qenë në të po vetje me lidhje patriarkale me ata që kanë vendosur për përbërjen e tij, e lejon kthimin e epokës së patriarkatit në këtë televizion!

4. Duhet të brengosemi, fort, pse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ashtu lehtë dhe ashtu gjithanshëm është kthyer bash në shtëpi private, të një partie – të LDK-së, e banuar dhe e nikoqiruar prej 11 titullarëve të saj të lartë dhe e një ujari të tyre! Duhet të brengosemi shumë pse këta titullarë të lartë të LDK-së pranojnë ashtu lehtë, ashtu pa skrupuj ta pushtojnë ASHAK-un dhe, pa kurrfarë konsideratash, si të ishte ajo pikërisht shtëpi private e tyre, të bëjnë në të çka duan ata, të sjellin në të kë duan ata, ta drejtojnë e çdrejtojnë vetëm si duan ata, të botojnë, ribotojnë, çbotojnë çka duan vetëm ata! Duhet të brengosemi, shumë të brengosemi, pse pushtimi i tillë partiak, uzurpimi i tillë partiak i ASHAK-ut prej LDK-së ka ndodhur tani e sa vite, por asnjë gazetë, asnjë televizion nuk e ka quajtur të domosdoshme të hulumtojë gjendjen në këtë institucion të lartë. Si dhe pse ka mundur të ndodhë ky pushtim, ky uzurpim, ky shpërdorim politik i këtij institucioni më të lartë të shkencës e të arteve në Kosovë plotësisht në heshtje? Në emrin e kujt, për interes të kujt është heshtur e gjithë kjo? Në interes të Kosovës, të shkencës, të arteve, të kulturës së saj, tashmë jemi bindur plotësisht – jo, dhe jo.
5. Duhet të brengosemi pse deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë nënshkruar nismën për ndryshime në ligjin për ASHAK-un, të miratuar në vitin 2004 kur Kosova ende nuk ishte shtet, i kanë tërhequr nënshkrimet mbasi është hapur debati për gjendjen në këtë institucion. Nuk e befason kënd dorëheqja e nënshkrimeve të anëtarëve të LDK-së, natyrisht: ata do të donin që Akademia të mbetej pronë e tyre private gjithmonë, siç është sot. E befason shumë kënd dorëheqja e dorëshkrimeve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët, kontributi i madh që i kanë dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me luftën e tyre në UÇK-në, i obligon të brengosen për çdo institucion në të cilin kanë pësuar shfytyrim (degjenerim) të rëndë interesat e përgjithshme të Kosovës siç kanë pësuar në Akademi. Arsyetimi për dorëheqjen e nënshkrimeve është fare i palogjikshëm: i kanë dorëhequr nënshkrimet, thonë, pse kështu, me ndryshim të ligjit, po u politizuaka çështja! Ç’do të thotë kjo? Si mund të politizohet çështja e një institucioni në mënyrë aq tragjikomike të politizuar, por njëpartiakisht të politizuar? Ndryshimi i ligjit ekzistues, në të vërtetë miratimi i ligjit pothuaj të ri, bëhet kusht, i pashmangshëm, mos sot nesër, për shërimin e ASHAK-ut prej politizimit, në të vërtetë prej partisimit të saj. Dhe, miratimi i këtij ligji bëhet kusht për reformimin e pashmangshëm rrënjësor të Akademisë. Kosova ka ndryshuar plotësisht, me çdo gjë. Prej një vendi të pushtuar prej Serbisë ajo është bërë shtet i lirë e i pavarur. Ka ndryshuar rendi politik shoqëror dhe kushtetutar juridik; rendi socialist është zëvendësuar prej rendit kapitalist. Ka ndryshuar organizimi dhe ka ndryshuar përbërja e të gjitha institucioneve të Kosovës. Ka mbetur pa ndryshuar, ka mbetur siç ishte në kohën e socializmit vetëqeverisës, siç ishte në kohën e Vllashkaliqit, Markoviqit, Stamboliqit, Millosheviqit vetëm ASHAK-u! Absurd.

