All posts by A.D.

Italia konsideron se kosovarët që po ikin kanë rënë viktima të mashtruesve

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, konsideron se shumë kosovarë janë viktima të organizatave kriminale që u premtojnë të ardhme në vendet e BE-së.
Sipas tij migrimi ilegal nuk është zgjidhje. Diplomati italian tha se kosovarët duhet të rrinë dhe të ndërtojnë vendin e tyre.

Në intervistën për televizionin publik Ferrarese tha se migrimi ilegal nuk ndihmon në liberalizimin e vizave.

Shanset e kosovarëve për azil janë 0,0 %, thotë shefi gjerman i migracionit

Dr. Manfred Schmidt, president i Zyrës Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë ekskluzivisht për DW shpjegon rregullat për azil në Gjermani dhe çfarë parashikon ligji për rastet e kërkesave nga shtetasit e Kosovës.Deutsche Welle: Zoti Schmidt, vetëm në dy muajt e fundit, sipas disa vlerësimeve, nga Kosova janë larguar më shumë se 30.000 kosovarë. Shumë prej tyre synojnë të vijnë në Gjermani, me shpresë se këtu do të gjejnë një jetë më të mirë. A mund të konfirmoni rritjen e numrit të kosovarëve që kanë ardhur këto ditë dhe javë në Gjermani dhe sa reale është shpresa e tyre që në Gjermani të gjejnë një jetë më të mirë?
Dr. Manfred Schmidt: Unë vërtetë mund të konfirmoj se këto ditë është shtuar dukshëm numri i kosovarëve që po vijnë në Gjermani. Në statistikat tona thuhet se prej muajit dhjetor deri në janar, pra brenda një muaji, është trefishuar numri i azilkërkuesve në sistemin tonë. Nëse krahasojmë periudhën e njëjtë me një vit më parë, kemi një rritje të kuotës prej 572 % të kosovarëve. Sa i përket pyetjes tuaj, se a mund të shpresojnë këta njerëz fillimin në Gjermani të një jete më të mirë, përgjigja është: Jo. Ne kemi ndryshuar procedurat tona dhe kërkesat e personave me nënshtetësi kosovare për azil po përpunohen me procedurë të përshpejtuar. Ne po përpiqemi që vendimi për secilin rast të merret sa më parë që është e mundur. Kuota e mundësisë për njohjen e së drejtë së azilit është gati 0,0 %. Pra kosovarët nuk kanë shanse që të fitojnë të drejtën e azilit në Gjermani. Ne (organet federale) kemi rënë dakord me landet që sa më parë të fillojmë procesin e kthimit të detyruar në Kosovë. Kjo do të thotë që këtyre personave do t’u ndalohet edhe hyrja në të gjitha vendet e Shengenit.
Deutsche Welle: Zoti Schmidt, le t’i shpjegojmë gjërat një nga një. Shumë kosovarë nisen në Gjermani me qëllim që të kërkojnë azil. A kanë shanse ata për azil?
Dr. Manfred Schmidt: Nuk kanë shanse. Në Kosovë kemi një gjende të rëndë ekonomike dhe këtë e dimë edhe ne të gjithë. Por gjendja e rëndë ekonomike nuk mund të rezultojë me mbrojtje si refugjat në Gjermani, dhe në asnjë vend tjetër të Bashkimit Evropian.
Deutsche Welle: Ju me siguri që e dini që Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe se papunësia është mbi 40 %. Ndërkohë që Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore. A nuk është ky një shkak i mjaftueshëm që këtyre personave t’u jepet azil për shkaqe ekonomike dhe a ekziston në përgjithësi azili i tillë?
Dr. Manfred Schmidt: Azili për shkaqe ekonomike nuk ekzsiton. Gjendja e rëndë ekonomike apo varfëria nuk janë shkaqe, të cilat, sipas Konventës së Gjenevës për Refugjatë, dikujt i mundësojnë strehim. Varfëria nuk është shkak për strehim në Evropë.
Deutsche Welle: Zoti Schmidt, ju thatë se i keni thjeshtuar procedurat për shqyrtimin e kërkesave të kosovarëve, që vijnë në Gjermani dhe kërkojnë strehim. Si duket kjo procedurë, sa mund të qendrojnë kosovarët këtu si azilkërkues dhe pas sa kohe ata kthehen në vendlindje?
Dr. Manfred Schmidt: Ne kemi reaguar ndaj kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme. Procedura është si vijon: fillimisht e përcaktojmë identitetin e personit. Bëhet vlerësimi i gjendjes së sigurisë, merren shenjat e gitshtrinjve, bëhet fotografimi biometrik dhe më pas me kolegët tanë brenda 10 ditësh merret vendimi. Pasojnë përgjigjet negative, sepse të gjitha kërkesat janë të paargumentuara. Pas përgjigjes negative, ne kërkojmë prej tyre të largohen nga vendi. Për ata, të cilët nuk largohen vullnetarisht, pason kthimi i detyrueshëm.
Deutsche Welle: A mund të llogarisin këta njerëz me mbështetje sociale, a kanë ku të sistemohen, a kanë për të ngrënë sa duhet, apo thjesht duhet të presin diku në kushte të papërshtatshme, deri sa t’ju vijë përgjigja negative?
Dr. Manfred Schmidt: Ata presin në vendstrehimet e landeve, ku janë pranuar për herë të parë. Ata natyrisht që atje do të marrin gjërat elementare për të mbijetuar. Atje qendrojnë deri sa të mbërrijë përgjigja jonë negative dhe që atje ata duhet të largohen për në Kosovë.
Deutsche Welle: Ju tërë kohën po flisni “deri sa nuk kemi vendosur negativisht”. A do të thotë kjo se vërtetë nuk do të pranohet asnjëri prej atyre që aplikojnë?
Dr. Manfred Schmidt: Ne nuk do të njohim asnjë prej këtyre kërkesave për azil.
Deutsche Welle: Por zoti Schmidt, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi ende nuk janë në listën e vendeve të sigurta, në dallim nga Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia. A ka ky fakt ndonjë rëndësi për kosvarët që vijnë dhe kërkojnë azil?
Dr. Manfred Schmidt: Kosova nuk është vend i pasigurtë, por ende nuk është radhitur ndër vendet e sigurta, si këto tri vendet e tjera që përmendni ju. Kjo do të thotë se edhe në rastin e qytetarëve të Bosnjes, Serbisë dhe Maqedonisë mund të vendosim kaq shpejt. Ne aktualisht jemi duke shqyrtuar mundësinë që edhe Kosova të radhitet ndër vendet e sigurta. Por fakti që ende nuk është radhitur ndër vendet e sigurta, nuk ka aspak ndikim në kërkesat e paargumentuara për azil dhe të gjithë do të refuzohen.
Deutsche Welle: Zoti Schmidt, ju me siguri që e keni parë se në Gjermani dhe vendet e tjera po vijnë edhe familje me fëmijë të vegjël dhe me gra. Cilat janë kushtet ku sistemohen këta njerëz?
Dr. Manfred Schmidt: Ata vendosen në venstrehimet e landeve. Ato janë venstrehime të përbashkëta, me një hapsirë relativisht të ngushtë. Në këto vendstrehime paraprake atyre u duhet të presin edhe vendimin. Këto nuk janë vendstrehime të mira. Por atje natyrisht që ekziston përkujdesi elementar për ta. Theksoj, se nuk ka asnjëlloj mundësie që personat që kërkojnë azil të mbeten për një kohë më të gjatë në Gjermani. Nëse dikush do të vijë në Gjermani, kjo vlen edhe për kosovarët, ekziston mundësia e ardhjes legale. Nëse dikush gjen një vend legal pune në Gjermani, duhet të shkojë dhe të kërkojë vizë në ambasadën gjermane në Kosovë. Në këtë mënyrë sigurohet ardhja legale në Gjermani. Por jo përmes azilit dhe ardhjes ilegale në Gjermani.

