All posts by A.D.

A do të hetojë Prokuroria “Kullën” e Jakup Krasniqit?

Duket se Prokuroria e Shtetit më në fund do të nis hetimin lidhur me prejardhjen e pasurisë së dyshimtë të personave publikPas akuzave publike të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli në drejtim të ish kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi lidhur me shtëpinë e tij prej 500 metrash katrorë, Prokuroria do të merret me këto deklarata dhe do të hetojë prejardhjen e pasurisë.
Edhe Shoqëria Civile ka kërkuar hetim lidhur me pasurimin e shpejt të disa ish krerëve të UÇK-së, në mënyrë që të dihet e vërteta e prejardhjës së pasurisë.
Prokuroja Laura Pula ka thënë të enjten se Prokuroria do t’i shqyrtojë deklaratat e fundit në 35 të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe zëvendëskryeministrit në largim, Behgjet Pacolli, të cilët këto ditë akuzuan njëri-tjetrin për korrupsion dhe veprimtari të tjera të paligjshme.
Pula ka thënë se të gjithë ata që kanë fakte për kallëzim penal duhet t’i paraqesin ato në prokurori, porse nëse ka bazë për ndonjë vepër, sipas saj hetimet i fillon vet prokuroria.
“Deklarimet e kryeparlamentarit dhe zëvendëskryeministrit do t’i shqyrtojmë, mirëpo secili që ka argumente a pretendime të ushtrojë ndonjë kallëzim penal, mund ta bëjë këtë, jo në 35, por duke iu
adresuar prokurorisë”.
E kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli pati kërkuar nga Prokuroria që menjeherë të hetojë pretendimet e Krasniqit që Pacolli “e kishte blerë postin e presidentit”.
Në anën tjetër, Jakup Krasniqi është akuzuar për shtëpi në vlerë prej 1 milion eurosh të ndërtuar në mënyrë jo të ligjshme.
Pacolli, i cili kishte mohuar akuzat e Krasniqit, duke e ftuar atë të tregojë si e ka fituar pasurinë e paligjshme dhe me të kujat para e ka ndërtuar shtëpinë njëmilionëshe.

Fshati më i mirë në botë, Grija ime e dashur

Nga Zeqir Lushaj (NJ, USA, 2 Maj 2014)Në sofër thyej bukën e misrit,
Pjekur aq mirë me saç e çerep,
Avulli i saj më sjell kënaqësi,
Si këngët e nënës kur isha në djep.
Mendoj me copën e bukës në dorë,
Po harrova ndonjëherë o misër,
Që trupin e rrita me ty,
Kam humbur diçka nga emri NJERI!
Puna më solli në Kryeqytet,
Në pallat buzë Lanës kam shtëpinë,
Mos më quani të ndarë nga fshati i largët,
Nga bjeshkët e mia ku ruajta bagëtinë.
Po të jetë nevoja prap e kapi krrabën,
Bagëtinë të ruaj, nuk më vjen zor,
Ndryshe mos më quani djalin tuaj,
Kam humbur shumë nga emri MALËSOR!
Kur të harroj ty, o fshat i largët,
Po të ndenja larg pse u bëra”qytetar”,
I tepërt do jem edhe në qytet,
Kam humbur shumë dhe si SHQIPTAR !
./.
Tiranë, 1978
-Nga libri Hija e vendlindjes”, faqe 61-62-

PAPA GJON PALI II… PËRBALLË GJERGJ KASTRIOTIT …

Nga Fritz RADOVANI
25 Prill 1993… Shkodra Ringjallet!Një varg i pafund njerëzish lidhë aeroportin e Rinasit të Tiranës me Kishën Katedrale të qytetit të Shkodrës së rindërtueme….
Janë rreshtue katunde e qytete, asht rreshtue Kruja, Kurbini, Mati, Sapa, Zadrima, Troshani e Lezha e Misionarëve, Fishta e Mjeda, Fushat e Nënshkodrës, Trushi, qendra e Argjipeshkvit të Shkodrës, Shirqi, e deri në Velipojë, me të gjitha ngjyrat ku janë ma të bukrat e kostumit kombëtar, me fëtyrat e qeshuna e të zbukurueme nën rizën Zadrimore dhe të Bregut të Bunës, lidhë dora-dorës me malësorët e Mbishkodrës e deri tek xhubletat e ruajtuna ndër shekuj për këte ditë, të shoqnueme nga çakçirët e burrave të Kelmêndit, Hotit, Grudës, Rrafshit të Dukagjinit e shka merr syni prej Majës së Hekrave e në Fushë të Kosovës, tue fluturue nga Prishtina, Shkupi, Brukseli, Mynihu, Zvicrra, Detroidi, Washingtoni, New Yorku e ku ka Shqiptarë, sot janë të gjithe së bashku lidhë një bese nën një Flamur, në Kryeqytetin e vjetër të Ilirisë…. Janë në zemrën e tyne të dishrueme përsa dekada sot gjerdan rreth qafës së Rozafës, që kryet ka ngritë naltë e në kreni të gjakut derdhun me trimni nga Martirët e Kombit të Saj, me sy të përlotun gëzimi e përmallimi vështron nga gërmadhat e thëmelëve të vjetra të mbytuna nga rrjellat shekullore të Drinazës, përzi me shkumben e përgjakun të Kirit që sjellë prej Dukagjinasve lajmin që kushtrim ndër male sot kanë lëshue, tue plasë me duhinë e tyne murët e vjetra të kalasë Drishtit plak e, tue rrokollisë shkambijë prej majës së Cukalit e Maranajt …., këtu mblidhuni,…bre Burra…kushtrim!
Në qiellin pranveror që shndritë ma fort se kurrë asht shpalosë Veli Papërlymë i Nanës së gjithë Botës, asht Nanë Tereza, prej Lindjes së largët që me duerte e Saja të bashkueme e të vizatuna sot lutët për né:
“O Zot, hiqi mallkimin tand Shqipnisë!”…
Tallaz përzi asht Liqeni i Shkodrës, Buna, Kiri, Drinaza, që në gjiun e vet shtërngojnë për parzëm Eshtnat e tretuna nga barbarët ndër rrjellat e tyne të kullueme, mbushë me brilante të ruejtuna ndër fletët e krahëve të hapun të Shqipës Dykrenare që me madhështinë e Sajë, Ajo sot rrokë për gjoks një Burrë:
Asht Papa Gjon Pali II….
Edhe ngjyra e bukur drandofille që sot ka stolisë pamjën Burrnore të Tij, tregon freskinë e fisnikinë e Shpirtit të thithun nga ngjeshja e buzëve për Tokën Arbënore, të thame si Nana për të Birin e vet tue pritë këte ditë që në vitin 1464…
Dy duert e bekueme të mbështetuna për Té e tërhiqen me forcë për mos me e lëshue ma këte Trim…. Jo, jo, kurrma s’përsëritët historia….
U realizue andrra e shekujve të shkuem!…
Plot gati mbas 530 vjetësh në Shqipni asht Papa Gjon Pali II.
Një Kunorë Lavdije të Martirëve të Kombit që ranë për Fé e Atdhe, ka krah’ e qafë dhe në dorë mban Palmën e Paqës…
Ecë, mbi gurët e gërmadhave të Tokës së braktisun…tue i Bekue!
***
Vjen muzgu i asaj dite të lume… Yjët kanë fillue me shndritë….
Në sheshin ma të madh të Shqipnisë, mu në qendrën e Sajë mes brohoritjeve e duertrokitjeve të Fitorës, sande, si t’ishim një shkamb që s’thërmohet ma thërrasin mbi 150.000 Katolikë, Myslimanë, Ortodoksë, të gjithë vëllazën të një truelli Arbënor:
Rrnoftë Papa Gjon Pali II-të!..
E, qé, pra,…. Erdhi Ajo Ditë e shumëpritun e Historisë!
Takohën Dy Burra!
Njeni me shpatë të futun në kllef e, Tjetri me Kryq në krahnor!
Asht Skenderbeu përballë Karol Vojtilës!
Asht Shqiptari përballë Polakut që paqë nuk ban me hasmin tonë!
Asht Atleti i Krishtenimit përballë Atletit mbarë Njerëzimit!
Asht i Zoti i shtëpisë që dorën i shtrinë mikut që puthi Tokën tonë!
Hajde! Urdhno!..Mirse të ka prue Zoti, Shtëpia asht e Zotit dhe e Mikut!