6. Duhet të brengosemi pse ndaj gjendjes së tillë në Akademi dhe ndaj horror fushatës së LDK-së kundër një intelektuali të pavarur nuk ka reaguar dhe nuk po reagon Lëvizja Vetëvendosje. Si është e mundshme ta shikojë në heshtje një gjendje aq të stërkequr, aq të uzurpuar, aq cenuese në ASHAK për interesat e Kosovës organizata më vepruese dhe më e çmuar e të rinjve të saj? E pakuptueshme! Dhe e palejueshme! Duhet të brengosemi pse Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka ngritur aq lart flamurin kundër korrupsionit, nuk e fton avokatin e popullit që të bëjë çka do të duhej të bënte, apo nuk bën edhe vetë çka do të duhej të bënte për fillimin e procedurës gjyqësore që do të sillte nacionalizimin e shtëpisë së familjes së kryetarit të parë të LDK-së, të blerë me paratë e taksapaguesve të Kosovës, domethënë të blerë në mënyrë korruptive!

7. Duhet të brengosemi pse Kuvendi i Kosovës, si themelues i ASHAK-ut, edhe pse nuk mund të jetë dhe s’guxon të jetë i painformuar për gjendjen e ASHAK-ut, vazhdon të heshtë për atë gjendje, vazhdon të heshtë pas dorëheqjes së nënshkrimeve të deputetëve të LDK-së dhe të AAK-së në nismën për ndryshimin e ligjit për Akademinë, vazhdon të heshtë pas gjithë atyre që u shkruan, u folën e u dëgjuan për gjendjen e Akademisë! Kuvendi i Kosovës është themelues i ASHAK-ut dhe Kuvendi i Kosovës e ka për obligim ligjor të sigurojë mbrojtjen e interesave shkencore, kulturore, shoqërore tash të cenuara shumë të Kosovës në këtë institucion. Duhet të brengosemi pse edhe Ministria për Arsim, Shkencë e Teknologji vazhdon ta shikojë e ta dëgjojë e heshtur gjendjen në ASHAK. Kjo Ministri është financuese e Akademisë dhe si financuese ajo duhet të dijë se çka punohet, si punohet dhe për çka shpenzohen mjetet e taksapaguesve të Kosovës në këtë institucion. Si Kuvendi i Kosovës edhe kjo Ministri duhet të mbrojë, në të vërtetë të sigurojë ligjshmërinë dhe realizimin e interesave të Kosovës në këtë institucion dhe ato sot mund të sigurohen vetëm në qoftë se ndryshohet gjendja në këtë Akademi, në qoftë se kjo Akademi nxirret prej kthetrave të një klani partiak, në qoftë se kjo Akademi reformohet siç është reformuar, dhe po reformohet më në fund, e gjithë Kosova me përjashtim të asaj shtëpie private lëdëkëiste që quhet ASHAK!

8. Duhet të brengosemi pse Lidhja Demokratike e Kosovës, madje një klan i saj lokalist ka uzurpuar, përdorur dhe shpërdorur për nevojat e veta planprogramet e letërsisë shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë dhe me to ka ndikuar, madje, që kjo gjendje e shpërdorur e letërsisë shqipe, të krijuar në Kosovë, të paraqitet edhe në planprogramet e letërsisë shqipe në Shqipërinë Shtetërore! Një tubim shkencor për këtë shpërdorim, për këtë uzurpim partiak, madje, klanor partiak të planprogramit të letërsisë në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme, për këtë rrëgjim të letërsisë shqipe në letërsi mëhalle është mbajtur në vitin 2007 dhe kumtesat e paraqitura në atë tubim shkencor janë botuar në libër të veçantë. Prej këtij libri mund të shihet se me çfarë gabimesh, me çfarë shkarjesh, me çfarë shfytyrimesh, me çfarë naivitetet shkencore, me çfarë nënçmimesh të kërkesave pedagogjike dhe psikologjike që i nënkuptojnë planprogramet e letërsisë në krejt botën e qytetëruar, shpjegohet letërsia në shkollat tona. Prej këtij libri mund të shihet sesi letërsia shqipe në Kosovë, në atë planprogram, është kthyer në letërsi të një mëhalle! Le të theksohet se ky libër i është dërguar me kohë Ministrisë për Arsim, Shkencë e Teknologji, Qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, por, sa dihet, asgjë nuk është ndërmarrë për ndryshimin e gjendjes. Dhe, kjo do të duhej të na shqetësonte. Shumë. Letërsia në shkolla është lëndë me rëndësinë më të madhe për formimin atdhetar, estetik, kulturor, madje, edhe moral të nxënësve; për këtë arsye asnjë shoqëri bashkëkohore, asnjë shtet bashkëkohor nuk lejon që ajo, letërsia, në planprogramet e shkollave të bëhet letërsi mëhalle!