Krasniqi: Të gjithë emigrantëve ilegalë do t’u refuzohet azili

Asnjë prej këtyre kosovarëve që po ikin nuk do t’iu jepet azili, ka paralajmëruar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.Valon Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Migrim në MPB, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se shtetet e BE-së e kanë Kosovën në listën e vendeve të sigurta dhe 100% të kosovarëve do t’u refuzohet kërkesa për azil në cilindo vend.
“Shumë shtete kanë nisur edhe procedura të përshpejtuara që t’i shqyrtojnë ato kërkesa, sepse të gjitha i refuzojnë, dhe pastaj të na bëjnë neve kërkesë që t’i riatdhesojmë kosovarët që po shkojnë atje. Kjo pritet të ndodh shumë shpejt. Kurse, ato çfarë po lansohen në 35 janë dezinformata sepse asnjë shtet nuk do t’iu jap azil kosovarëve, kështu që u bëjmë thirrje të gjithëve të mos migrojnë ilegalisht sepse kështu rrezikojnë edhe të futen në listën e zezë të zonës Schengen, që i bie pastaj se kur të ndodh liberalizimi ata nuk do të kenë të drejtë të futen në vendet e kësaj zone për së paku 5 vjet”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se shpenzimet për kthimin e tyre i merr përsipër shteti ku gjenden ata por në Kosovë ata që po ikin nuk përfitojnë asgjë nga Fondi për riintegrimi.

“Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vazhdojnë ikjet masive të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës. Alarmante. Sikur “kosovarët” të fitonin azil do të bëheshe kjo PRECEDENT: ngjarje, rast a veprim që ka ndodhur më parë, dhe më pas nga avokatët e azilkërkuesve afrikan-aziatik, do të merreshe si mbështetje në raste të tjera të ngjashme me të. Sipas ligjeve aktuale të BE-së askush prej shqiptarëve nuk mund të fiton azil, por nëse ikja e tyre është ndonjë komplot i gatuar në kuzhinën e ndonjë anëtare të sajë, dashamirëse e Serbisë, atëherë ajo që unë do të përmendi në vazhdim do të jetë e pavlefshme. Shqiptarët e trojeve etnike të FYROM-it, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi janë nën pushtimin e huaj të egër sllavo-ortodoks dhe shtypen, diskriminohen në çdo aspekt, u eksponohen burgosjeve të përditshme politike, vrasjeve…vetëm për shkak të prejardhjes së tyre etnike. Vlerësimi i përgjithshëm: janë në një gjendje më të keqe se bashkëkombësit e tyre të Kosovës. Megjithatë, nuk ikin ashtu siç veprojnë këta të fundit.
***
Azil: Azili do të thotë një strehim nga persekutimi. Të huajve që frikohen nga persekutimi në vendet e tyre mund t`u jepet azil në Perëndim nëse ata kualifikohen për të, individualisht e jo si grup t`a dokumentojnë persekutimin eventual.

Për të marrë azil duhet të plotësojnë kushtet për t`u njohur si refugjatë. Si rregull, personi duhet të ketë një frikë të bazuar nga persekutimi për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo për shkak të mendimeve politike (aktivitetit politik). Njerëzit të cilët për arsye të tjera janë në rrezik për të qenë subjekt i dënimit me vdekje ose të torturës në qoftë se ata kthehen në vendin e tyre, gjithashtu mund të njihen si refugjatë.

“Kosovarët” nuk i plotësojnë aspak kushtet e lartë-përmendura, ikin për shkaqe ekonomike për të cilat nuk jepet azil. Janë azilkërkues të pabazë. Dhe, sa për orientim, Kosova, Shqipëria, FYROM-i, Serbia, Mali Zi dhe Bosnja, nga OKB-ja konsiderohen si vende të sigurta dhe qytetarëve të tyre nuk u jepet azil.
***
Ligji mbi azilin: Sipas të drejtës ndërkombëtare, shtetet përkatëse kanë të drejtë të japin azil, por asnjë detyrim. Kjo do të thotë, se askush nuk mund ta detyron një shtet sovran t`i jap azil ndonjë personi edhe nëse ky i përmbush të gjitha kushtet të quhet refugjat. Azili zakonisht nuk u jepet hajdutëve, rrugaçëve, atyre që kanë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte, krimet që kanë për qëllim pengimin e paqes dhe krimet ndërkombëtare – shkelje të parimeve dhe objektivave të Kartës së OKB-së. Elementi më i rëndësishëm në ligjin e azilit është se Shteti pritës duhet të përmbahet për të ekstraduar personin në një shtet ku ai mund të persekutohet rëndë.
***
Rastet Dublin: Në Konventën e Dublinit të 15 korrik 1990 që më vonë zëvendësohet me Rregulloren 2003/01/09 Dublin II, janë përcaktuar kriteret se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil.

Përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesës së azilit i është caktuar një shteti anëtar i bashkëpunimit Dublin nëse ai shtet ka lëshuar një vizë Schengen ose leje qëndrimi për azilkërkuesin, nëse azilkërkuesi është arrestuar për kalim ilegal të kufirit, nëse herën e parë e ka paraqitur atje kërkesën për azil ose nëse këmba e azilkërkuesit ka shkel atje më përpara se me kaluar në shtetin fqinj. Pra Rregullorja Dublin II përmban vetëm rregulla procedurale se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil, dhe jo rregullat në lidhje me trajtimin serioz ose jo të kërkesave.

“Kosovarët” para se me shkelë në vendet “e bekuara” ku ata synojnë azilin: Gjermani, Austri, Francë, Angli, Skandinavi etj patjetër të kalojnë nëpërmjet shteteve tjera anëtare të BE: Hungarisë, Kroacisë apo Sllovenisë. Si rrjedhojë, shtetet “e bekuara” do t`i kthejnë sërish në Hungari, Kroaci, Slloveni të cilat sipas Konventës së Dublinit janë përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Rezultati do të jetë i njëjtë: DËBIM për në Kosovë. Kërkesat nuk do të trajtohen seriozisht.
***
Trafikimi dhe kontrabanda me njerëz
Trafikimi i njerëzve: është tregti e organizuar me njerëz. Trafikimi i qenieve njerëzore është për të shfrytëzuar fëmijët, gratë dhe burrat për të kryer punë dhe shërbime nga përdorimi i forcës, dhunës, kërcënimeve, mashtrimit ose duke shfrytëzuar situatën e prekshme të personit nevojtar. Viktimat e trafikimit mund të shfrytëzohen në prostitucion ose qëllime të tjera seksuale, punë ose shërbime të detyruara, të tilla si lypsarë etj. Viktimat tipike të trafikimit të njerëzve janë fukarenjtë, jetimët, të papunët. Ata vijnë nga vende me standardet e ulëta të jetesës dhe joshen me oferta të (rrejshme) të punës në vendet me standarde të larta të jetesës. Trafikimi i qenieve njerëzore është një formë e rëndë e krimit, vepër penale e cila përfshin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Kontrabanda me njerëz: lëvizje e organizuar e paligjshme të njerëzve nga një shtet në tjetrin kundrejt pagesës së lartë, shpesh e kushtëzuar nga dëshira dhe oferta për të përmirësuar kushtet e jetesës. Futja a nxjerrja fshehurazi e njerëzve nëpër kufirin shtetëror duke përdorur mënyra të jashtëligjshme për t’i shpëtuar kontrollit kufitar. Merret me kontrabandë, kontrabandist. Vepër penale, formë e krimit.
***
Dënimet për trafikim dhe kontrabandë me njerëz: Dënimet janë shumë të rënda, varet prej nivelit, llojit të krimit dhe legjislacionit të shtetit përkatës, 7-20 vjet burgime të pakushtëzuara. Prandaj kisha me i këshilluar të interesuarit e diasporës mos u japin strehim të ikurve sepse do të kontribuonin jo vetëm në boshatisjen e Kosovës, por shumë lehtë mund t`i qesin telashe vetvetes, të akuzohen për trafikim ose kontrabandë me njerëz.

Sipas definicionit të OKB-së trafikimi (tregtia e organizuar me njerëz) ndryshon nga kontrabanda me njerëz sepse trafikimi përfshin keqpërdorimin, abuzimin e pushtetit dhe eksploatimin e njerëzve. Ndërkaq kontrabanda e njeriut zbatohet me njerëz të cilët janë të gatshëm të paguajnë për të blerë hyrje të paligjshme në një vend ku ata nuk janë as qytetarë as banorë të përhershëm. Në legjislacionin e shteteve përkatëse trafikimi është një krim kundër kapitullit të Kodit Penal për lëvizjen në liri, ndërsa kontrabanda është krim kundër Ligjit të Imigracionit.
***
Çrregullim politik dhe konfuzioni, mungesa e parimeve udhëzuese, standardeve dhe objektivave të përbashkëta, dështimi i madh e i bujshëm i qeverisë antikombëtare PDK & LDK, shkaktuan tronditje të madhe që mund të rezulton me shkatërrimin e shoqërisë “kosovare” e më gjerë…

Të gjithë ne ndjemë dhembje për situatën e krijuar, megjithatë nuk jemi në mediume të shpalosim ndjenjat por të provojmë rrugët, format dhe mënyrat e shpëtimit. Detyra jonë është për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe boshatisjes së Kosovës.