Mirëse erdhe, o Burr’ i Bekuem! E kryet zatesin njeni me tjetrin bash si atëditë me 12 Dhetor 1466, me Palin e II, në Romën plakë! E dora e rame mbi gjoks tash 500 e sa vjet, ngrihët naltë!…
“Qé, pra, Karol Vojtila! Ky asht Populli i em Shqiptar! E, Ti jé bash Ai Burrë Trim që bashkë me historinë e Botës mbarë, ké sjellë një Epokë të Ré edhe për Atdheun tim! Bijtë e mijë, vêni veshin Këtij Burrë e ndigjoni mirë shka thotë!…Edhe unë dikur…
Këta… ndigjova,.. e, Fitova!..”.
Bije një heshtje në nderim të pritjes së fjalës së Mikut Shekullor! “Shqiptarët, dikur, kur përmendej Emni i Tij u çonin në kambë dhe hiqnin kësulen”….Po, sot? – Sot, Ata kanë në Shtëpinë e moçme Ilire Atë Trim që me fjalën e Tij trandi Botën mbarë….E, prap, sot në kambë!…
Shqiptarët e të gjitha trojeve Arbënore me sy të përlotun e shpresë të sigurt, prap sot ndigjojnë porosinë e këshillen Tande, Atë i Bekuem:
“Zotni President!
Të nderuem zotnijë Autoritete civile, ushtarake dhe fetare!
Vëllazën e Motra Shqiptare, Ju përshëndes përzemërsisht!
Mbas njëdite me një program të ngjeshun me kremtime e takime, të cilat me dhanë mundësinë me prekë me dorën time jo vetëm fenë plot afsh të Bashkësisë Katolike po edhe ngrohtësinë e mirëpritjes së Popullit Shqiptar, ja ku erdhi çasti i ndamjes dhe i prekun thellë me duhët t’ ju la. Në miqësinë që me keni shfaqë kam kuptue se pata të baj me miqë që kishin një zemër të madhe.
Në çiltërsinë tuej pashë kurajon e një demokracie të ré, një demokraci që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, mbas sa vitësh të pafund dhe t’errta të një diktature dhe të një ateizmi mbytës.
Ju falemnderës për mikpritjen! Do të këthehëm në Romë me një kujtim të ngrohtë për vendin tuej të ngulitun në mendjën dhe në zemrën time. Ju falëmnderës!
Erdha mes jush për me përmbushë misionin tim si Mbasardhës i Apostullit Pjetër në shërbim të Kishës Universale, për me ju dishmue besimtarëve Shqiptarë prej shumë kohësh të munduem, solidaritetin e gjithë bashvëllazënve të të njejtit besim, të cilët janë shpërnda në të katër anët e Botës.
Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh:
Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve u sjellë një përshëndetje të përzemërt.
Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore.
Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e Naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar.
Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.
Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohtë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës.
Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërinjtë vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?
Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”. Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për Shtet i cili në emën të një Feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit. Kurse këtu, Shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues.
E gjithë kjo ndodhte në njëkohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzorja”, liria e tyne. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë.
Ju sot keni fitue lirinë në një mënyrë krejt të veçantë të papërgjakun. Jeni ngritë nalt mrekullisht nga një greminë tiranie dhe vdekje. Kur dukëj se po shuhej gati çdo motiv i arësyeshëm besimi zbardhi agimi i lirisë. Rilindi jeta. U ringjall kurajo për me qëndrue, u ndez përsëri drita e shpresës.
Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por asht një dhuratë për të gjithë, sëpse ajo asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtueme ashtu siç duhët, nuk ka për shka ti trembemi asnjë shrregullimi njerëzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, i bashkon me gjithë veçantitë e tyne. Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human.
Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv.
Populli Shqiptar, – dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast,- asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuej dhe në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit. Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm.
Megjithatë, dashnia për Atdheun të cilën Ju e ndjeni të fortë ndër këta çaste, nuk duhët të degjenerojë në nacionalizem intolerant dhe agresiv që sot e kësaj dite, po shkakton viktima dhe po ndezë urrejtje të papërmbajtuna në vende të ndryshme të Botës, madje, dhe jo fort larg nga këtu tek Ju.
Përkundrazi, u shtoftë gjithënjë e ma shumë harmonia në bashjetesë tek Ju. Duhët mësue arti i dialogut dhe i të dëgjuemit kjoftë dhe kur ky art asht i lodhëshëm. Ky asht çmimi i lirisë, ky asht sekreti i progresit të vërtetë moral e civil.
Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës. E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdërueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’u garantohët puna dhe, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia”.
Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun. Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe një gatishmëni bashpunimi. Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë.
Kësaj Shqipnie të posalindun Kisha nuk do t’ua kursejë kontributin e Sajë. Ajo sigurisht nuk harron se misioni i Sajë asht kryesisht fetar dhe do të ketë shumë kujdes për mos me hy në çeshtje thelbësisht politike por, e mbështetun në forcën e Ungjillit Kisha që u ngrit nga Krishti si lajmëtare në Botë, do ta ofrojë ndihmesën e vet kjoftë me pjesëmarrjen në punë të institucioneve të Saja, kjoftë mbi të gjitha, me mbështetjen e Saj në favor të një humanizmi të vërtetë, i cili ngritë përsonin, i pamë ky në Dritën e Zotit dhe i përfshimë në të gjitha dimensionet në qendër të çdo projekti ekonomik, social dhe politik.
Njeriu dhe Zoti nuk janë kurrë në një alternativë dhe nuk konkurrojnë njeni tjetrin. Përkundrazi, njeriu ka një dinjitet të naltë, tamam siç i ka hije një krijese të bame simbas imazhit të Zotit. Njohja e kësaj vlere té çdo njeri do të bajë që edhe ekonomia të gjejë ekujlibrin e drejtë ndërmjet arësyeve të aftësive dhe të spikatjes së solidaritetit dhe do ta çojë kështu, impenjimin politik me një kërkesë përgjegjësie ndaj së mirës së përbashkët, tue ndjekë gjithmonë kërkesat e respektimit ndaj etikës dhe moralit.
Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit! Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës. Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë në vitët e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar. Lé ti ndrisë hapat e Tua dashunia për familjën, shpirti i vëllazënimit, mikëpritja ndaj të huejt dhe vetitë që e dallojnë Popullin Tuej, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të traditave shekullore Shqiptare.
Lé të ushqejë guximin Tand Feja e besimtarëve të Tu në një Zot të vetëm , të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë do ti përkushtohën shërbimit ndaj drejtësisë dhe paqës. E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda vetës hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.
Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…
Erdhi çasti i ndamjës.
Ju përshëndes i prekun thellë në zemër e me mirënjohje që Ju kam pranë.
Përshëndes veçanërisht Presidentin e Republikës, që më përkushtoi një pritje të ngrohtë. I jam mirënjohës për fjalët dashamirëse që më drejtoi. Përshëndes autoritetet civile dhe ushtarake. Përshëndes vllaznit e mijë të Episkopatës dhe veçanërisht ata që pata kënaqësinë Ti Shuguroj sot. Kam dëshirë ti drejtoj një përshëndetje të veçantë Monsinjor Joakim Herbut dhe Ausiliarit Monsinjor Nik Prela; gjithashtu edhe besimtarëve të ardhun nga Shkupi e Prizrêni dhe murgeshave.
Përshëndes ushtarakët e kontingjentit “Pelikan”, të cilët prej muejsh po përpiqen me një dedikim të admiruem në shërbimin humanitar ndaj Popullit nevojtar Shqiptar.
Përshëndes të gjithë Shqiptarët e shpërndamë në të katër anët e Botës. Lus Zotin, që mbi secilin të jetë Dora e Tij dhe e Virgjinës Mari, që këtu lutët me emnin Zoja e Këshillit të Mirë.
Vllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun!
Zoti e ruajtë Atdheun Tuaj! Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën!
Në Emën të Zotit Ju përqafoj e Ju Bekoj të gjithëve!
Mirupafshim! Ju uroj me gjithë zemër: Gjithë të mirat!”
Perkthye nga Prof. Gjon Sinishta, Buletini Katolik Shqiptar, Vol. XIV, fq.171, viti 1993.
University of San Francisco, USA.
Shenim nga Fritz Radovani: Material ii plotë asht marrë nga dorshkrimi i pabotuem F.R.:
“GURËT E THËMELIT” Melbourne 2004.
Melbourne 2014, 25 Prill.

FALI, ZOT, NUK DIJNË ÇKA BAJNË…

nga Arshi PIPA
Profesor Emeritus University of Minnesota, USA

IMZOT VINÇENC PRENNUSHI: In memoriamE kam njohë Imzot Prennushin në burgun e Durrësit gjatë periudhës 1948 – 49. Ai u suell aty nga Seksioni i Sigurimit të Durrësit, mbasi qé torturue ma parë. Kur e prunë, mezi mbahej në kambë. E kishin dërmue tue e rrahë me shkopinj e mandej e kishin varë, lidhë kambësh e duersh, “si nji dash në çengel kasaphanëje”, thonte ai vetë tue ba buzën në gaz.
Imzot Prennushin e vendosën në dhomën nr. 8, që kishte shërbye dikur si xhebehane dhe ku banojshin ma të rrezikshmit: 18 vetë. Unë qillova ngjat tij dhe pata kështu rastin të miqasohesha me té.
Kur gjyqi ushtarak zhvillue në nji dhomë të burgut e dënoi me 20 vjet burgim të randë, fjala e tij e mbrojtjes qé: “Nuk i kam dashtë kujt të keqen. Jam mundue me ba mirë”. Në nji qelë të posaçme ngjitun me xhebehanen ishte ndry Don Anton Zogaj, famullitar i Durrësit. Ai kishte qenë dënue me vdekje, gja që e trishtonte shumë Imzotin. Nuk kam harrue ngazullimin e tij kur nji shok i dorëzoi kapsat e petkut fetar të Don Antonit, lanë dëshmi e martyrizimit të vet.
Mbaj mend nji skenë të devotëshme në infermjerinë e burgut, ku unë u shtrova mbas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermjerinë e burgut gjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermjeri Don Jul Bonattin, famullitar i Vlonës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Imzoti tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.
Përveç se prej asmës, Imzot Prennushi vuente nga nji hernia e randë. Nji ditë rojet e ngarkuen me bajtë trungje prej rrugës poshtë te kodrina ku gjindej burgu. Si Krishti n’ udhën e Kalvarit, ai u përpoq tri herë me rradhë. Por u rrëzue të trija herët, pa shprehë ankim.
Imzot Prennushi vdiq në Mars 1949. Kur i mbylla sytë e etshëm per dritë – ai më pat çekë njiherë frazen e Goethe-s “Mehr Licht !” – kuptova se çfarë drite ai kishte nder mend. Ka njerzë qi besojnë në Pavdekshmëninë e Shpirtit dhe ka të tjerë që nuk besojnë në té. Por asht vështirë me pranue se gjithçka merr fund me vdekjen e trupit kur mendon se ka njerzë qi vdesin per Ideale!
Arshi PIPA
Tiranë, 28 Shkurt 1995.
Kopjue nga origjinali që Autori Prof. A. Pipa, i ka dhurue Fritz Radovanit.
Melbourne, Mars 2014.