9. Duhet të brengosemi, paskajshëm shumë të brengosemi sesi bashkëqytetari ynë, i ashtuquajturi Isa Mustafa, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke shkelur ligjin që ndalon konfliktin e interesave në politikën dhe në shoqërinë kosovare dhe duhet të brengosemi pse pranimi i tij kaloi në heshtje në institucionet shtetërore të Kosovës edhe pse më parë u shkrua për të. Duhet të shqetësohemi pse anëtar Akademie, prej bashkëpartiakëve të tij në Akademi, pranohet njeriu pothuaj i pa vepër shkencore, i cili me shkencat ekonomike nuk merret shumë kohë, i cili me shkencat ekonomike nuk ka aspak kohë që të merret, i cili, duke pranuar të bëhet anëtar i Akademisë ua zuri vendin ekonomistëve të shquar më të rinj, a më të vjetër, shkencërisht shumë të merituar për t’u bërë anëtarë të Akademisë.

Duhet të brengosemi pse, përpos kryetar i Prishtinës, përpos anëtar i ASHAK-ut, ky Isa Mustafa u bë edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u bë ashtu siç e pamë se u bë: përpos me marifete të tjera edhe me trysni rrugësh! Me vonesë e mësuan, edhe pse e kemi ditur por e kishim harruar, prej shkrimit në vazhdim në Epokën e Re të publicistit, Sheradin Berisha, se Isa Mustafa na e kishte filluar karrierën politike si udhëheqës i Lidhjes së Rinisë Socialiste, mandej, pas demonstratave të 11 marsit të vitit 1981, na ishte bërë anëtar i komisionit për diferencimin e studentëve, në Universitetin e Prishtinës, mbajeni mend, pra, anëtar i komisionit famëkeq për diferencimin e studentëve e në sajë të diferencimeve që zbatonte ai komision mbusheshin burgjet me studentë shqiptarë; mandej, në sajë të meritave që kishte fituar si anëtar i këtij Komisioni, me 1984 Isa Mustafa na ishte zgjedhur kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës; mandej, në vitin 1986, na ishte rizgjedhur edhe për dy vjet të tjera kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës! Mandej, si e thotë publicisti i cituar gjerësisht në këtë ftesë për brengosje, Sheradin Berisha, në dhjetor të vitit 1989, kur konstituohen organet e reja të Krahinës, në Këshillin e ri Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës Isa Mustafa zgjidhet sekretar Krahinor për Zhvillim… Ky Këshill Ekzekutiv, në të cilin Isa Mustafa na ishte njëri prej sekretarëve, domethënë njëri prej ministrave të tij, më 21 shkurt 1990 shpall gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë, që vlente prej orës 21 të mbrëmjes deri në orën 4 të mëngjesit. Në të njëjtën kohë, me një urdhëresë, të miratuar më shumë se një vit më parë, por tani, më 1990, të rimiratuar ndalohet edhe “lëvizja e personave në numër më të madh”, domethënë ndalohen protestat dhe demonstratat.

Kush nuk di se në gjendje të jashtëzakonshme policia serbe mund të vriste shqiptarë pa i ftuar të ndalen dhe mund të vriste protestues e demonstrues pa u thënë: shpërndahuni! Domethënë: Isa Mustafa na ishte njëri prej ekzekutuesve të shqiptarëve që mund të çoheshin në protesta a në demonstrata dhe njëri prej ekzekutuesve të shqiptarëve që mund të dilnin prej shtëpive të veta prej orës 21 të mbrëmjes deri në orën 4 të mëngjesit! Për çka krejt ka votuar ky njeri në atë kohë dhe çka krejt ka deklaruar në mbledhje forumesh e në gazeta ky njeri në atë kohë është çështje për trajtimin e së cilës duhen më shumë faqe të shkruara. Të gjithë zyrtarët e këtij Këshilli Ekzekutiv të Kosovës të asaj kohe sot nuk përmenden më: ndonjëri ka vdekur, ndonjëri jeton duke ushtruar profesionin për të cilin ishte aftësuar në fakultet, kurse ndonjëri mund të jetë shpërngulur. Vetëm Isa Mustafa është ringjallur, më i plotëfuqishëm se në organet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, sado që tani nuk mund të votojë për marrjen e vendimeve në sajë të të cilëve do të vriteshin shqiptarë që do të dilnin natën në rrugë, dhe shqiptarë që do të protestonin a demonstronin kundër dhunës e terrorit të regjimit të Serbisë në Kosovë, por mund të organizojë fushata staliniste fashiste, duke inkuadruar në to shkrimtarë qerberë të tij dhe gazetarë e gazetaresha qerberesha të tij.