Nga sot burg, kush ndërton pa leje

Nga data 1 shkurt 2015 hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, ku për ndërtimet pa leje është hequr koncepti i dënimit me gjobë duke u zëvendësuar me dënimin me burg.Me ndryshimet e reja është shtuar koncepti i pasojave të rënda qoftë në tokë private, ashtu dhe në atë shtetërore, duke vendosur një dënim maksimal deri në 5 vjet. Është shtuar dënimi për personat që japin ndihmë për ndërtimet e paligjshme, duke vendosur si masë dënimi burgim deri në 3 vjet, ku përfshihen edhe sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve. Ndryshimet synojnë të rregullojnë tregun e ndërtimeve, duke e kthyer këtë
shkelje në vepër penale. Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat i referohen ndërtimeve të paligjshme parashikojnë që ndërtimet pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim konsiderohen vepër penale dhe do të dënohen me burg nga 1-5 vjet. Në pika të veçanta ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet në tokën publike, shtetërore apo të tjetrit dënohet me burg nga 1-5 vite.
Ndërsa në rastet kur ndërtimi sjell pasoja të rënda apo kryhet për qëllime fitimi dënimi varion nga 3-5 vjet. Ligji parashikon penalizime edhe për kompanitë të cilat do të jenë pjesë e ndërtimeve pa leje, çka do të thotë se kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh do të dënohen me 3 vjet burg. Deri më tani parandalimi i ndërtimeve pa leje penalizohej vetëm me gjoba.

Dy letra që sot i kam dërguar në adresat private, të parën për Pirro Priftin, të dytën për 36 atdhetarë…

nga Aurel DasaretiPërshëndetje,
ta them edhe njëherë, nuk ka dyshim se kur mbron Janullatos-in mbron agresionin grek ndaj Shqipërisë. Sikur ta dija 100% se këtë aktivitet e bën me vetëdije, nuk do të shkruaja fare. Megjithatë, shpresoj se nuk je aq i vetëdijshëm për çështjen prandaj edhe kjo letër.
Je i diskutueshëm, kur dikush që nuk i përket komunitetit ortodoks e kritikon Janullatosin dhe ngjashëm, ti u thuash se nuk kanë legjitimitet të flasin për çështjen pasi nuk i takon komunitetit ortodoks, por ti nuk pushon të kritikosh komunitetin mysliman. Kjo do të thotë se vetes i lejon atë që tjetrit ia mohon, standarde të dyfishta postkomuniste.
Kuptohet, ti ke të drejtë të kritikosh fundamentalistët islamik shqipfolës, sepse shqiptaria është para fundosjes, por kritiko edhe grekofilët, sepse ata janë edhe më të rrezikshëm për momentin.
Nëse ne nuk bashkohemi si vëllezër (le t`i harrojmë fetë brenda katër mureve të shtëpisë, ashtu e kërkon momenti) do të humbasim të gjithë. Gjithë bota perëndimore është nacionaliste, më përpara e duan vetveten e pastaj Pirro Priftin apo Aurel Dasaretin, atëherë pse ne t`i duam të huajt më tepër se vetveten?!
Kisha dëshiruar që prej sot të luftosh vetëm për nënën Shqipëri, nuk është kjo vetëm mendimi im.
Shpejt vizitoj Shqipërinë, mund të takohemi në ndonjë restorant…dua të dëgjoj mendimin tënd për shumë çështje, dhe do të bindesh se unë jam unë, kur kanë qenë sigurimsat as që kisha lindur dhe nuk jam aspak armiku jot, përkundrazi mund të bëhemi miq… Nëse ma garanton se “fshehtësinë” do ta mbash vetëm për vete do ta dërgoj fotografinë time, jo vetëm fotografi civile…Kuptohet se jam i lindur si Aurel Dasareti por prej moshës 8 vjeçare mbaj emër anglez, është kjo histori e gjatë…
Kalofsh mirë, nga Arizona,
Aureli
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31927/cid_116/Zeqir-Lushaj:-Intervistë-ekskluzive-me-ekspertin-Aurel-Dasareti.html

***

Përshëndetje!
Zeqir Lushaj përveç tjerash është poet i lindur dhe pasi unë pata fatin të komunikoj një kohë të gjatë me Zeqirin, për gjithë çështjet e rruzullit tokësor, erdha në përfundim se Zeqiri është i veçantë në kuptimin pozitiv. Prandaj nuk habitem se tjerët i shkruajnë vargje…E përsëris, atdhedashuria e tij i lejon t`i jap shprehje një prirjeje të fuqishme për krijim…
Më vjen keq se letrën nuk pata mundësi ta lexoj në kohën e duhur; kjo sepse isha në terren…
PS: U përshëndes të gjithëve që do ta pranoni këtë letër. Nuk njihemi personalisht por mendoj se shumica prej nesh gjendemi në diasporë dhe se ndiejmë të njëjtën dhembje për situatën e vëllezërve dhe motrave tona që gjenden në atdhe, në veçanti boshatisjen e Kosovës. Nuk habitem pse ikin, me siguri kanë lexuar shkarravinat në “portalet e famshme” shqipfolëse që ua kanë gatuar “kosovarëve” këto dy muajt e fundit – tituj fantastik, përafërsisht: “Suedia kërkon punëtorë, prej pastruesit e deri në doktor- aplikoni”, “Australia kërkon…aplikoni”, “Gjermania jep azil por vetëm 2% mund të fitojnë këtë status…aplikoni” etj. Dhe, u mashtruan fukarenjtë, u pasuruan pronarët e autobusëve dhe të portaleve djallëzore antikombëtare të internetit të cilët nuk ka kush t`i ndjek penalisht…për tradhti madhore.
Ne shqiptarët kemi lejuar që politikën të na e përpilojnë samarxhinjtë. Ashtu është kjo punë, kur në xhungël mungon luani, zbritën prej drurëve majmuni dhe fillon të qeverisën.
Me këtë letër ua dërgoj artikullin tim të fundit që është botuar në disa portale të mirëfillta, ndoshta ndonjë prej jush dëshiron ta lexon.
Natën (ditën e mirë) dhe respekt për ju,
Aurel Dasareti

http://www.lajmet.com/cutenews/show_news.php?subaction=showfull&id=1422638249&archive=&template=tit-klasik
http://gazetadielli.com/marshimet-e-vdekjes/
http://ina-online.net/opinione/51270.html
http://www.tetovasot.com/2015/01/marshimet-e-vdekjes/
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=51541
http://gazetakritika.net//Forumi/Doreshkrim.php/index.php?itemid=7645
http://www.parajsa.com/kulture/intervista/221836-marshimet-e-vdekjes-aurel-dasareti.html#prettyPhoto
http://www.shqiperiaebashkuar.info/2015/01/marshimet-e-vdekjes/
http://tribunashqiptare.net/?p=26898
http://www.fjala.info/?p=2929
http://www.revistadrini.com/2015/01/marshimet-e-vdekjes/
http://ilirida.net/marshimet-e-vdekjes/