Komenti im artikullit të Aurel Dasareti-t

nga Prof. Bejtullah Sadiku

“Për mua është më e mirë një liri e rrezikshme, se sa një robëri e qetë”
Jean Jacques RousseauTitull metaforik i Analizës: “A është gabim ta duash vendin dhe kombin tënd” . Aurel Dasareti

Kjo flet për një atdhedashuri të çeliktë, që s’ka fuqi që mund ta ndal atë që për aq sa e donë vendin e vet, për aq shumëfish është në gjendje edhe ta mbron. Andaj edhe me shumë qartësi metaforike ia bënë të qartë armikut dhe kundërshtarit se: “…Dhe, mos provo edhe njëherë të provokosh shqiptarët ta duan ose të mos e duan kombin dhe vendin e vet, përndryshe…unë do buzëqeshi gjithë rrugës për në funeral”.

Kjo flet se: do mposhtesh, do humbësh, do zhdukesh. Pse? Sepse unë jam me moral më të fuqishëm, sepse mbroj pragun e shtëpisë, sepse i dal zot vendit tim, sepse padrejtësisht sulmon kombin tim, sepse…sepse e dua lirinë e vetit dhe të vendit tim. Andaj,ndryshe kjo flet se: sulmuesi është gjithmonë humbës, kurse mbrojtësi fitues.

Historitë luftarake, (për të cilat shpesh ka folur e shkruar ztr. Aurel Dasareti, që është edhe ekspert i këtyre fushave e lamive), kanë treguar se: liria asnjëherë nuk dhurohet, por ajo fitohet dhe mbrohet. Kur kanë qenë në pyetje të cenuarit e lirisë dhe të drejtat e kombit dhe vendit, populli shqiptarë gjithmonë ka qenë unik, i fortë dhe i pa thyeshëm. U ka bërë ballë të gjitha llojeve të luftërave, si ato guerile, frontale dhe speciale.

Kur të bëhemi unik në paqe sikurse edhe në luftë, atëherë vërtetë do ishim një popull i ndritur, si shembull edhe i civilizimit evropian, ngase ashtu e kështu, historikisht jo se veç jemi, por i kemi dhënë pjesën e civilizimit po kësaj Evrope që nga koha e Skënderbeut, ku e cila, nëpër etapat e ndryshme historike del PRO et CONTRA.

E keqja e një trashëgimisë së keqe tek shqiptarët është ajo se, luftën e paqes, të zhvillimit dhe ndërtimit të vendit, e bëjnë disi të çakorduar, të dezorientuar dhe të pa artikuluar e të mbushur me plot bajraktarizëm, nepotizëm, grupime fisnore etj., sa që dalin jashtë vetëdijes së shëndoshë, se vendi edhe me luftën e fituar del i shkatërruar, kurse në liri dhe paqen fituar duhet atë ndërtuar, zhvilluar e përparuar.

Një gjë e këtillë e shtrembërimeve historike, ndodhin edhe sot e kësaj dite nga historian e pseudo shkencëtarë të profileve e orientimeve të tyre të ndryshme, ku ndodh që të gjejnë mbështetje aty këtu edhe nga ndonjë X apo Y shqiptarë, duke shfrytëzuar naivitetin e tyre marionetë për interesa të ngushta personale. Por, falë shkencës së mirëfilltë kombëtare shqiptare të nivelit të shëndosh kombëtar, këto anomali kritikohen dhe llogariten si anti shkencore, duke ndryshuar më vonë qëndrimet dhe tezat e tyre me kundra librat që i shkruajnë edhe kundër librit të vet të parë për këtë çështje.

Kjo anomali do zhduket njëherë e përgjithmonë, vetëm atëherë kur edhe do arrihet zhvillimi ekonomik, punësimi, standardi jetësorë përafërsisht me atë evropian. Me këta të arritura do ndalet vjedhja, korrupsioni, nepotizmi, migrimi, asimilimi e tjetërsimi i kombit tonë, që për momentin e kemi të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Evropës, Amerikës, Australisë e shumë e shumë vendeve tjera në botë. Kështu ishte para njëqind vitesh, po kështu s´duhet mbetur edhe në shek. XXI.

Mbi të gjitha, ndaj kombit dhe çështjeve kombëtare duhet mbetur përgjegjësia kombëtare ndaj vendit dhe atdheut. Këtë përgjegjësi e kemi të gjithë, por në veçanti obligim e kanë prijësit udhëheqës, nën moton: të mendojnë, praktikojnë dhe zbatojnë reformat e projektuara të zhvillimit dhe ndërtimit në të mirë të vendit.

Ekzistenca, skamja, papunësia etj. etj. bëjnë trysni në masë, e dezorientojnë atë sa që të sillet edhe jashtë normave e rregullave shoqërore e ligjore, herë këndej e herë andej, dil nga një parti-lëvizje e hyrë në tjetrën, mbështet një udhëheqës e dil kundër. Kjo bëhet mu nga ajo që thuhet “skamje” e që “shërohet” në raport me ofertën dhe kërkesën e lekëve ma shumë e më pak, që kushtëzon dhe determinon sa lëvizjen po aq edhe vetë rejtingun individual e partiak, që ngrihet ose pikon kundruall tjetrës si diçka të pa pritur.

Këto janë raportet konstruktive e destruktive të shoqërisë edhe tonën shqiptare, që akoma vuan dhe ngec në këtë raport e aspekt, dëmi i së cilës më së shumti ndihet në shpinën e shumicës popull. Këto janë ato elementet e krenarisë dhe jo krenarisë të shqiptarëve, për të cilën flet imtësisht në analizë edhe vetë Aurel Dasareti. (lexo Analizën, ku e njëjta është botuar në shumë gazeta e mjete prestigjioze elektronike)

Në këtë Analizë, Aureli flet konkretisht edhe për “identitetin kolektiv” dhe “identitetin individual”. Lidhur me këtë dëshiroj të them edhe këtë: se, ne për të ruajtur këtë identitet, duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm ndaj ca kompetencave, sa kombëtare, po aq edhe shtetërore, sa shoqërore, po aq edhe ligjore, sa ekzistenciale, po aq edhe zhvillimore, sa evolutive, po aq edhe progresive etj. etj., ku me vetëdije të lartë dhe shumë parimore, të nderojmë dhe respektojmë në të mirë të të gjithëve.

Me koncepte të këtilla, jo vetëm se mund të mbrohen vlerat pozitive, por ato vlera mund edhe të ndryshohen, shtohen dhe zhvillohen. Leverdia, dobia dhe interesi do jetë dhe takoj gjithë neve, kombit, shoqërisë dhe vendit.

Në këtë analizë, Aureli flet edhe për raportet ndërpartiake, duke dhënë sqarime shumë konstruktive e në mënyrë shumë korrekte ku thotë: “shteti duhet të jetë mbi pushtetin”Qartë. Por deri më sot nga tranzicioni i pluralizmit demokratik, intencat dhe tendencat kanë qenë në anën e kundërt, me dëshirë që “luftën për pushtet ta ngrenë e rrisin mbi shtet” (vrj.ime) gjë e cila është vërtetuar brenda këtyre njëzetë vjetëve që është tentuar të bëhet kjo edhe përmes dhunës, vandalizmit e metodave tjera, vetëm e vetë me marr pushtetin e me dominuar mbi shtetin. Ky ndërrim pozicionesh u bë disa herë, me formulën humb-fito dhe fito-humb, duke harruar se janë pjesë përbërëse e të njëjtit shtet, o u bënë
të “parët e dytë o të dytët e parë” (vrj.ime)

Koha është që edhe kjo vetëdije negative të eliminohet e çrrënjoset nga truri ynë. Acarimi i mëtejshëm i raporteve të dhunshme e në veçanti mosrespektimi i njerëz kundrejt palës tjetër si shqiptarë, pasojat mund të na vazhdojnë si afatgjata, sa që vështirë do të sanohen, eliminohen e shërohen, ku vendin në vend ta çojmë një hap përpara, ne kthejmë dy hapa prapa. Shporta ekzistenciale, në vend të mbushet ajo na përgjysmohet e shprazët. Tani pasojnë revoltat e ndryshme sociale, sa që si pasojë hanë edhe koka të bijve të vet.. Kështu raste patëm dhe të përsëritura gati në të gjitha viset e trojeve shqiptare, ku për teke të interesave të ngushta u viktimizuan pa nevojë e arsye, duke harruar se edhe ata i takonin të njëjtit vend, komb e shtet, pos atij dallimit minimal partiak, i cili dallim ishte normë e rregullave demokratike, kush si donë edhe le të anon apo voton..