Mbas pjesëmarrjes në ato organe të larta të regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, Isa Mustafa na u bë ministër i financave në qeverinë e LDK-së në ekzil, kur Kryesia e LDK-së vetëm brenda një muaji harxhonte 100.000 marka për telefona, kur vetura luksoze kishin të gjitha udhëheqjet komunale të LDK-së, kur rrogat e udhëheqjes qendrore e udhëheqjeve komunale të LDK-së ishin sa “rrogat” e të gjithë arsimtarëve të Kosovës dhe e të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët pa rroga mbanin mësim në shtëpi private, kur vetëm për “zgjedhjet e lira e demokratike” nën dhunën e terrorin e regjimit të Millosheviqit shpenzoheshin qindra mija marka të mbledhura si 3 për qind në Kosovë e në diasporë. E të tjera.

Si ndodhi që prej të gjithë zyrtarëve të regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, në Këshillin Ekzekutiv të Prishtinës e në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, i cili mori edhe vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, vetëm Isa Mustafa na u ringjall duke u bërë edhe kryetar i Prishtinës, edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, madje edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës? Si u bë e mundshme kjo çudi që fyen fort kujtesën e Kosovës liridashëse? Kush qëndron pas këtij njeriu? Kush e bëri të mundshme këtë vampirosje për të zezën e Kosovës dhe për turpin tonë të të gjithëve? Kush dhe pse e bëri që të harrohen krimet politike të këtij ish funksionari të përzgjedhur të Millosheviqit – të harrohen në Kosovën e lirë e të pavarur? Kush bëri që asnjë çast mos të vihet gishti as në atë vrimën e zezë të kronikës së jetës së tij prej vitit 1991 deri në vitin 2000 kur ai u bë pasanik, që mund të blejë sot anëtarë, ithtarë, akademikë, çerekshkrimtarë e shkrimtarë, protestues e demonstrues, gazetarë e gazetare, 35 publike e private, me të cilët përmbys ish kuadro të LDK-së e të Kosovës, me të cilët organizon horror fushata kundër një intelektuali, me të cilët na premton se po bëhet gati të marrë pushtetin në Kosovë, me të cilët disave si unë do t’ua fusë arkivin në thasët e hamajve duke mos përzgjedhur mjet e poshtërsi që t’ua bëjë jetën e pamundshme në Kosovë!

10. Duhet të shqetësohemi pse shpesh, sot, të dhënat, faktet nuk u bëjnë përshtypje, nuk u lënë shenjë, shumë njerëzve, organizatave politike dhe institucioneve shtetërore! Duhet të shqetësohemi pse të dhënat, faktet që po i paraqiten Kosovës për politikën, financimet, sjelljet, veprimet, të bërat e udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës prej themelimit të saj e, sidomos, në prag të luftës, kur paraqitet UÇK-ja dhe gjatë luftës, kur kryetari i saj nderon me dhurata shfarosësit e popullit të vet, Millosheviq e Millutinoviq dhe bën marrëveshje me ta për formimin e qeverisë kuislinge nuk nxisin reagimet përkatëse të shumë njerëzve e, sidomos, nuk nxisin reagimet përkatëse të partive të tjera dhe të institucioneve shtetërore! Historia kulturore evropiane dëshmon se në kohë të tilla kur faktet nuk u bëjnë përshtypje njerëzve e institucioneve dhe nuk nxisin reagimet e tyre përkatëse shëndeti moral i shoqërisë është i sëmurë, kurse jeta e ndotur dhe e rrezikuar.