Marshimet e vdekjes

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Shkatërrimi i komunizmit dhe “çlirimi” nga Serbia nuk solli ndonjë formë të re më progresive në organizimin shoqëror në Shqipëri-Kosovë… Pseudo-demokratët patën një etje të madhe për t`u pasuruar në mënyra të pista, prandaj ngritën institucione të tilla për t`i realizuar dhe konkretizuar këto etje. Jeta profesionale e tyre si “politikan” përbën një shembull të qartë të interesit personal, kriminalitetit, paditurisë, tradhtisë. Veprimet e tyre tradhtare janë të drejtuara kundër sigurisë shtetërore dhe pavarësisë.Të përkujtojmë viktimat e gjenocidit serb…ndaj shqiptarëve; për të mos harruar tragjeditë masive në të kaluarën dhe të tashmen: jo vetëm për burrat që luftuan trimërisht për vendin e të parëve të tyre, dhe dinjitetin e tyre si qenie njerëzore, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë: bijtë e pambrojtur, gratë dhe të moshuarit të cilët humbën jetën e tyre, viktimat e pafajshme të agresionit barbar serb.
***
Në arshivën familjare e gjeta një dokument të shkruar dikur nga një i afërm, dëshmitar i cili në vitet 1912-1913 i shpëtoi Golgotës Shqiptare:
“Marshimet e vdekjes. Ata shqiptarë që nuk vdiqën nën tortura, u detyruan të nisin në marshimet e vdekjes. Gjatë rrugës ata vdiqën si mizat. I nxehti i padurueshëm, torturat dhe mungesa totale e ujit dhe bukës e bënë punën e vet. Edhe kur ushtarët dhe xhandarët serbë kishin ujë të mjaftueshëm me vete e derdhnin por nuk na jepnin neve, ose kur kalonim pranë disa vrimave me ujë, të burgosurve nuk u lejoheshe me pi. Gratë dhe fëmijët zakonisht detyroheshin të shikojnë se si burrat e tyre, baballarët dhe vëllezërit keqtrajtohen dhe vriten përfundimisht. Dhe, vinte radha e tyre të masakrohen. Nuk mund të jetë ndonjë dyshim se qëllimi i dëbimeve ishte që sa më shumë shqiptarë të vdisnin. Gratë dhe fëmijët ishin veçanërisht të pambrojtur ndaj abuzimit para se ata u vranë. Në çdo katund gratë shqiptare u përdhunuan dhe pastaj vrarë më pas. Ato që e kundërshtuan këtë u masakruan menjëherë ose u keqtrajtuan aq keq sa që vdiqën pavarësisht. Vajzat e reja dhe fëmijët ishin dëshmitarë të prerjes me thikë të kokës së prindërve të tyre nga serbët. Pastaj, madje edhe vajzat e reja që në realitet ishin vetëm fëmijë u dhunuan seksualisht, shumica prej tyre më pas u vranë…”
***
Mizoritë e kryera nga serbët kundër shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës 1998-1999 nuk janë të ndryshme nga ato të kryera në 1912-1913, siç përshkruhet në dokumentin “Golgotha Shqiptare” nga Leo Freundlih, humanisti madh, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913 ku serbët vranë më tepër se 500.000 shqiptarë.

Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.
***
Kosova kalon çaste kritike. Nevojtarët protestojnë, por mes tyre ka edhe disa provokatorë, agjentë (të rekrutuar nga mashtruesi kronik Hashim Thaçi dhe reptili Isa Mu(t)stafa) që shkatërrojnë pronat dhe sulmojnë policinë, me qëllime djallëzore të gatuara në kuzhinat e padronëve serb – të provokojnë kundërveprime.

Ndërkaq, punëtorët e rendit publik, policia e verbët, ka marrë urdhra politike nga tradhtarët dhe rrahin protestuesit paqësor, vëllezërit dhe motrat e veta të gjakut. Më e rrezikshme është kur zjarrfikësit ndezin shtëpitë, atëherë nuk ka kush do t`i shuan zjarret…Kjo sepse protestat mund të kalojnë në luftë qytetare – vëllavrasjeje.
***
Është tragjike-komike që “patriotët / intelektualët e diasporës” në vend që të bashkohen rreth një subjekti të vetëm, të bëhen një model për shqiptarët e trojeve, kontribuojnë edhe më tepër në përçarjet e tyre. Kanë formuar degë ose nëndegë të partive antikombëtare që veç ekzistojnë në Atdhe. Vetëm në Gjermani dhe Zvicër numri i degëve (nëndegëve) të LDK-së dhe PDK-së është më i madh se numri i emigrantëve. LDK-ja e sotme e Mu(t)stafës qysh moti ka devijuar, nuk është më ajo e Rugovës, kjo sa për freskimin e mendjes së fanatikëve partiak.
***
Çfarë kërkesash duhet të përmbushë një individ për të qenë një intelektual i vërtetë?

Patrioti dhe intelektuali i vërtetë nuk është i gatshëm të heqë dorë nga atdhedashuria, ndershmëria, burrëria, liria dhe përgjegjësia për hir të skemave apo programeve, për një shkollë, parti, fe, rrymë apo klan. Si mund një individ të jetë një intelektual i pavarur dhe autonom kur ai ka zgjedhur të regjistrohet në një grup të caktuar të të kuptuarit?!

Intelektual do të thotë të sillesh në mënyrë racionale dhe objektivisht reflektues në mjedisin tënd. Të jesh intelektual nuk do të thotë domosdoshmërish të jesh veçanërisht i zgjuar; ajo më shumë kuptohet si një mënyrë e veçantë për të aplikuar inteligjencën tënde në takimet tua me botën. Intelektuali duhet të qëndroj fortë pas disa vlerave të caktuara, por të ketë mosbesim në ideologjitë dhe partitë më të mëdha shqipfolëse, sepse janë tradhtare.
***
Detyra jonë është jo vetëm të informojmë për sendet dhe ngjarjet por të përcaktojmë cilësitë dhe ndjenjat që duhet t`u zhvillojnë popullatës: dashurinë pa kufi ndaj Atdheut, gjuhës shqipe, zotësisë në punë, disiplinën, thjeshtësinë, cilësinë për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe tradhtisë kombëtare, dashurinë për njëri tjetrin, nderimin për më të mëdhenjtë dhe kujdesin ndaj më të vegjëlve.

Mbi të gjitha kemi nevojë që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Ideologji të skajshme, të djathta ose majta, bëjnë të lindë një shoqëri e mbyllur, në të cilën individi i nënshtrohet kolektivit, shoqëria sundohet nga shteti, kurse shteti është në shërbim të një dogme që pretendon të jetë mishërim i së vërtetës përfundimtare. Në një shoqëri të tillë nuk ka liri. Dhe, një shoqëri që ka liri të pakufi tjetërsohet në anarki.

I sfilitur nga vetëdija për pafuqinë e vet, për vetminë e vet, shqiptari në vend që të kërkojë përgjegjësi ose kap për fyti qeveritarët e vet mashtrues – shkaktarët e tragjedisë së tyre, në mënyrë joligjore braktisën Atdheun. Kërkon të kapërcejë barrën e tij ekzistenciale duke arritur një gjendje ekstazike të ngjashme me gjendjen e transit, duke rifituar kështu njësimin e brendshëm dhe njësimin me natyrën. Janë të ndryshme mënyrat për t`ia arritur kësaj, si për shembull kjo puna e “emigrantëve taze”. Ajo pjesë e popullsisë naive të Kosovës që ikën në Perëndim, nuk e din se pas 2-3 muajsh do të dëbohen nga “nikoqirët” dhe do të kthehen prej nga u nisën edhe më të varfër, nuk e kanë kuptuar se shanset për azil, qëndrim dhe punësim në Perëndim janë zero, përveç nëse ndonjë trim prej tyre martohet me ndonjë homoseksual atje. Qeveria kriminele e PDK dhe LDK-së nuk i burgosin pronarët kriminel të autobusëve. Marshimet e vdekjes vazhdojnë…

Mësuesja që beri “hatanë”!

PRELË MILANINë emër të një modernizmi dhe një lirie të shfrenuar shkolla është katandisur në shtrat të ngrohtë të duhanit, alkoolit, drogës, seksit, dhe injorancës. Kemi përdhosur dhe shpërfytyruar rolin e mësuesit si autoritet i shenjët i edukimit, duke e kthyer në një spiker robot të gjithfarë tekstesh dhe programesh eksperimentale donkishoteste me fasadë reflektuare didaktike. Kjo liri pa limite që ekziston në shkollat tona prodhon mijëra e mijëra viktima, aq sa kufiri mes shkollës, rrugaçërisë dhe burgut nuk dihet se ku fillon dhe ku mbaron. Unë kam punuar me shumë pasion e dashuri për mbi 14 vjet në arsim tetëvjeçar dhe të mesëm. Në kohën kur isha unë nxënës sundonte modeli autoritar i mësuesit, ku një pjesë e mësuesve ishin kthyer në autokrat të frikshëm. Sot mbizotëron modeli i mësuesit liberal dhe raportet janë përmbysur në favor të adoleshentëve të frikshëm, të cilët dhunojë sistematikisht mësuesit e tyre, duke i vënë në situata të vështira dhe pa rrugëzgjidhje.