Sot nuk ka nevojë me u bërë marionet orthodoks partiak, por as makijavelist i përbetuar!

Respekt!

QASJE E GABUAR DHE ZHURME E TEPERUAR

HASHIM THAÇI NUK PËRFAQËSON UÇK-NË

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Pothuajse, asnjëri nga të nominuarit në akuzën e Marty-së, nuk kanë qenë pjesë faktike e UÇK-së, e luftës në Kosovë, përfshirë këtu edhe njëshin e akuzës – Hashim Thaçin. Ata, duke qenë pjesë e LPK-së, (Lëvizja Popullore e Kosovës), me ideologji të mykur komuniste staliniste, e cila kishte protestuar nëpër Evropë kundër rrëzimit të Murit të Berlinit dhe të bashkimit të dy Gjermanive; kundër pluralizmit politik dhe përmbysjes të komunizmit në Shqipëri; nuk i kishte njohur institucionet paralele e legale dhe Presidentin e Kosovës, të zgjedhur nga populli në vitet ’90-a; nuk kishte kontribuar në asnjë Fond legal për Kosovën; kishte aprovuar dhe ndihmuar kalljen e Shqipërisë nga falangat komuniste në vitin 1997, duke e përshëndetur marrjen e dhunshme të pushtetit; kishte aprovuar dhe ishte mjaftuar me një autonomi të zgjeruar për Kosovën, duke e lënë, sërishmi, nën Serbi; kishin festuar vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe të tribunit të demokracisë shqiptare Azem Hajdari; kishin sharë e mallkuar Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova dhe ishin lutur për likuidimnin e Tij nga pushtuesi, madje edhe në liri, nga vetë ata, duke e gjuajtur me tritol dhe armë të rënda në rrugë dhe shtëpi.

Zhurma shurdhuese, madje korale, 35le, institucionale, partiake e private është sa e padobishme, po aq kontraproduktive dhe neveritëse, lidhur me raportin e Dick Marty-së. Eshtë një qasje tërësisht e gabuar e trajtimit të një akuze, e cila, në fakt, bëhet ndaj një grupi njerëzish, me emra dhe mbiemra, por që mëton të përgjithësohet, për ta inkriminuar luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Çuditërisht, për këtë përgjithësim dhe inkriminimin fatal të UÇK-së, të luftës tonë të shenjtë, po kontribuojnë njëzëshëm të gjitha institucionet dhe partitë shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe diaspora shqiptare në tërësi, me qasjen e zhurmëshme servile dhe hipokrite, duke e shtrembëruar historinë më të re të Kosovës tonë.

Rreziku

Sulmi frontal, idiotesk e banal, sa vetëm akuza e pederastisë mungon për Dick Marty-në, nuk përbën thelbin e demantimit serioz dhe të kualifikuar, që meriton problemi i shpërfaqur botërisht, pasojat e të cilit mund të jenë të paparashikueshme.

Reagimi i parë zyrtar që duhej bërë ndaj këtij raporti dhe autorit të tij Dick Marty-së, do të duhej të jipej pozita dhe roli i vërtetë i të akuzuarit të parë Hashim Thaçi, në luftën për liri të popullit të Kosovës.

Qasja e drejtë dhe reale duhej të ishte lokalizimi dhe minimizimi i akuzës, duke e spostuar dyshimin dhe fajësinë e mundshme nga përgjithësia, tek veçantia, pra, nga UÇK-ja tek grupi, i cili, realisht, nuk përfaqëson UÇK-në.

Pothuajse asnjëri nga të nominuarit në akuzën e Marty-së, nuk kanë qenë pjesë faktike e UÇK-së, e luftës në Kosovë, përfshirë këtu edhe njëshin e akuzës – Hashim Thaçin. Ata, duke qenë pjesë e LPK-së, (Lëvizja Popullore e Kosovës), me ideologji të mykur komunisre staliniste, e cila kishte protestuar nëpër Evropë kundër rrëzimit të Murit të Bërlinit dhe të bashkimit të dy Gjermanive; kundër pluralizmit politik dhe rrëzimit të komunizmit në Shqipëri; nuk i kishte njohur institucionet paralele e legale dhe Presidentin e Kosovës, të zgjedhur nga populli, në vitet ’90-a; nuk kishte kontribuar në asnjë Fond legal për Kosovën; kishte aprovuar dhe ndihmuar kalljen e Shqipërisë nga falangat komuniste në vitin 1997, duke e përshëndetur marrjen e dhunshme të pushtetit; kishte aprovuar dhe ishte mjaftuar me një autonomi të zgjeruar për Kosovën, duke e lënë, sërishmi, nën Serbi; kishin festuar vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe të tribunit të demokracisë shqiptare Azem Hajdari; kishin sharë e mallkuar Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova dhe ishin lutur për likuidimin e Tij nga pushtuesi, madje edhe në liri, nga vetë ata, duke e gjuajtur me tritol dhe armë të rënda në rrugë dhe shtëpi.

Bastardim

Ky soj bastardh i ideologjisë sllavo-bizantine u dyndën në Tiranë, nga diaspora dhe Kosova. Pushtetin në Shqipëri e kishin komunistët. Ardhacakët e Lëvizjes dhe vendorët e kuq në pushtet, ngjasonin në ideologji e mendime si me nda një bajgë përgjysmë. Ata donin të përfitonin nga situata e krjuar në Kosovë, pa hyrë vetë fare në luftë, synonin marrjen e pushtetit, me ndihmën e komunistëve, tashmë, në pushtet në Shqipëri. Dhe, ashtu u bë. Presidenti i atëhershëm, Rexhep Mejdani me shokë, pasi nuk arriti ta bëjë pjesëmarrës në batakçillëqet e tij dr. Rugovën, kompozoi Qeverinë e Përkohëshme në Tiranë, për ta katapultuar, pas çlirimit, në Kosovë, duke mos përfillur asnjë normë, asnjë etikë morale e ligjore.

Pjesë e kësaj qeverie ishin edhe kuadro të SHIK-ut, të themeluar nga sigurimsat e filosllavit Enver Hoxha, të veshur si “diplomatë”, në ambasadat shqiptare në Perëndim, qysh në vitet ’80-a. Kjo qeveri – bandë u sul si e babëzitur në shfrytëzime dhe uzurpime të paligjshme të pasurisë shtetërore, shoqërore dhe private si dhe në vjeljen e dhunshme dhe masive të reketit, gjobave, haraçit. Pasuritë e tyre përrallore u rritën në proporcionin gjeometrik, marramendës dhe krejt të kundërligjshëm. Nga krahasimet e bëra të pasurive të zyrtarëve të Shqipërisë me ata të Kosovës, rezulton se tek të parët numrat janë, kryesisht, 5 dhe 6 shifrorë, kurse tek të dytët arrin në 7 shifrorë, pra në miliona, edhepse të parët kanë dy dekada në politikë, ndërsa të dytët vetëm një dekadë. Realisht, të dy palët kanë pasurim të egër, po të kemi parasysh ardhjen nga sistemi komunist, zero trashëgiminë dhe rrogat, relativisht, të ulëta, në raport me zyrtarët evropianë.

Pse nuk përfaqëson UÇK-në Hashim Thaçi?

Sepse ai dhe shokët e tij të akuzuar, nuk e kanë krijuar, nuk e kanë organizuar, nuk e kanë drejtuar UÇK-në dhe aq më pak, nuk kanë luftuar, sepse fizikisht kanë munguar përgjatë luftës në Kosovë. Dhe, kjo është sa bindëse, aq edhe e mjaftueshme për të vërtetuar se Hashimi me shokët e akuzuar nuk janë pjesë e luftës. Rrjedhimisht, Hashim Thaçi nuk mund të identifikohet, as teorikisht dhe aq më pak praktikisht, me UÇK-në, madje në asnjë rast e rrethanë: as me luftën praktike dhe as me drejtimin politik të saj.

Tirana zyrtare komuniste okupoi dhunshëm Redaksinë e Televizionit për Kosovën, njësoj siç kishte vepruar Serbia pushtuese, vite më parë, me Raditelevizionin e Prishtinës. Kjo Redaksi Televizive ishte burim i vetëm informacioni për shqiptarët e kudondodhur. Nëpërmjet saj lansoheshin trillimet alla komuniste, denigrimet, shkarkimet, emrimet, komunikata gjithfarëshe, si ajo numër 59, ku bashkëçetanikët luftëtarë të kryeçetanikut Adem Jashari akuzoheshin si bashkëpunëtorë të policisë pushtuese. Presidenti Rugova quhej tradhtar, pikërisht, në kohën kur ishte marrë rob nga forcat pushtuese, nga zëdhënësi i Mejdanit – Jakup Krasniqi, i cili mrizonte në një vilë të Tiranës dhe vjellje të tjera të llumhanës komuniste. Skema e organizimit të propagandës ishte e gatshme, ajo e viteve ’40-a, e kohës të luftës në Shqipëri. Tirana zyrtare emroi Hashim Thaçin Komisar Politik të UÇK-së dhe Jakup Krasniqin zëdhënës të UÇK-së!