11. Duhet të shqetësohemi pse gënjeshtra është bërë mjet i shpeshtë për ushtrim dhune në jetën tonë qoftë prej individëve, qoftë prej medieve, qoftë prej partive a institucioneve të tjera. Organizata që ka përhapur më së shumti gënjeshtra në jetën tonë, që na ka helmuar e mashtruar me gënjeshtra e me mashtrime prej se është formuar, është Lidhja Demokratike e Kosovës, në të vërtetë kryesia e saj. Sot si gjatë njëzet vjetëve të kaluara shihet bindshëm së gënjeshtra dhe mashtrimi janë politika dhe ideologjia e saj, poetika dhe etika e saj. Antropologë, filozofë dhe sociologë bashkëkohorë thonë se njerëzimi është ngritur në epokë të re të qytetërimit atë ditë kur ka filluar të ndëshkojë si krim gënjeshtrën dhe mashtrimin. A mund të pretendojmë se jemi ngritur në këtë epokë të re qytetërimi në qoftë së nuk vendosim të ndëshkojmë si krime gënjeshtrat, mashtrimet, uzurpimet, korrupsionet politike dhe materiale para së gjithash të udhëheqësve të LDK-së, natyrisht duke mos harruar gënjeshtrat, mashtrimet, korrupsionin, uzurpimet në sajë të të cilave ish-zyrtari i lartë i regjimit të Millosheviqit në Kosovë, Isa Mustafa, ka arritur të pushtojë njëkohshëm tri karrige të larta politike, pushtetore e shkencore: si kryetar i kryeqytetit të Kosovës, si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës? Çfarë mashtruesi dhe çfarë dhunëtari!

Kuku për ne! Kuku për kulturën, për demokracinë, për burrërinë dhe për lirinë tonë!
Çka krejt nuk po na ndodhë!

Kur të vdekurit bëhen SIMBOL i KRIMIT më të madh të gjallët janë dënuar t’i përkujtojnë ata. Përgjithmonë.

Aurel Dasareti, Arizona (specialist i shkencave ushtarake dhe psikologjike)Sa më tepër që kalon koha aq më shumë vërejmë tek shqiptari një njeri që ka marrë rrugën e gabuar në kërkimin e tij të shpëtimit. “Politikanët” shqipfolës, UZURPATORËT të cilët me forcën e bajonetave të huaja, kanë mbytur lirinë tënde, vendosën terrorizmin; të pafytyrët 20 vite me radhë tallen me gjakun e martirëve, poshtërojnë nderin, dinjitetin tënd dhe të familjes tënde, kërkojnë të shesin Dheun e Shenjtë të Atdheut.

Breznitë përkeqësohen gjithnjë e më tepër. Do të vijë një kohë kur do të jenë në mënyrë të atillë sa të adhurojnë fuqinë (dhunën). Fuqia do të jetë e njëvlershme me të drejtën për ta, dhe do të zhduket nderimi për vullnetin e mirë. Më në fund, kur njeriu nuk do të jetë më i aftë të indinjohet për padrejtësinë, apo të turpërohet prej pranisë së shpirtngushtësisë, natyra do t’i shkatërrojë. E pra, deri atëherë, do të ketë një shpresë, vetëm nëse njerëzia e zakonshme do të ngrihet dhe do të përmbysë tiranët që e kanë vënë nën zgjedhë.

Që shoqëria shqiptare të funksionojë në mënyrë të përshtatshme, është e nevojshme që anëtarët e saj të kenë dëshirë të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Procesi i shndërrimit të energjisë psikike të përgjithshme në energji psikoshoqërore të posaçme është ndërmjetësuar nga karakteri shoqëror. Mënyra me anë të të cilave krijohet karakteri shoqëror janë kulturore. Shoqëria iu përçon të rinjve vlerat e saj, normat e sjelljes, urdhërimet, etj., me ndërmjetësimin e prindërve. Në një kuptim më se elementar, karakteri është një dukuri njerëzore; vetëm njeriu ia del mbanë të krijojë një zëvendësues për përshtatshmërinë e tij instiktive të humbur. Fitimi i karakterit është një element shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në procesin e mbijetesës të shqiptarëve të okupuar, por paraqet edhe mjaft vështirësi, e deri në rreziqe nga indiferenca e popullatës, sidomos intelektualëve, hajnitë e tradhtitë të liderëve politik si dhe shpërdoruesit e fesë islame (vehabistëve) dhe asaj krishtere ortodokse (grekofilëve).