Ajo mësuesja që paska bërë hatanë në Malësinë e Madhe. Hata të cilën nuk do ja uroja as një edukatori të binte në pozita të tilla, pasionante, të kushtëzuara as të pa kushtëzuara. Ajo mësuesja bëri hatanë ndaj policia menjëherë filloi procedimin penal! Ajo mësuesja e talentuar e matematikës bëri hatanë sa që detyron ministren të shpëtojë fytyrën “moderne” të shkollës, duke e pezulluar menjëherë. Ajo mësuesja bëri hatanë dhe 35t veprën e saj “vampire” e shitën si lajm i kronikës së zezë. Ajo mësuesja bëri hatanë ndaj kryekomunari i krahinës thirri urgjentisht një konferencë shtypi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve fshatit të tij. Ajo mësuesja bëri hatanë ndaj dikush fërkoi duart “shyqyr që do ti zë vendin mostrës së dhunshme”.

Për ju zonja ministre, për ju kolegë gazetarë, për ju prindërit dhe mbi të gjitha për shoqërinë, skllavëria e nxënësve ndaj celularit dhe FB jo vetëm në shkollë por dhe brenda orës së mësimit duhet të ishte hata që t’u bënte të thërrisnit kushtrim: Ndal vrasjes së mësimit. Pasi celulari është autobombë vrasje e orës së shenjtë të mësimit. Zonja ministre! Më e hatashme se gjesti i mësueses është futja e celularit edhe në nëntëvjeçare. Pasi pikërisht nga aty nga, nxënësit minorenë të armatosur me teknologjinë e kohës kanë bërë video -skandalin e famshëm që pushtoi dhenë. Ndonëse jetojmë në mes të një darvinizmi të egër social në emër të një humanizmi të rremë dhe të drejtave false të njeriut, për t’u dukur në aparencë si shtet modern. Provojmë dhe shesim video të tilla viktimizuese. Për një xhirim amator kur polici rreh një hajdut që grabit varëset në qafat e grave, nënave tona, apo kriminelë të ndërkryer policin e hedhim si letër higjienike në koshin e plehrave dhe kënaqim 35 për të bërë lajm.

Për t’u dukur në aparencë vend me standarde evropiane shesim video të tilla viktimizuese, kur femra e instruktuar nga dashnori zihet me burrin, i cili del fitues në duelin dhe më pas përfundon në burg për dhunë në familje. Në pozitën e asaj mësuese, mund të gjendesha edhe unë nëse do punoja si dikur në profesion tim të parë dhe më të dashur. Në atë pozicion mund të gjendet nesër edhe bashkëshortja ime dhe qindra kolegë të saj në Shkodër e gjetkë, të cilët janë edhe prindër edhe mësues, edhe edukatorë. Sinqerisht do të tregohesha shumë më i ashpër nëse në orën e mësimit do të konstatoja nxënës që shohin në FB gjëra pornografike. Kërkoj ndjesë publike nëse gjëra të tilla nuk ndodhin në klasat tona. Nuk di se çfarë bëja nëse shihja nxënësit duke u puthur në ambientet e shkollës, duke, pirë duhan në klasë apo t’u gjeja thika dhe doreza. Si oficer i policisë gjyqësore kurrë nuk jam ndier më keq se kur kam arrestuar një nxënës të klasës 10-të me pistoletë, të cilën e kishte përdorur në ambientet e shkollës duke sulmuar rivalin si Nikë Peta, Palë Golemin.

Sikur të isha ministër, nuk do lejoja të punonte kurrë në shkollë atë mësues dhe atë drejtor kur prindi e dërgon vajzën 13 vjeçare në shkollë dhe brenda orarit të mësimit, vajza me shoqe del e shkon në klub nën shoqërinë e bandillave të shkollës dhe atje ish i dashuri i saj 16 vjeçar ia kërcet pushkës për “nder”, duke plagosur bashkëmoshatarin e tij. Shikoni ku kemi përfunduar. 13 vjeçarja, të cilën e kam hetuar, deklaronte pa ju dridhur syri se kishte patur marrëdhënie paralele me dy partnerë. Për analogji, bariu i mirë nuk e le mëshqerrën, ftujen as rrunxën pa mbushur tre vite të mbarset. Kurse medjat tona flasin për seksin dhe kontraceptivët për moshat minorene. Kjo është liria dekadente e kapitalizmit të këtij oqeani të përbotshëm rrezatues si argjendi të mbushur me peshkaqenë, i verbuar dhe i çmendur nga paraja, i droguar dhe infektuar nga sida e imoralitetit.

Plagët e rënda të rinisë së sotme nuk janë thjeshtë dukuri shqiptare, ato janë pjella e kij sistemi të ndyrë, por që akoma bota nuk po gjen dot një tjetër më të mirë. Ligësitë e shkollës sonë nuk vijnë nga shputa të nxituara të një, apo disa mësuesve konservatorë të pariparueshëm, pasi pjesë e edukimit klasik krahas bindjes është edhe detyrimi dhe ndëshkimi. Shkolla nuk është vend minifundesh, dekolte të shkopsitura, pantallonash të grisura, bizhush, makijazhesh, apo thonj kthetërues shqipesh. Shkolla është vend edukimi, dije dhe disipline. Nëse një nga këto elementë nuk funksionon, atëherë i duhet vënë një emër tjetër. (sot news)

*Poet dhe publicist

LISAT E KULLAVE TË BARDHA, JANË TË PAVDEKSHËM !

Nga Fritz RADOVANI:

Mirditë, mos mbaj zi per Kapidanin Tand Kreshnik Dedë Gjomarkagjoni!
Kullat Tua vazhdojnë me kenë të bardha si biluri!
Lisat pranë Atyne Kullave rriten, rriten e nuk ka çka u ban as stuhija, as rrebeshi, as rrufeja dhe, as “drapen e çekani apo pushka e kazma” barbare e komunizmit!Ata Kulla nuk i skuqi as nuk mujt me i nxi as zjarri zharitës i tradhëtarëve t’ Atdheut!
Edhe pse e mbetun pa asnjë njeri të Atij Fisi, qendronte madhështore e krenare!
E vetmja shpresë e njëdite “ma të mirë” ishin dallëndyshët që hynin e dilnin nga dritaret pa xhama e korniza druni, të mbetuna në mëshiren e murrlanit e shirokut të Shkodres…
Asnjë shenjë jete tek ajo kullë per vite të tana… Përveç emnit, Kulla e Markagjonëve!
Historia e vërtetë e Kullave të Malësorëve të Veriut asht një volum në vete, sëpse, edhe lufta per rrafshimin e Tyne kje një program në vete. Gjithshka e parashikueme me një saktësi dhe pashpirtësi barbarësh, ku “shqiptari” kundër Shqiptarit u ba si bisha.
Edhe shumë vite kanë me kalue pa e besue njerëzit historinë e vërtetë të Atyne Kullave.
Ua vranë burrat e djelmët e Atyne Kullave…Ua interrnuen Nanat plaka e nuset e reja me fëmijë nder djepa…Ua plaçkitën gjanë e mallin e bagëtinë…Dhe, ua vune zjarrin derisa edhe muret e tyne u kthyen në grumbuj gurësh… Një vend vërtetë i shkretnuem…
Shqipnia e Veriut mbas vitit 1944 u kthye në një germadhë e çerdhe varfnije…ujqish.
Kjo ngjau në Mirditë, ku qendresa antikomuniste kje ma e gjata, po kjo flakë zharitëse kishte shkretnue që në ditët e para ku shkeli kamba e “çlirimtarëve” sllavoshovenistë, me yllin e kuq në ballë, nën masken shfarosëse komuniste që përsa shekuj e kishte andrrue këte 29 nandor të zi të vitit 1944, fillue nga Maja e Vermoshit e deri ku kishte Shqiptarë nder viset e Tepelenës e poshtë në Çamëri, ku pushka zevendsonte jestekun…
E Shqiptarët ishin po, në Kelmendin e Prekë Calit, Dedë Cokut t’ Bregut Matës… Pukës së Mirakajve, Hotnjanëve të Gjelosh Lulit, Shkrelasve dhe Shllakasve ku kriste pushka e Gjergj Vatës e deri nder shpellat e Dukagjinit ku flinin Trimat e Lekës… Bash aty ku ishte Zef Kolë Prela që me një kunjë shkrepse të ngjymë me gjak të vet, i tregoi Nanës se po vritej i pafaj vetem, se donte me zemer Atdheun…Pak ma pertej ishte edhe Muharrem Bajraktari, që plumbi nuk e kapte se ishte betue me vdekë për Atdhe të Lirë!
U vranë dy vllaznit Mark e Llesh Gjon Markagjoni… Po Shqipja e Atyne Bjeshkëve nuk e derdhi “pasha një pikë lot”! E Nana me vajzat e veta të internueme u mbluene në zi… Mirdita u dogj e zjarri i saj mori dheun mbarë. Motrat humbën vllaznit… E i vetmi vlla i mbetun në prangat e kriminelëve komunistë Deda i Gjonit Markagjonit, kalbej burgjesh.
Heu ju Bjeshkët e Nêmuna shumë gjakun keni pa e, shumë pushken keni dëgjue…
Edhe Tokës sate i vjen edhe sot era rub… Nuk mbet një lis pa plumba në trup të vet…
E pse?! – Vetem se hasmi shekullor donte shkimjen e Atyne Kullave të bardha si vetë kësulat e veshuna per majet e Atyne Bjeshkëve Heroike e të Pathyeshme.
Fort po shndritë ai diell, e pak po nxenë…Fillonte dikur një vjerrshë…
Dedë Gjon Markagjoni asht një prej Herojve të burgjeve shfarosëse komuniste ndoshta, pak i persëritun në krejtë Lindjen komuniste… 46 vjetë tortura, burg e interrnime.
Edhe Dedë Gjon Markagjoni (1921 – 2015) që në vitin 1944 pra, 23 vjeç, filloi Kalvarin e pafund bashkë me të gjithë familjen e vet, që masakrat nuk ju ndanë asnjëherë…
E pse?! – Ishte dhe mbylli jeten i martirizuem per Kryqin, me etiketen “antikomunist” !
Kje dënue në 1944 me 5 vjetë burg…U mbajt 3 vjetë në tortura në sigurimin e shtetit, dhe mbas izolimit u dënue 7 vjetë… u interrnue .. u dënue…u dënue…u interrnue… Vetem për një shkak: “Nuk pranoi me u ba agjent i sigurimit të shtetit gjithë jeten e Tij!”
Nga viti 1944 Deda u arrestue dhe u dënue katër herë, bani rreth 4 vite hetuesi, vuejti mbi 16 vite burg dhe 31 vjetë të tjera, ishte i interrnuem në kampe shfarosje…
E deri kur nder pranga e tortura? Deri në vitin 1990… Në moshen 67 vjeçare lirohet dhe vjen në vitin 1991 në Kullen Markagjonëve në Shkoder…Me motrat e veta të Nderueme dhe nipin e vet të dashtun Gjonin e Markut Markagjonëve, të cilin shpejtë Zoti, e mori në Mbretninë e vet… Një plagë e pasherueshme kurrma e Fisit Markagjonëve…
Në vitin 1991 u njoha me Dedë Gjomarkun… I papersëritshëm ai takim në dhomen e Tij të pritjes, krejt e boshatisun e vetem me dy karriga…Ku, Motrat e Tij e rikthenin atë dhomë me pritjen e perzemert të Tyne, në një Salon Princor të Mirditës Heroike!
E pyeta rreth Golgotës së Tij se, shka të ka mbetë në mendje nga 46 vjetë tmerri?
Bani buzën në gaz, më shikoi dhe filloi një nga episodet e hetuesisë së dënimit të fundit:
“Më torturoj një hetues keqas, më gjakosi aqsa kaloi gjaku nen thesin që më kishte lidhë në fyt, gjoja mos me njollosë rrobat… Kur fillova me ardhë në vete mbas sa kohe s’ e dij, vetem, e shikova drejtë e në sy… Ai më tha: Pse, po më shikon mor qen e bir qeni?…
Vazhdova me e veshtrue pa mu tutë syni drejtë e në fëtyrë… He, mor qen, më tha, a po mendon se çfarë do më kishe bërë po të vij koha yte, or reaksionar i qelbur… Edhe po të vij koha yte or qen, ligjët tua nuk të lejojnë kurrë për të bërë ate që bëjmë neve me ligjët tona! Pikërisht këtu, qendron forca e diktaturës së proletariatit!.. A more vesh tani?!
Shiko, i thashë: Unë jam Shqiptar, po jam edhe Katolik. As nuk më shkon mendja kurrë me masakrue një vlla të timin Shqiptar, ashtusi veproni ju me ne. Ndersa, si besimtar në
Zotin dhe trashigimtarë i Prindëve të mij të Nderuem në mbarë Mirditen, as nuk dij shka domethanë me vra, me masakrue, me vjedhë, me torturue dhe me gjakosë Njeri, kjoftë edhe fajtorë, se për të pafajshëm asnjëherë në jeten teme! E këte mësim e kam marrë njëherit me qumështin e gjiut Nanës seme, që sot nuk i dij as Varrin… Prindët tanë na mësuen me dashtë Shqipninë e Shqiptarët pa dallim Feje, se jeni vllaznit tonë!
Unë do të vdes pa e njollosë emnin e Prindëve të mij, do të vdes pa pranue kurrë me ju sherbye ju, se per këte kanë dhanë jeten e vet Vllaznit e kushrinjtë e mij, per këte po vuejnë Motrat e mija e gjithë Shqipnia, dhe se kjo, asht edhe Ndera e fisit tim!”
Kur u ndame heren e fundit në vitin 2000… Ju mbushën sytë me lot…
E mue, fjala mu pre…
Lisat e Atyne Kullave të Bardha janë Herojë të Pavdekshem të Popullit Shqiptar!

Melbourne, 25 Janar 2015.

LUFTËTARËT E DJESHËM, VARFANJAKËT E SOTËM TË ANASHKALUAR

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Turniri sportiv humanitar, i organizuar në prag të pushimeve verore, përmbylli veprimtaritë e gjysmës së parë të vitit. Ky aktivitet sportiv, tashmë, i kthyer në traditë për Shoqatën “Sali Çekaj”, është i veçantë në Mërgatën tonë. Të vetëdijshëm për qëllimin fisnik të organizatorëve për manifestimin sportiv – garues, pjesëmarrësit janë fort të vullnetshëm për të kontribuar, që nga pagesa për regjistrimin për turnirin sportiv e deri tek ushqimi dhe pijet freskuese. Nga organizimi i këtij turniri sportiv humanitar janë tubuar 3.577 euro, të cilat u janë dhuruar familjeve skamnore në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare.Të harruar nga pushteti mafioz

Në përfundim të aktivitetit, kryetari i Shoqatës, Osman Ferizi, në emër të Kryesisë, falendron pjesëmarrësit, duke e bërë transparencën e duhur për shumën e parave të tubuara përgjatë aksionit humanitar si dhe destinimin, përcaktimin përse do të përdorën paratë në fjalë.

Anëtarët e dy Shoqatave, të pagëzuara me emrin e komandantit dhe të komisarit Sali Çekaj, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër, të drejtuara nga bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj: Osman Ferizi dhe Saim Tahiraj, të cilët kanë edhe shokë të tjerë të luftës si dhe anëtarësi me përkushtim shumëvjeçarë, për ta ndihmuar popullin e Kosovës në kohë pushtimi dhe terrori, luftën për çlirim, tani, në liri, janë orientuar për të ndihmuar invalidët, luftëtarët e djeshëm, varfanjakët e sotëm, të anashkaluar, të harruar nga pushteti mafioz e kriminal, i cili, me cinizëm e përtallje, thirret në “luftën e bërë”, më sakt, luftën e pabërë!

Si vrojtues nga afër, me prani në dorëzimin e çilsave të shtëpisë, këtyre invalidëve dhe luftëtarëve, njohja me modestinë e tyre, që, gjithësesi, të imponon respekt, ata, më shumë se sa skamja personale, i shqetëson padrejtësia kolektive. Këta njerëz të mirë, atdhetarë të devotshëm, që njëmendësisht e vunë jetën e tyre në roje e shërbim të Atdheut, kurrë nuk protestuan për mbrojtjen e kriminelëve, kur, me të drejtë, prangoseshin për krimet e tyre makabre; kurrë nuk kërkuan rroga e privilegje; kurrë nuk kërkuan favore për vete dhe fëmijtë e tyre, edhepse do t`u gëzoheshin shkollimit të fëmijëve të tyre. Madje, ka syrësh, fëmijtë e të cilëve shkëlqejnë në mësime, por nuk kanë mundësi materiale për shkollimin e tyre.