Të dy këta “luftëtarë” jetonin, përkatësisht, në Hotel Rogner dhe në vilat e bllokut, ndërsa Azem Syla, fillimisht, ishte strehuar në një apartament, ngjitur fushës sportive studentore. Edhe “luftëtarët” të tjerë kishin zënë mjedise të rehatshme dhe xhepat e fryrë me markat e bollshme. Tirana zyrtare kushtëzoi edhe drejtimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe të gazetës të saj “Zëri i Kosovës” nga njeriu i saj, shtetas i Shqipërisë! Pra, gjithçka po centralizonin dhe rreptësisht e kontrollonin. Këta zotërinj shpifarakë akuzonin luftëtarin e Kosharës Sali Çekaj se “po blenë ushtarë kafeneve të Tiranës”, ndërkohë që ai lëvizjet e rastit i bënte me paratë e fëmijëve të tij që u jipte “Sozialamt-i” gjerman dhe, herë-herë, i ndihmuar nga ndonjë shok. Kryeministrin në ekzil dr. Bujar Bukoshin e akuzonin pse nuk kthehet Qeveria në Kosovë. Ndërsa për Presidentin Rugova thonin se deri sa po rrinë në Prishtinë, është njeri i Beogradit!

Hashimi me shokë ishin ilegjitim në Rambuje, nuk përfaqësonin askënd

Një shtab zonal caktoi rezidencën në Dragobil. Kuadri vendor sikur nuk e arsyetonte që urdhërat dhe këshillat të vinin nga larg, diku në Evropë apo Tiranë. Dhe, mosmarrëveshjet eskaluan deri në atë masë sa Shtabi i ashtuquajtur i Përgjithshëm i UÇK-së me Komisarin Politik dhe Zëdhënësin me shokë jashtë Kosove, nuk njiheshin reciprokisht. Për habinë tonë, pretenduesi për të qenë kryesues i delegacionit të UÇK-së në Rambuje, Hashim Thaçi, i cili fliste në emër të shtabit, të cilin as që e kishte konsultuar për ekipin pjesëmarrës, ishte i paligjshëm, sepse ai shtab nuk e njihte as si anëtar të tij të thjeshtë!

Numri i luftëtarëve në Kosovë, që Hashimi vetëquhej komisar politik i tyre, i shprehur në përqindje, sillej nga 2 deri në 5 %. Ky ishte i tërë roli dhe përfaqësimi faktik i Hashim Thaçit në UÇK-e. Të bëmat tjera të lidhura me UÇK-në janë eterike, të lëshuara nga Radiotelevizioni komunist i Tiranës dhe, rrjedhimisht, janë fiktive, ashtu siç janë të tilla edhe bëmat e Jakup Krasniqit dhe të grupit të akuzuar nga Dick Marty-ja, i cili, qëllimisht, don t´ia vesh UÇK-së të njëmendët, e cila numëronte nga 95 deri 98 % të numrit të luftëtarëve.

Qëllimi diskreditues ndaj shqiptarëve

Pikërisht, këtu zë fill edhe dyshimi i madh i akuzave të Dick-ut ndaj Thaçit me shokë, qëllimi jo hetues i grupit të akuzuar, por diskreditues i shqiptarëve dhe i luftës të tyre të drejtë. E themi këtë, sepse grupi i akuzuar nga Dick-u pretendonte se përfaqëson vetëm disa grupe luftëtarësh, që assesi nuk arrijnë kuotën që do ta përligjte emërtesën ushtri! Këtë të vërtetë e dinë edhe miqtë e Dick-ut, nga të cilët, siç merret vesh, ka adresën burimi i të dhënave. Dhe, miqtë e tij dinë shumë për luftën, më sakt, masakrën e bërë në Kosovë, madje edhe përfaqësimin real të Thaçit me shokë gjatë kësaj lufte, përkatësisht, masakre. Por, Dick Marty-së dhe miqve të tij nuk u intereson përfaqësimi real, lokal dhe simbolik e Hashim Thaçit, madje as dënimi i tij individual e grupor, sepse kjo nuk u mjafton, nuk u bënë punë për qëllimet e tyre të errëta e madhore. Por, duan ta godasin UÇK-në faktike, UÇK-në e Ibrahim Rugovës, e cila kapte shifrën nga 95 deri 98 % të luftëtarëve, të shpërndarë në tërë hapësirën e territorit të Kosovës.

Tashmë, dihet pse e heshtë dhe e anashkalon këtë fakt bazal e madhor Dick-u dhe miqtë e tij. Dhe, këtu nuk ka as enigmë dhe as befasi. Por, çuditë fakti pse e heshtin përmasën reale e simbolike të përfaqësimit të Hashim Thaçit në luftën e Kosovës, të gjithë ata altoparlantë të zhurmshëm dhe kalemxhinj pa fije etike profesionale?!

Grupet – banda plaçkitëse dhe vrastare prapashpine të Hashimit

Grupet e armatosura të Hashim Thaçit kanë pasur qëndrim të skjajshëm armiqësor ndaj UÇK-së instiutucionale të Ibrahim Rugovës. Emërimi sfidues i komandantit për zonën e Dukagjinit, duke spostuar një kuadër – ushtarak të karrierës, i cili ishte edhe fitues i Betejës të Loxhës, e vetmja betejë e fituar në Kosovë, ishte fillimi i një sabotimi të madh të Hashim Thaçit dhe të Jakup Krasniqit me shokë të luftës në Kosovë. Kryeheroi i betejës në fjalë, kolonel Tahir Zemaj, Herto i Kosovës, u ekzekutua në qytetin e Pejës, në mbremjen e 04 janarit 2004, sëbashku me Enisin e tij student dhe kushëririn rinor – Hasanin, nga bandat e kuqe enveriste të Kosovës, krim konkurues me bandat vrastare serbo-sllave. Hashimi u vu në përkrahje të një grupi, duke anashkaluar struktura të tëra të organizuara me disiplinë ushtarake institucionale, të shtrira që nga Pashtriku, Dukagjini, Rugova, Podguri, Llapi, Gollaku, Karadaku dhe gjetkë, me të cilat Hashimi dhe shokët e tij të diskotekave dhe të bulevardeve nuk kishte asnjë lidhje.

Eshtë pranuar botërisht se Kosharja ishte legjitimim i luftës çlirimtare në Kosovë. Ishte detashmenti më i madh dhe më i organizuar ushtarak, drejtohej nga oficerë profesionistë të karrierës, por edhe luftohej, duke qenë pikërisht këta ushtarakë në vijën e parë të frontit, me ç’rast në shpat-betejat e Kosharës kanë rënë 114 dëshmorë. Janë bërë një varg betejash, por lufta nuk pati fund deri në hyrjen e trupave të NATO-s.

Autori i këtij shkrimi, duke qenë në shërbimin e Emergjencës të Luftës, që nga marsi i 1998-ës e deri në mbarim të saj, sëbashku me nipërit dhe ekipin punonjës të Firmës “Etniku”, është dëshmitar okular i shumë provokimeve në Malësinë e Gjakovës dhe më gjerë përgjatë kufijve ndërshqiptarë. Grupe të vogla të armatosura, të cilat identifikoheshin si banda të Hashimit dhe të Jakupit, në lidhje të ngushtë edhe me mbeturinat e bandave të social-komunistëve të Shqipërisë të 1997-ës, kanë sulmuar dhe grabitur, herë pas here, me forcën e armëve, me maska e pa maska fare, kamionët tanë me ushqime dhe armatime për Kosharën. Marrja e përgjakshme e pikës ushtrimore në periferi të Kukësit, Kalimash, si dhe vrasja e Rushit Elezit, nga Kukësi, nga bandat e Lëvizjes, i cili ishte kontratëbërës i kësaj pike, sëbashku me ministrin Ahmet Krasniqi dhe përpjekja për ta okupuar dhunshëm edhe pikën ushtrimore në Papaj të Tropojës, me ç’rast humbën jetën mistershëm kontraktuesi i kësaj pike Muharrem Tafa dhe Qazim Jakupi, babai i këngëtarës të zëshme, Leonora Jakupi, janë fakte që flasin shumë dhe demantojnë bindshëm synimet “përfaqësuese” dhe falsifikuese.

Rrjedhimisht, Komisari Politik dhe Zëdhënësi i tij me shokë, për luftëtarët e Kosharës dhe të gjithë ushtarët institucionalê, konsideroheshin si armiq të egër të tyre dhe të Kosovës si dhe vegla të Rexhep Mejdanit, Skënder Gjinushit e Paskal Milos me shokë. Për të gjithë këtë maskaradë është protestuar ke organet më të larta shtetërore të kohës të luftës si dhe është shkruar në 35t shqiptare dhe ato të Kosovës të kohës nga autori. Dhe, shtrohet pyetja: çfarë përfaqësuesi i kësaj UÇK-je mund të ishte Hashim Thaçi, kur dihet se luftëtarët institucionalë të Ibrahim Rugovës ishin në masën nga 95 derti në 98 % të numrit të pergjithshëm?!!