Vallë ku e keni ju at trimërinë,
ju që për të tjera gjë s’kurseni,
që lavdëroheni aq në Perëndinë,
dilni një herë tregoni se kush jeni.

Në masën me të cilën është ngjizur nga traditat dhe motivon shqiptarin pa i bërë thirrje arsyes, karakteri shpesh nuk përshtatet me kushtet e reja, ose ndonjëherë është deri dhe në kundërshti me to.

Për mendimin tim gjendja politike është e errët, shumë e zezë. Nuk do të jetë aspak më ndryshe në këtë plan edhe nëse do të ketë ndonjë revolucion, gjë që nuk është e pamundshme.

Për ta përkthyer konceptin e gabueshmërisë në tema funksionale e për ta bërë më të qartë duhet të them se të gjitha idetë tona abstrakte, me pak përjashtime, janë në fakt ose potencialisht me të meta. Ato mund të përmbajnë një element të së vërtetës, por ai element ka gjasa të zmadhohet deri në at pikë sa të shtrembërojë realitetin. Tradhtarët nuk e shikojnë drejtë realitetin, ëndërrojnë se unë nuk ekzistojë, prandaj nuk i marrin seriozisht kritikat dhe sinjalet që me vite ua dërgoj. Është e vërtetë se këta kodosh nuk kanë përse të më frikohen pasi ende nuk më njohin.
- Më njeh ti mua?
- Të njoh.
- E unë të them se nuk më njeh, ose edhe në më keni njohur, ajo ka qenë ana ime e mirë. Ndërsa tani do më njihni anën time të keqe.

Jeta ime aktuale është fakt, në këtë aspekt unë s’kam mundësi ta qeras vetveten; por unë kam respekt për fatin dhe aspiratën time. Për to jam duke folur.

Kolonizatorët ju frikësojnë pasi nuk i njihni si duhet. Pamja që ofron moria e tyre është mbresëlënëse, me zor durohen ulërimat e tyre dhe ata kanë një mënyrë shumë kërcënuese të tundjes së armëve të tyre në ajër…

Stërgjyshërit tanë, ilirët ishin të njohur për karakterin e tyre luftarak dhe luftënxitës, madje gjaknxehtë. Karakteri i tyre krenar, i pavarur, i panënshtrueshëm, i vrullshëm dhe rebel qysh nga kohërat e mugëtirës si dhe përçarja e tyre nuk kanë favorizuar për krijimin e një etniteti politiko-shoqëror. Megjithatë, infrastruktura dhe reliefi i thyer i vendit nuk ka qenë i volitshëm për grumbullimin e fiseve të ndryshme të strukur në skutat e tyre malore.

Por, nëse shqiptarët në këto 20 vitet e fundit do të kishin vetëm një prijës dhe nëse do të merreshin vesh midis tyre, do të dekolonizonin trojet dhe do të formonin një popull të pamposhtur dhe sigurisht më të fuqishmin nga të gjithë popujt e Ballkanit, sipas mendimit tim. Por, për momentin kjo është e pamundur për ata pasi politikanët kanë tradhtuar, intelektualët kanë dështuar, popullata nuk është zgjuar dhe as nuk kanë zbuluar prijësin dhe nuk janë të interesuar për Bashkim, Atdhe e Komb, të përçarë keq në fe, parti, krahina, bajraqe e oxhaqe; prej nga rrjedh edhe dobësia e tyre.

Nuk është e mjaftueshme vetëm të bëhet pyetja “Kush duhet të qeverisë a të drejtojë”, por pasi t’i zgjedhim më të mirët dhe të pa-korruptuarit të gjejmë mënyrë “Si të kontrollohen ata që drejtojnë”, apo më saktë, “Si t’i organizojmë institucionet politike në mënyrë që t’i ndalojmë qeveritarët e këqij a të pazotë të na bëjnë shumë dëm”. Nuk ekziston asnjë tip autoriteti politik sipëror, më i mirë nga të tjerët e i vlefshëm në çdo situatë. Të gjitha format e legjitimimit të pushtetit (“prejardhja e fisme”, “hiri hyjnor” apo zgjedhja nga populli) e humbasin rëndësinë përballë çështjes së kontrollit, sepse edhe sikur ata që qeverisin të kenë ardhur në pushtet në mënyrë legjitime, kjo nuk do të thotë aspak se veprimet e tyre janë të përligjura.