Është folur dhe shkruar edhe më parë për veprimtaritë e shumanshme të dy Shoqatave simotra, me emrin e përbashkët “Sali Çekaj”, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër. Dhe, gjithëherë në supërlativë e faktueshëm. Andaj, për t`i ikur tautologjisë, përsëritjes, ne do të pasqyrojmë vetëm veprimtarinë e kohëve të fundit, madje, vetëm për njërën syrësh: Shoqatën “Sali Çekaj” në Pfaffenhofen të Bavarisë, Gjermani.

Kur Shoqata ka përmbyllur një aksion, ajo fillon me aksionin e radhës, pjesë e planifikimit në programin e saj. Për ta nisur ndërtimin e një objekti, shtëpi banimi, Shoqata konsultohet, paraprakisht, me eprorët ushtarakë të luftës, të cilët propozojnë njeriun, ish-luftëtarin meritor në nevojë. Diç të tillë kanë të drejtë ta bëjnë edhe anëtarët e Kryesisë ose, thjesht, të anëtarësisë. Por, verifikimi i propozimeve, madje nga kushdo qoftë, është detyrë e Kryesisë.

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” ka një përfaqësim të harmonishëm të shtrirjes gjeografike të Kosovës e më gjerë: nga Kosova Lindore, Kaçaniku, Llapi, Vushtria, Drenica, Klina, Gjakova, Deçani, Prizreni, Peja, Lezha (Shqipëri) e tjerë.

Ushtari i Kosharës, Nimon Arifaj, favorit i Shoqatës
Favoriti i radhës i Shoqatës zëmirë “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë ishte Nimon Arifaj, ish-ushtar i Kosharës. Sugjerimin për ta bërë me shtëpi ushtarin në fjalë e dha ish-Komanda e tij. Kryesia, në konsultim me anëtarësinë, aprovoi sugjerimin e eprorëve të Kosharës dhe aksioni filloi.

Ndonëse aksionet e Shoqatës janë në vijmësi, anëtarësia e Shoqatës, mërgimtarët bashkëkombas vendorë, nuk mund t`i përballojnë të vetëm. Andaj, kryetari Osman Ferizi, me bashkëpunëtorë, ka zgjëruar rrethin e vullnetarëve solidarë përtej Pfaffenhofenit, si në: Mynih, Starberg, Rosenheim, Wiesbaden, Mannheim, Landshut, Ludwigshafen, Koblenz, Stuttgard dhe qendra tjera, ku punojnë e jetojnë miq e dashamirë të veprimtarëve të Shoqatës. Në një kohë rekorde u tubuan 24.500 euro, duke përshpejtuar dorëzimin e çilsave të shtëpisë ish-ushtarakut të Kosharës, Nimon Arifaj.

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” vlerëson lart kontributin vullnetar të mërgimtarëve. Ajo mendon dhe vepron për koston, çmimin më të lirë të mundshëm për realizimin e një aksioni, pa e dëmtuar fare cilësinë e objektit. Për kryerjen e disa punimeve anësore, qoftë sigurimin e lëndës drusore; të gurëve dhe të rërës; bërjen e projektit, angazhon bashkëvendorët, të cilët ndihmojnë vullnetarisht, pa shpërblim.

Gjithashtu, Kryesia e Shoqatës, nën përkujdesjen direkte të kryetarit Osman Ferizi, kontrakton firma vendore, të cilat, duke vlerësuar nismën solidare humanitare të mërgimtarëve, për ta bërë skamnorin me konak, shtëpi, punojnë pa asnjë përfitim, vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e domosdoshme, siç janë pagesa e punëtorëve dhe të tjera.

Përfundimin e një aksioni në Raishe të Deçanit, e pason nisma për ndërtimin e një shtëpie tjetër, tashmë, në fshatin Semaj të Kaçanikut, gjithashtu për një ish-luftëtar të Kosharës, Jeton Xhemajl Hasanit. Sugjerimi, kërkesa për këtë aksion është bërë nga ish-luftëtari dhe asamblisti i Kuvendit komunal të Deçanit, Bekë Osmanaj.

Shoqata “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë, veprimtarinë e saj humanitare e dëshmon edhe në degëzime tjera. Me 400 euro është ndihmuar Klubi Futbollistik “FC Kosova”, në Mynih; ndërsa me 300 euro është ndihmuar ushtari i UÇK-së Ali Mehmet Hoxha, nga fshati Budakovë i Suharekës. Më 2.500 euro do të ndihmohet një ushtar tjetër i UÇK-së, Ismet Kyçyku, në lagjën “Arbana” të Prizrenit. Këtë ndihmë e ka sugjeruar dhe motivuar anëtari i Kryesisë të Shoqatës, Azem Daka.

Harmonia ndërfetare – traditë e shqiptarëve

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë, e përbërë nga Osman Ferizi – kryetar, Gazmend Dashi – nënkryetar, Zymer Zeneli – arkatar, Mustafë Shala, Azem Daka, Ardian Ndreka, Rafet Mehmeti, Shemsi Haziri, Ymer Graiçevci, Shaban Muli, Selman Syla, Maxhun Smajli- anëtarë, është unike, e njëmendjeje në marrjen e vendimeve për veprimtaritë e Shoqatës. Dikur, Shoqata shfrytëzonte bujarisht lokalet e Kishës Protestante, ndërsa tani ka siguruar një lokal me hapësirë të bollshme me qera mujore.

Shoqata bashkëpunon me të gjitha institucionet fetare, qofshin ato shqiptare, gjermane dhe të popujve tjerë, me rezidencë në Pfaffenhofen dhe qytetet tjera në Republikën e Bavarisë. Në veprimtaritë, manifestimet e ndryshme të Shoqatës, janë pjesëmarrës klerikët e konfesioneve, besimeve të ndryshme. Ata ftohen në tribunë dhe japin mesazhe paqeje, harmonie dhe dashurie ndërnjerëzore, pavarësisht ndryshimeve në formën e besimit, gjuhës, racës, gjendjes ekonomike të popujve. Shoqata ka organizuar takime – debat lidhur me polarizimet, ekstremizmin fetar në shoqërinë e përbotshme njerëzore, si profilakësi, parandalesë për mjedisin shoqëror vendor.

Shoqata shqiptaro – gjermane “Sali Çekaj”, në Pfaffenhfen të Bavarisë, në kuadrin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me administratën komunale dhe institucionet fetare vendore e më gjerë, dy vjet më parë parashtroi kërkesën, bindshëm të motivuar, për vendosjen e bustit të Nënës Tereze, të kësaj Nëne të përbotshme e hyjnore, në Kompleksin e Kishës Katolike në Pfaffenhofen të Bavarisë. Kjo kërkesë, sa fisnike e njerëzore, aq edhe atdhetare, e Shoqatës është pranuar dhe aprovuar më 17 qërshor 2014. Ndihmesë të pashoqe për këtë ka dhënë edhe Prifti Faulhaber, tashmë, i ndjerë. Ndjesë pastë! Shoqata e kujton me respekt e admiratë dhe lutet për prehjen e Tij në paqen hyjnore! Shoqata ka hartuar planin për realizimin e këtij projekti dhe aksioni të shënuar.

Shkolla shqipa – kërkesë legjitime

Në një takim me ministrin e Diasporës në Mynih, autori i këtij shkrimi shprehu shqetësimin për nivelin e përtokshëm të Shkollës shqipe në Mërgatë. Madje, duke shprehur keqardhje të skajshme për krahasimin, bëri pyetjen shokuese: ” A e dinë Ministri me bashkëpunëtorë se Mësimi në Gjuhën Shqipe në Mërgatë, ka qenë shumë më mirë i organizuar dje, nga ish-Jugosllavia, se sa sot nga shteti i Kosovës së lirë”! Thonë se e vërteta vret shumë dhe ministri në fjalë u hodh “si zorra në prush”, reagoi ashpër e pamatshëm, se “nuk e dua Jugosllavinë me ma lye edhe me ar”, por pa mundur për ta demantuar një të vërtetë absolute.

Përkeqësimi i Shkollës Shqipe në Mërgatë ka filluar në vitet `90-a, duke u stërkequr pas çlirimit të Kosovës, edhepse duhej të ndodhte e kundërta. “Tani e keni shtetin e Kosovës dhe kjo është përgjegjësi e administratës shtetërore”, – thonë organet lokale e qendrore në shtetet ku punojnë e jetojnë shumë mijërat e mërgimtarëve shqiptarë. Kjo është edhe pengesa bazë për klubet e shoqatat shqiptare në Mërgim, të cilat nuk arrijnë ta bëjnë organizimin e pavarur, pa ndërhyrjen e organeve kompetente të Kosovës.