Nëse ushtria institucionale e Presidentit Rugova do t’u përgjigjej provokimeve të grupeve ekstreme ideologjike të Hashim Thaçit, në Kosovë do të kishim luftë civile, si ajo që filloi Enver Hoxha në fshatrat e Vlorës, për t’ u shtrirë, më pastaj, në tërë Shqipërinë, me sugjerimin dhe bekimin e gjeneralit topall të Titos – Dushan Mugoshës. Forca rapide edukuese masive e popullit, duke i djegur etapat, nga gjeniu Rugovë, tashmë, është bërë proverbiale. Madhështia e dhe prudenca unike e Tij edhe në këtë fushë, do të mbetën si pronë fisnike për brezat gjithëshqiptarë.

Kush identifikohet realisht me UÇK-në?

Shqiptarët e Shqipërisë londineze, sot, tmerrohen dhe turpërohen për falsifikimin e historisë të kohës të re dhe më të re të tyre. Krerët më të zëshëm, që nga Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjes, Mbretëria Shqiptare, Lufta e Dytë Botërorte, heronjtë e rezistencës kundër komunizmit, gjatë luftës dhe të pas luftës, janë anatemuar, varur, plumbuar, burgosur dhe internuar. Kjo drojë e bazuar rrezikon edhe Kosovën, me botimet lumë falsifikuese, nismë e mbarim, përfshirë këtu edhe përfaqësimin faktik të UÇK-së, të luftës.

Dy dekada më parë shqiptarët e Kosovës vendosen të mendojnë dhe të veprojnë njëmendësisht për fatin e tyre. Thonë se çfarë sjell dita, nuk sjell shekulli. Dhe, vërtet, ishte fatlumëri që njeriu i duhur u vu në ballë të Lëvizjes Shqiptare, për liri dhe pavarësi, në vitet ’90-a. Dhe, ky ishte njeriu i mendjes, i pendës, i shkencës, i fjalës urtake, i veprimit unifikues, i tolerancës dhe i bashkëpunimit të shqiptarëve – mendërisht dhe shpirtërisht – dr. Ibrahim Rugova.

Nisma e Presidentit Rugova për krijimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës si dhe dërgimin e djemve të Kosovës për ushtrime ushtarake në Shqipëri, demanton mjaftueshëm se kinëse Ai ishte vetëm për paqen. Me këtë nismë ai mendonte për opsionin luftë, në rast të dështimit të paqes. Me krijimin e institucioneve paralele, demantohet rezistenca pasive, aq shumë e përfolur nga llapaqenët e ndryshëm, sepse dr. Rugova, tashmë, tejkaloi shumëfish Gandin indian.
Pahamendësisht, UÇK-ja identifikohet me dr. Ibrahim Rugovën, profesor Fehmi Aganin, juristin e diplomuar Sali Çekaj; luftëtarët çetanikë Hamëz e Adem Jasharin, Zahir Pajazitin; strategët ushtarakë – ministrin Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemaj me bashkëluftëtarët e tjerë: Ekrem Rexha, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Sabahate Tolaj, Agim Ramadani me shokë. Kupolë e organizimit ushtarak, madje mbi baza të shkencës ushtarake moderne, pahamendje, ishte ushtaraku profesionist – kolonel Ahmet Krasniqi, i goditur me plumba kokës në zemër të Tiranës, me dijeninë dhe aprovimin e kastës komuniste në pushtet.

Përvehtësimi mburracak i përfaqësimit të UÇK-së, ka dëmtuar Kosovën

Çuditërisht, nga gjithë ai lumë dhe llumë shkrimesh e fjalësh, të mbushura me patriotizëm e patetizëm për Kosovën dhe mallkime e sharje për Dick Marty-në e Serbinë, që ngarkojnë, qëllimshëm, me krime UÇK-në, askush nuk u kujtua të thotë se Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në, sepse ai identifikohet vetën me disa grupe të armatosura, të paktë në numër, të shprehur në përqindje të numrit të përgjithshëm të luftëtarëve të UÇK-së, nuk përbënin më shumë se 2 deri në 5 %, që, realisht, nuk përbënin as ushtri dhe merreshin kryesisht me burgosjet dhe likuidimet e kundërshtarëve politikë, kuadrove të LDK-së dhe të ushtarakëve institucionalë të Ibrashim Rugovës dhe, herë-herë, edhe brenda llojit, siç është linçimi, ekzekutimi pa gjyq i Komandant Kumanovës – Ismet Jasharit, Beajdin Hallaçit dhe të tjerë, nuk kishin asnjë lidhje me UÇK-në reale, ose, më sakt, ishin në amiqësi me atë, e cila numëronte nga 95 deri 98 % të luftëtarëve .

Paraqitja e këtij fakti bazal, bërja e akuzës në adresë të gabuar nga Dick Marty, duke denoncuar edhe qëllimin e autorit të akuzës dhe të miqve të tij, do të ishte një përgjigje e mençur, profesionale dhe e faktuar bindshëm, duke shprehur gadishmërinë e shtetit të Kosovës, për të bashkëpunuar sinqerisht dhe seriozisht me hetuesinë ndërkombëtare, ashtu siç u zotua kryeministri shqiptar prof. dr. Sali Berisha, në emër të shtetit shqiptar, për të qenë i hapur dhe bashkëpunues i çdokohshëm. Nëse kundërshtia e adresimit të gabuar në përfaqësimin e UÇK-së do të bëhej qysh në publikimin e raportit akuzues të Marty-së, akuza do të lokalizohej e minimizohej deri në pa rëndësi, duke përjashtuar çdo mundësi të njollosjes, madje, pa fije të drejte, të UÇK-së dhe të luftës të shenjtë të popullit të Kosovës. Megjithatë, kjo duhet bërë edhe tani, sepse siç thotë urtia: “Më mirë vonë se kurrë”.

Krimi në pushtet, ka paralizuar sistemin e drejtësisë

Sistemi i drejtësisë në Kosovë – si tepricë teknologjike, për më shumë se një dakadë, i shantazhuar dhe i tmerruar nga bandat numerike anekënd Kosovës, të privilegjuara dhe të mbrojtura fort nga UNMIK-u dje dhe Qeveria sot, është paguar kot, sepse nuk e ka kryer, as për së afërmi, detyrën që ligji dhe kushtetuta ia ngarkon këtij sistemi. Por, tani që përfaqësuesit e drejtësisë u ndjen të gjallë, për ta mbrojtur kryministrin e shkarkuar, më sakt, të vetëshkarkuar, të larguar, në dorëheqje apo i dorëhequr, por edhe më aktiv se sa kur ishte tamam në post, për të nxjerrë ligje dhe vendime, të cilat, në pozicionin aktual, nuk duhej të merrej me punë të tilla, në vend të kryeministrit, duhet ta mbrojnë Kosovën dhe luftën e saj për liri.

Sepse duke e mbrojtur UÇK-në faktike, do të mbrohet edhe kryeministri, sepse do të rezultojë edhe roli episodik i kryeministrit përgjatë luftës të Kosovës, si dhe pesha reale e përgjegjësisë në këtë luftë, aq më pak kur dihet se ai nuk ishte pjesë e luftës, pasi ishte larguar nga shtabi zonal i Likovcit, Drenicë, të cilin, marrzisht, donin ta quanin Shtab të Përgjithshëm, në prill 1998 dhe nga larg nuk ka mundur t´i kontrollojë ato grupe, disa prej të cilave koha ka dëshmuar se u mungonte ndjenja e përgjegjësisë dhe ishin të prirura për anarshi. dhe krime monstruoze ndaj bashkëkombasëve të vetë.

Dhe, pikërisht, duke u nisur nga faktori ushtarak që ka vepruar në Kosovë, dy grupet e ndara deri në gjakderdhje, pse kështu u projektua në Tiranë, nga krerët komunistë të shtetit, kryesisht, Rexhep Mejdanit, Skënder Gjinushit e Paskal Milos me shokë dhe të zbatuar në Kosovë nga Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi me shokë, madje, me gjithë kundërshtitë, për këtë ndarje, që kanë pasur disa nga grupet në terren, në emër të të cilëve janë thirrur zëdhënësi dhe komisari! Faktori ushtarak ka qenë i ndarë realisht gjatë luftës. Tendenca për ta bashkuar tani, në paqe, grupimin e madh institucional, i cili identifikohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe aleatët e saj të djathtë dhe grupin minor të Lëvizjes (LPK), me ideologji komuniste, enveriste e staliniste, është cinizëm, hipokrizi dhe falsifikim i skajshëm.

Kryesuesi i shtabit, në emër të të cilit janë thirrur nga Tirana zëdhënësi dhe komisari, ka pasur nderin dhe burrërinë për ta pranuar, publikisht e botërisht, një të vërtetë absolute se “nuk ishte Ibrahim Rugova ai që pengoi unifikimin, bashkimin e faktorit ushtarak gjatë luftës në Kosovë, por ishin Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi me shokë që e injoruan tërësisht këtë bashkim”. Tirana zyrtare e pranverës të 1998-ës planifikonte boshtin komunist Beograd- Prishtinë- Shkup-Podgoricë-Tiranë, me kokën e madhe – Moskën – mëmë! Prandaj kuadri epror i PDK-së mbajnë fotografinë e Enver Hoxhës edhe në qilerët e grave të tyre, duke përkujtuar ditëlindjen e diktatorit më të egër shqiptar, madje i të gjitha kohërave, edhe në dekadën e sotme në Prishtinë!!!