Dikush arrin në përfundimet e tij mbi të gjitha duke u nisur nga një mbështetje emocionale, pa marrë në shqyrtim faktet. Për të tillët interesi privat – ideologjia e përkatësisë partiake zëvendëson njohuritë politike, ekonomike e shoqërore. Pasi kanë vendosur të besojnë në një ideologji që i përshtatet emocioneve të tyre, i mbanë të vërteta të gjitha faktet e shpallura nga ajo ideologji. Shqiptarët lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t’i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e vet për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimin e tyre.

Konceptimet e shtrembëta dhe keqkuptimet që përshkojnë diskutimet tona ndihmojnë për t’i dhënë trajtë ngjarjeve ku marrim pjesë. Gabueshmëria luan në çështjet njerëzore po at rol që luan mutacioni në biologji. Edhe shqiptari duhet ta pranoje se njohja prej nesh e realitetit ku jetojmë është në thelb e mangët. Këtë mangësi e pa-përsosmëri lypset ta shohin me faktin se ne jemi pjesë e atij realiteti që përpiqemi të njohim dhe marrim pjesë në krijimin e tij. Kam kuptuar se në shoqërinë shqiptare, sidomos te “politikanët” ka një prirje për ta tepruar me rëndësinë e parasë. Paraja nuk duhet të jetë qëllim i jetës sonë. Për ne ajo duhet të jetë mjet për arritjen e qëllimit madhor: fitimin e Lirisë për gjithë shqiptarët e okupuar.

Diskutimet (kacafytjet) e shqiptarëve të rëndomtë, e sidomos e simpatizuesve të partive politike në forume të ndryshme, kanë dy aspekte. Njëri pasqyron si mendojnë këta të manipuluar, kurse tjetri si janë gjërat me të vërtetë. Atdhetarët e mirëfilltë, të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptar, doemos duhet ndryshuar qëndrimet e tyre personale nëse dëshirojnë ndryshime pozitive për Kombin; lypset t’ja bëjnë vetes një vështrim kritik, nuk duhet më të japin kontributin e vet për mirëqenien e kësaj garniture të politikanëve të dështuar, por të synojnë për të vënë ca rregull në këtë univers rrëmujë.

Në një shoqëri raciste që bazohet mbi okupimin e trevave tona, mbi kontrollin dhe mbi shfrytëzimin e popullatës shqiptare gjejmë karakteristika të parashikueshme. Ajo priret të dobësojë pavarësinë, integritetin, mendimin kritik, prosperitetin e atyre që i janë nënshtruar.

Armiku i jashtëm përherë ka futur spica ndër krerët shqiptarë me qëllim të ndarjes dhe përçarjes me anën e komploteve, tradhtive të brendshme.

“Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind çeta jeni shpernda;
Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej
Para se t’hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n’dore le t’dese trimnia!” – stërgjyshi im

I vështirë është bashkimi i shqiptarëve sepse “kapedanët” lokal asnjëherë gjatë historisë tonë nuk kanë duruar dhe nuk durojnë politikën përqendronjëse të një udhëheqësi të vetëm që i prin kombit. Oborret “princore” shqiptare haheshin edhe sot e kësaj dite hahen në mes tyre se kush do të shkëlqen më shumë, “princi” i cilës mëhalle do të jetë i pari, pa një hov ndërmarrjesh të largëta ushtarake dhe pa një autoritet të lartë që t’i mblidhte tok.

Shqiptarët bashkimin rreth një udhëheqësi të përbashkët të Shqipërisë etnike e shikojnë si një shoqërim midis të barabartëve, dhe jo si një disiplinë, si një nënshtrim hierarkik kundrejt një autoriteti. Kjo mendësi ose kjo natyrë është i pari shkak që ka penguar formimin e një shteti shqiptar gjatë shekujve dhe që e ka shpërndarë racën shqiptare në të katër anët, si kashtën që e merr era.

Pjesët e ujit që qëndrojnë në sipërfaqe ndërrojnë paprerë: ngjiten nga fundi, nga maja zbresin në humnerë, formojnë shtjella, nivelime, zhvendosje. Mua më duket i pasur, i shndritshëm dhe i aftë për të qenë i lumtur, ai shpirt shqiptari që përparon vazhdimisht drejt një shtegtimi dhe shkëmbimi nga errësira e thellë tek zona e dritës.