Mërgimtarët e Pfaffenhofen-it, të organizuar në Shoqatën e tyre zëmadhe “Sali Çekaj”, me kohë kanë kërkuar hapjen e Shkollës shqipe, me mësim plotësues në gjuhën amëtare, sepse numri i nxënësve shkollarë është rritur, shumëzuar. Por, heshtja nga Atdheu ka vazhduar, duke mos e marrë në konsideratë kërkesën në fjalë ose, më sakt, duke premtuar dhe mosrealizuar.

Ndërkohë, Shoqata ka vepruar njëanshëm, duke angazhuar fëmijtë, nxënësit shkollarë në folklorin burimor kombëtar: këngë, valle dhe recitime. Mësimin, ushtrimin e fëmijëve e bëjnë dy anëtarët e kryesisë të Shoqatës: Shemsi Haziri dhe Gazmend Dashi. Grupi artistik i fëmijëve shqiptarë merr pjesë në organizimet kulturore të qytetit, në shkolla, në manifestimet kishtare e tjera. Përfaqësimin dinjitoz e bën në emër të kulturës kombëtare shqiptare.

Festat kombëtare e shtetërore – relaksim për mërgimtarët

Kosova e lirë, qoftë edhe pjesërisht, ka shpenguar, në një masë, shpirtin e mërgimtarit, për të festuar hareshëm, për të gëzuar edhe në mërgimin e largët. Festat kombëtare e shtetërore janë një relaksim dhe organizimi i tyre publik është i mezi-pritshëm nga të gjitha moshat. Më se shumti u gëzohen këtyre festave fëmijtë dhe bota femërore shqiptare, e cila, edhepse jeton në civilizimin, qytetërimin kulmor botëror, përsëri pjesën më të madhe të kohës gratë e kalojnë në shtëpi.

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, i njeh këto dëshira të mërgimtarëve, andaj edhe organizon festimin publik, në sallë, me pesëmarrjen e fëmijëve në programin artistik dhe të këngëtarëve të muzikës popullore. Pjesë e programit, me shoqërimin koral të disa këngëve të bujëshme dhe në vallëzimin masiv bëhet edhe publiku. Dhe, kjo hare zgjatët në kohë, në shumë orë. Por, gratë e vyeshme mërgimtare janë të gatshme të gatuajnë dhe të sjellin ushqimet e lloj-llojshme të kuzhinës tradicionale shqiptare, të cilat gjithëherë pëlqehen nga mysafirët vendorë – gjermanë, të pranishëm në festat tona.

Ngritja e Flamurit në Vlorë- kryefestë kombëtare

Festa e Flamurit kombëtar, e pavarësisë të Shqipërisë, mbylli serinë e manifestimeve për vitin e shkuar. Interpretimin e Hymnit Kombëtar e bënë vajzat: Rinora Hoxha dhe Kolesa Hysenaj. Moderatorja rinore, Fjolla Haziri, e lindur dhe e rritur në këtë mjedis, nga prindër të mrekullueshëm dhe veprimtarë të palodhur, realizoi suksesshëm moderimin e kësaj mbremjeje festive. Anëtari i Kryesisë, Shaban Muli, në hapje të manifestimit, përshëndeti mysafirët dhe mërgimtarët e pranishëm në sallën festive, të dekoruar dhe të zbukuruar për ngjarjen më të shënuar historike.

Fjalën e rastit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Flamurin Kombëtar, për datën e shënuar kombëtare e historike, e mbajti anëtari i Kryesisë të Shoqatës, poeti nga Kishna Reka e Drenicës, Selman Syla. Ai përvijoi shkaqet, rrethanat dhe aktorët e realizimit të pavarësisë dhe të ngritjes të Flamurit të Skënderbeut nga plaku urtak vlonjat Ismail Qemal Vlora.

Mërgata shqiptare i ka heronjtë e vetë, i ka veprimtarët veteranë, të cilët, të ngulitur në trojet e huaja, në vitet `70-a, si djem të rinj, kanë mbetur gjithnjë aktiv edhe sot në moshën tej 70 vjeçare. Ata, zakonisht, nuk mungojnë as në raste gëzimesh, festash, por as në hidhërime në mjediset ku vepron Shoqata. Kësaj radhe munguan me arsye veprimtarët veteranë: bacë Nikollë Skeli, i cili kishte mort në familje dhe bacë Mehmet Koka, i cili u ndodh në Atdhe. Por, ata u bënë të pranishëm me telegramet që i dërguan asaj mbremjeje festive Shoqatës “Sali Çekaj”, me urimet më të mira për të pranishmit, duke shprehur pengun e madh që mungonin, për herë të parë, në kremtimin e kryefestës, siç është ngritja e Flamurit Kombëtar, tej një shekulli më parë, në Vlorën tonë historike.

Programi festiv vazhdoi me recitimin e Era Kolgecit “Vlora nuse”. Pastaj, vargje të përzgjedhura nga “Gjuha jonë” e Naimit dhe “Lahuta e Malsisë” të Fishtës, interpretuar nga Vlera Kolgeci, Rinora Muli dhe Adriatik Daka. Grupi i fëmijëve mbylli pjesën e parë të programit me “Vallja e Pavarësis” dhe “Vallja e Burrave”, me regji dhe skenim nga Gazmend Dashi e Shemsi Haziri.

Në pjesën e dytë të programit protagonistë janë këngëtari Shefqet Rexhepi dhe Mirëjeta Selimi, nën shoqërimin muzikor të sinistit Afrim. Ndërsa vallëzimi ka autorësi të përbashkët – publikun, me dominim të dukshëm të botës femërore.

Shoqata “Sali Çekaj” bashkëpunon me Shoqatat simotra

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, me kryetar Osman Ferizin, u kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me shoqatat simotra të Mërgatës dhe në veçanti të atyre që veprojnë në hapësirat e Bavarisë. Njëra nga këto është edhe Shoqata “Rrufeja” e Mosburgut. Në mbremjen festive të Flamurit, kjo Shoqatë prezantoi praninë e saj me kryetarin Shaip Buleshkaj, nënkryetarin Naim Haxhijaj, anëtarin e kryesisë Arif Arifaj dhe Luan Haxhijaj, të cilët shoqëroheshin edhe nga familjet e tyre.

Spontanisht e natyrshëm vallëzimi u kthye në një spektakël artistik burimor. E reja shtat-selvi, Majlinda Haxhijaj, nga Shoqata “Rrufeja”, e veshur me fustanin-flamur, të dizanjuar në Kosovë, tërhoqi vëmendjen e publikut numerikë. Majlinda, e shoqëruar nga e motra Arlinda, kushërira Eglantina Haxhijaj dhe simotra tjera, vajza e nuse, si dhe djem e burra masivë, i dhanë sharm dhe hijeshi mbremjes festive.

Shoqata ka një bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimtarive me aktivin simpatik të LDK-së të Starnbergut. “Edhepse e shtunë, punova deri në orën 20.oo, sepse gjermanët duan respektim të orarit të punës. Një orë bëra për të dalë nga qyteti i Mynihut dhe për të ardhur në Pfaffenhofen. Kryesia dhe anëtarësia e Shoqatës “Sali Çekaj” janë të organizuar mirë dhe po bëjnë punë të mbara për Kosovën. Prandaj, në respekt të kësaj Shoqate erdha për të festuar së bashku, edhepse tri orë me vonesë”, – thotë Afrim Mulaj, njëri nga donatorët në të gjitha aksionet që ka ndërmarrë Shoqata e zëshme “Sali Çekaj” në Pfaffenhofen dhe aktivi i LDK-së në Starnberg të Bavarisë.

Figurë të shkëlqyer, në mbremjen festive, bëri një grup djemësh nga Ingolstadt-i. Përgjatë gjithë mbremjes ishin gazmorë dhe aktiv në kërcim, vallëzim dhe shoqërim të këngëtarëve. Nga porosia e këngëve luftarake dhe të trimërisë, mësuam se ishin nga Drenica. Edhe atëherë kur këngëtari përshëndeti për fund të kremtimit, djemtë e Drenicës shtruan “sofrën”, për të vazhduar me këngë dhe valle. Këngëtarët dhe publiku u “dorëzuan”, për të vazhduar ahengun, muzikën.