Kundërshtimi dhe demantimi i akuzës përgjithsuese të Dick Marty-së bëhet vetëm duke iu referuar realitetit të luftës në zonën e dominimit që ka pasur Hashim Thaçi, ose, të paktën, që është thirrë në atë, si komisar politik. Ishte dëshmia e Jakup Krasniqit në Hagë ajo që e shpëtoi të akuzuarin për vrasje grupore Fatmir Limajn. Kur Gjykata e Hagës ia kujtoi komunikatat bombastike e rrenacake të Jakupit, të lëshuara nga vilat e Tiranës, ai i quajti propagandë lufte, duke relativizuar dhe mohuar edhe vetë UÇK-në, duke thënë se ishin grupe pa ndonjë komandë hierarkike të centralizuar. Veçsa nuk tha se ishin banda bashibuzuke që vepronin pa asnjë komandë! Dhe, Jakupi duhet përgëzuar për pranimin e një realiteti në ato zona, ku ai me Hashimin “sundonin”! Ishte pikërisht kjo gjendje anarshiste e Lëvizjes që i zhyti në krime, kryesisht, vrasje të bashkëkombasëve, me qëllim të marrjes të pushtetit.

Dështimi i Hagës dhe koracimi me pushtet i kriminelëve

Gjykata e Hagës, bazuar edhe në burime të tjera, se krahu kundrainstitucional, i cili identifikohet me Lëvizjen, përkatësisht, me Hashimin, nuk ishte ushtri, por grupe të armatosura, liroi komandantin Limaj dhe dënoi ushtarin Haradin Bala, për ekzekutimin e 13 shqiptarëve në burgun e Llapushnikut – Drenicë! Pra, lirohet ustai dhe dënohet çiraku. Bala u dënua me 15 vjet burg! Nëse do të gjykohej në Amerikë, për një vrasje të ngeshme dënimi është i përjetshëm, por, zakoinisht, i dënuari i vuan 33 vjet burg aktiv. Dhe, po të kemi parasysh se para 6 vitesh një gjykatë amerikane e dënoi mashtruesin bankar Bernard Madoff, atëherë, 65 vjeçar, me 150 vjet burg, ushtari-polic Bala do të dënohej me 429 vjet burg! Por, ne kemi parë edhe “drejtësinë” e UNMIK-ut, i cili për disa vrasje faktike dënonte nga 2 deri në 5 vjet burg!!! Ndërkohë, në vendet nga vinin këta gjykatës, për një krim- vrasje, dënohen me burgim të përjetshëm.

“Nuk janë vrarë nga Jashtëtokësorët”!!

Hashim Thaçi është para një paralajmërimi serioz. Akuza e trafikimit të organeve, e drogës dhe të armëve edhe mund të kalohen, sepse, duken disi të pakapshme, jo bindëse. Por, që këtej mund të kalohet në akuza konkrete, krejt të besueshme, sepse Kosova është përgjakur jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës. Dhe, siç ka thënë edhe ish-presidenti i vendit Sejdiu se” këta njerëz nuk janë vrarë nga jashtëtokësorët!! Hashimi duhet ta lërë megallomaninë dhe “unin”, se “unë e solla lirinë”, se “unë e shpalla pavarësinë” dhe përralla të tjera me mbret e pa mbret. Sepse lirinë e solli NATO dhe pavarësinë shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova. Por, të deklarojë rolin e tij faktik, duke qenë gjatë luftës jashtë Kosovës dhe të mos marrë përsipër barrën që nuk i takon.

Parlamenti i Kosovë është ngulfatur nga 26 deputetë kriminelë të SHIK-ut

Atë që pranoi Jakupi në Hagë, duhet ta pranojë Hashimi pa shkuar në Hagë. Një qëndrim i tillë i natyrshëm do ta lehtësonte vet Hashimin dhe Kosovën. Nëse individë apo grupe janë përfshirë në krime, të përgjigjet gjithsecili për të bëmat vetjake apo grupore. Ndërsa UÇK-së të mirëfilltë, duhet t´i dalin zot komandantët e saj që i kanë mbijetuar luftës dhe jo shoqatat fantomë “të dala nga lufta”, pa hyrë në luftë fare, të cilat kryesohen nga këlyshë të Serbisë dhe kanë përgjakur Kosovën, duke shtuar varre dhe jetimër.

Hashim Thaçi duhet t´i lërë shantazhet se kinëse i dinë informatorët e Dick Marty-së nga mesi i bashkëkombasëve. Ai duhet t´i lërë edhe marrëzitë tjera, siç janë prononcimet publike dhe paushalle lidhur me “arritjet demokratike të Kosovës”, “Kosovën evropiane” dhe përralla të tjera, kur dihet se Parlamenti i Kosovës është ngulfatur nga 26 deputetë kriminelë të SHIK-ut dhe Qeveria e inkriminuar në shumëçka, përfshi edhe kreun e saj.

POROSI E PROF. ARSHI PIPËS…

Nga Fritz RADOVANI:

POROSI E PROF. ARSHI PIPËS…
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…20 Shkurt 1991… Rrëzohet shtatoria e diktatorit në Tiranë…

Shumë pak Shtete të vogla si Shqipnia kanë nxjerrë Personalitete të Mëdha sa né!
Mund të jetë kenë muej korrik ose gusht i vitit 1990, kur e kam degjue në radio “Zëri i Amerikës” tue porositë Popullin Shqiptar, pra plot 24 vjet maparë Prof. Arshi Pipa tha: “Pa u hjekë nga Sheshi Skënderbe shtatoria e diktatorit Enver Hoxha, kurrë Populli Shqiptar nuk mund të vendosin demokracinë…” E degjova, po mu duk e pamujtun!
Prof. Petro Fundo shpesh persëriste mbas vitit 1985: “Diktator si ay, vazhdojnë per të sunduar edhe persëvdekuri.” Edhe këte kur e kishe degjue më dukej e pamujtun!
Me thanë të vertetën, mbas muejt janar 1990, kur u pat ba protesta e heshtun në Shkoder per heqjen e bustit Stalinit, dhe revolta e Burrave të Malësisë në korrik, me arkivolin e Djalit të rij Pllumb Pllumbaj, para komitetit partisë me thirrjet “poshtë Ramiz Alia!”, “Poshtë Nexhmije kurva!” etj… thirrje plot duf e urrejtje per vrasësit diktatorë, na dukej vetja se jemi tue jetue “dikund”…por, gënjejmë me dashtë me percaktue se ku?
Data 11 Nandor 1990 në Rrëmaji, vazhdonte me na u dukë një “anderr”… Edhe pse Don Simon Jubani, i këputi njëherë e pergjithmonë prangat e robnisë komuniste.
Na dukej një “vegim” ardhja e Tij nga burgu i shfarosjes së Burrelit, dhe ecja e Tij Burrnore drejtë Fitores per Ringjalljen e Fesë, kur shpresat tona ishin vyshkë…
Kush mund të besonte se pasuesi i diktatorit Enver Hoxha, anadollaku Ramiz Alia, strukej si qen i zgjebosun nga frika e një Don Simon Jubani, që e kishte mbajtë të pranguem mbi 26 vjet nder birucat e akullta e të pashpresë me pa me sy Lirinë?!
Popullit Shqiptar i kishte ikë frika, Ai po shihte Driten e Lirisë së dishrueme!
U zgjuen studentët…U zgjue Kavaja…U zgjue Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë…Shkodra edhe njëherë bastjon i Demokracisë…13 Dhjetori 1990 shembi perjetsisht diktaturen ma barbare që kanë kalue Shkodranët e Rozafes Heroike…Ata të parët e shkrryen perdhé surratin e pasardhësit të sulltan Mehmetit II, që zbatoi porosinë se: “Nuk duhet të mbesin i gjallë asnjë Shkodranë!” A ju kujtohet çka ngjau mbi bust?
Edhe pse këto ngjarje sollën Demokracinë në Shqipni…Po mundohen me u “harrue” dhe me kenë e mujtun me u “fshi” nga Historia e Lavdishme Shqiptare.
E nuk zgjati…U zgjuen minatorët e Valiasit…U zgjuen puntorët e fshatarët e të gjitha krahinave të Shqipnisë… E ky ishte fundi i diktaturës komuniste edhe në Shqipni!
E fundi i diktaturës komuniste kerkonte shpagimin nga vetë diktatori…
20 Shkurti 1991, ishte dhe mbetet në Historinë e Popullit Shqiptar “Dita e Fitores” mbi rrenojat 47 vjeçare të komunizmit gjakatarë e shperftyrues, Dita e Fitores mbi diktaturen komuniste që sundoi në Shqipninë Martire të Gjergj Kastriotit!
Asht Dita e Fitores kur as armët e diktatorëve nuk mujtën me ndalue hovin dhe guximin e minatorëve të Valiasit, që e terhoqen zvarrë bishen e ngordhun e të qelbun per të gjatë të Kryeqytetit të fundit…që shembi komunizmin, Tiranës Heroike.
Ndoshta, them ndoshta, se shpesh kujtoj humnerat neper të cilat kemi kalue tash 70 vjet, e në fund çoj mendjen tek të Parët tanë që më thonin: “Ju jeni të rijë e me siguri, një ditë keni me pa Ditët e Lirisë!..” Ishte Besimi i Tyne i vendosun tek permbysja e asaj ideologjije shkatrruese marksiste – leniniste që kishte plandosë miljona njerëz në Botë!
Po edhe né u plakem…dhe po ua trashigojmë disa kujtime Brezave ma të rij, mbasi me kohen po fshihen shumë fakte e ngjarje nga Historia e Shqipnisë.
***
Një Mik i nderuem nga ShBA, (VD, të cilit i mora leje per publikim), më shkruen:
“Jeta e Shqiptarve nuk vlen aqsa jeta e Jahudijve! Pse? Asnji Jahudi nuk e levdon Hitlerin? Gjysa e Shqiptarëve (e ndoshta ma shumë) vazhdon edhe sot me e levdue dhe me e vajtue “shokun” Enver. Sikurse Enver Hoxha, do t’u konsideronte nji agjent serbo-rus, (ashtu si ishte) i vumë në pushtet per me shkatrrue elementin Etnik Shqiptar në Ballkan, atëherë, ndoshta, të gjithë Shqiptarët do ta urrejshin. Pra, duhet të identifikohet “figura” e Enverit me ata të Rankoviçit e Stalinit, me Çausheskun e Rumanisë, per me krijue në gjeneratat e reja urrejtjen që meriton. Gjeneratat e vjetra janë pertej mundësisë së shpetimit. Nuk e kuptojnë endè se të gjithë Shqiptarët janë persekutue prej Enverit. Pushkatimet dhe dënimet që janë ba prej tij, kishin per qellim me i shtij friken në palcin e çdo Shqiptari. Kooperativat e bunkerat kishin per qellim me e vorfnue gjithë popullin. Shkollat kishin per qellim me e mashtrue popullin që në fëmini. Interrnimi nder kampe ishte nji institucion skllavizimi që furnizonte krahë pune per me ushqye dhe me pasunue Bllokun e Tiranës dhe kryesisht familjen e Enverit. Fushat e Tepelenës e Lushnjës, Myzeqeja dhe minjerat e qymyrit, kromit dhe bakrit janë shfrytzue me skllavët që janë plakë në kampe pune per me i sherbye Enverit falas, por zyrtarisht, gjoja pse ishin “anmiqë të popullit”. Familja e Enverit asht pasune aq sa Shqipnia ka kenë e vorfën, pse Enveri, ka shitë edhe gjakun e Popullit Shqiptar.
Duhet të përmblidhen statistika mbi sa vetë janë vra e pushkatue, sa u burgosën dhe ia shtetizuen shtëpijat e pasuninë e tyne dhe kush e çfrytzoi até, tue fillue nga Blloku i “udhëheqsave”? Sa kjenë interrnue, si dhe ku punojshin, në çfarë konditash dhe sa e çka prodhojshin, sa u paguejshin ata?
Bota interesohet per fakte të dokumentueme me statistika, me pershkrime të kjarta e të sakta. Edhe pa u hapë dosjet mund të krijohet nji pershkrim i hatashem në kjoftëse çdo kush prej nesh, bahet dishmitar tue dokumentue informatat që ka.
Jo Shqiptarët, po, edhe mbarë bota do të kerkonin hapjen e dosjeve, po kje se vehet në dritë në formë masive barbarizmi i diktatorit Enver.
Me respekt, VD…” (Botohet pa asnjë ndryshim prej origjinalit. FR. 2014).
***
E perballë opiumit që po i jepet perditë Popullit Shqiptar, asht e domosdoshme që në çdo shtëpi Shqiptarët sot, duhet të mbajnë një Liber!
E ky Liber asht Libri i “Kujtesës së Historisë”!
Titulli i Librit asht: “TYRANTS” nga NIGEL CAWTHORNE.
Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë në faqe 172 të shkrueme me shkronja të mëdha: “Enver Hoxha”.
Aty autori i Nderuem, ka paraqitë të vërtetën e pashkrueme deri tashti për Shqipninë dhe Shqiptarët. Bota e njeh E. Hoxhen, po Shqiptarët, vazhdojnë gjumin…
Melbourne, 2014.

ZGJOHU: Shqiptarët ti bojkotojnë zgjedhjet presidenciale

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton të gjithë votuesit shqiptar që të mos marrin pjesë në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoni me 13 dhe 27 prill të këtij viti.

‘Njëkohësisht ftojmë edhe organizatat tjera të shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni, bashkësinë fetare islame si dhe 35t shqiptare që të punojmë në mënyrë aktive drejt parandalimit të zgjedhjes së një presidenti të Maqedonisë të cilin shqiptarët nuk e pranojnë”, thuhet ën komunikatën e ZGJOHU.

Nga ZGJOHU! Gjithashtu njoftojnë se do të fillojnë fushatë të takimeve me qytetarët shqiptar, por edhe me komunitetet tjera, për ti udhëzuar ata që të mos marrin e fletën e votimit për president në ditën e zgjedhjeve Presidenciale, në veçanti në rrethin e dytë.

“Asnjë president i Maqedonisë pa votat e shqiptarëve nuk mund të jetë përfaqësues legjitim i shtetit dhe konsiderojmë që në të ardhmen, presidenti duhet të zgjidhet në Kuvend me shumicë të dyfishtë të votave”, thuhet në komunikatën e ZGJOHU.

Vdes në Zvicër, autoritetet serbe nuk e lënë të varroset në Dobrosin të Bujanocit

Hetem Bediu ka vdekur më 28 janar të këtij viti në Cyrih të Zvicrës. Autoritetet serbe nuk e kishin lejuar që ai të ‘riatdhesohet” në varrezat e vendlindjes, në Dobrosin të BujanocitNjë bashkatdhetarë nga Lugina e Preshevës ka vdekur në Cyrih tri ditë më parë, mirëpo amanetin e tij që atë ta varrosin në vendlindje, në fshatin Dobrosin të Bujanocit, e kishin penguar autoritetet serb. Funerali ishte ndalë nga Policia Serbe në pikën kufitare, duke e kthyer mbrapa.
Familjarët, por edhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës, janë revoltuar nga ky vendim i autoriteteve serbe dhe kanë paralajmëruar ankesa në të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut.
Madje në Këshillin e të Drejtave të Njeriut thonë se kjo është në kundërshtim me çdo normë demokratike.
Hajredin Bediu, djali i të ndjerit Hetem Dediu (61) thotë se kanë përjetuar vdekjen për së dyti të prindit të tyre, pasi që nga të gjitha maltretimet e policëve serb prindin është dashur ta varrosin në Gjilan.
Hetem Bediu ka punuar në Zvicër për 35 vjet me radhë, ndërsa vdekja natyrale e gjeti në njërin nga spitalet e Cyrihut. Ai kishte lënë amanet që të varroset në vendlindjen e tij në Dobrosin. Siç rrëfejnë
familjarët policia serbe nuk kishte lejuar të hyjë kufoma në Dobrosin me arsyetimin se kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës.
Hajredin Bediu tha se kur ka ardhur kufoma nga Zvicra i ka pasur të gjitha dokumentet e rregulluara, edhe certifikatën e vdekjes, edhe dokumentin nga Komuna e Spitali.
“Policët serbë edhe pse fillimisht na lejuan të hapim varrin, kur shkuam me kufomën na detyruan që të shkojmë në pikën tjetër kufitare “Dheu i Bardhë”, me idenë se atje mjekët ligjor të Vranjës duhet ta konstatojnë vdekjen. Edhe pse pritëm mbi tre orë ata nuk erdhën dhe ne u detyruan prindin ta varrosim në Gjilan”, citon RP Hajredin Bediun.
Ai thotë se për këtë veprim të autoriteteve serbe do të ankohet edhe në Strasburg nëse është nevoja sepse është e drejtë elementare e një njeriu dëshira se ku donë të varroset.
Jonuz Musliu është kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit. Ai tha për “albinfo.ch” se me këtë veprim autoritetet serbe kanë mbetur po ato që kanë qenë në kohën e ish-diktatorit Millosheviq. Sipas tij, pengesa për të varrosur njeriun në tokën e tij, tejkalon çdo limit human, shkruan albinfo. “E gjithë kjo e ka një kuptim. Shpërnguljen e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre. Nëse njeriut i mohohet edhe e drejta për t’u varrosur në vendlindje, kjo nuk ka justifikim”, deklaroi Musliu, i
cili tha se këtë çështja do ta rikujtojë në instancat në të lartave ndërkombëtare.
Edhe Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës tha për “albinfo.ch” se moslejimi për të varrosur personin në vendlindje, tregon për mendësinë politike që po mbretëron në Beograd. Sipas tij, kjo po dëshmon se dikujt po i pengojnë edhe shqiptarët e vdekur.
Ai tha se për këtë çështje do të reagoj si këshill për të drejtat e njehur, derisa premtoi se do të diskutojë edhe me autoritete zvicerane për pengesën që ia kanë bërë këtij qytetari që ka vepruar për disa vite në këtë shtet. Sipas Kamberit, ky është rasti i tretë që autoritetet serbe pengojnë varrimin në vendlindje.

FOL NJË HERË SADIK SELMANI!

-Nga blloku i shenimeve të shkrimtarit-
-… atë kohë, në fillim të viteve’70, i kam thënë kolegut, shokut e mikut tim Zeqir Lushaj: “Mësoni prej Sadikut, se është njeri shumë i zgjuar”!
– Zeqiri m’u përgjigj: “S’mundemi me’ i nxjerrë gjë per kol