Nga Maqedoni janë 9 milionerë që kanë depozituar në Bankën e dytë më të madhe tregtare në botë, HSBC me seli në Zvicër.Në listën me 106 mijë emra nga 203 shtete të botës të cilët kanë hapur llogari bankare miliona dollarëshe në Banka e dytë më e madhe tregtare në botë, HSBC, me qëllim shmangien e taksave janë edhe shtetas nga rajoni, transmeton Ora News.
Numrin më të madh e ka Greqia me mbi 2148 klientë por pas renditen edhe Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina.
Shqipëria si shtet është në listën e shteteve me zero klientë.
Por ICIJ Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit (ICIJ) me seli në Washington nënvizon se nuk ka dhënë informacione për shtete me 0 ose më pak se 3 klientë.
Gjithashtu seicili klient ka lidhje me më shumë se një shtet dhe se më shumë se 19 mijë klientë nuk janë të lidhur me asnjë shtet.
Por a do ketë shtetas shqiptarë mes këtyre 19 mijë klientëve????
Greqia e 28-ta
Greqia renditet në vendin e 28 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Greqia ishte 525.4 milionë dollarë.
GDP e Greqisë në 2007 ishte 28 500 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 5,68% të të ardhurave në 2007
1,565 llogari janë hapur nga vitit 1974 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 2,460 llogari bankare
2,148 klientë janë të lidhur me Greqinë . 41 % e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi greke
Lavrentis Lavrentiadis është pronari i kompanisë së produkteve kimike, Neochimiki. Ai drejton edhe kompaninë më të madhe farmaceutike në Greqi ,’Alapis’ dhe bankën Proton. Lavrentiadis u bë klient i bankës HSBC në tetor të vitit 1998. Ai ishte i lidhur me 7 llogari, të gjitha të hapura nga viti 1998 deri në 2002. Të shtatë llogaritë e Lavrentiadis arrijnë një shumë prej 4.6 milionë dollarësh. Në vitin 2012 ai u akuzua për kreditimin e vetes dhe bashkëpunëtorëve tij me afro 600 milionë euro përmes bankës Proton. Ai gjithashtu është i akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Maqedonia 89-ta
Maqedonia renditet në vendin e 89 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Maqedonia ishte 54.6 milionë dollarë.
GDP-ja e Maqedonisë në 2007 ishte 3 900 dollarë për frymë sipas Bankës Botërore
9 llogari klientësh janë hapur nga vitit 1988 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 15 llogari bankare
9 klientë janë të lidhur me Maqedoninë . 11% e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi maqedonase.
Serbia e 121-ta
Serbia renditet e 121 mes shteteve që kanë llogaritë më të mëdha në dollarë në HSBC Bank në Zvicër. Shuma më e madhe që ka të bëjë me një klient nga Serbia është 11.1 milionë dollarë.
Sa kushton kjo për Serbinë?
GDP e Serbisë në 2007 ishte 5. 500 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 23,45% të të ardhurave në 2007.
55 klientë kanë hapur llogaritë bankare mes 1998- 2006 dhe kanë 93 llogari bankare
38 klientë kanë lidhje me Serbinë, 13 prej kanë pasaportë ose kombësi serbe
Kroacia ne vendin e 128
Kroacia renditet në vendin e 128 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Kroacia ishte 10.7 milionë dollarë.
GDP e Kroacisë në 2007 ishte 13 500 dollarë për frymë.
40 llogari klientësh janë hapur nga vitit 1977 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 77 llogari bankare
37 klientë janë të lidhur me Kroacinë . 27 % e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi kroate
Bosnje Hercegovina renditet e 162
Bosnje Hercegovina renditet e 122 mes shteteve që kanë llogaritë më të mëdha në dollarë në HSBC Bank në Zvicër. Shuma më e madhe që ka të bëjë me një klient nga Bosnja është 3.8 milionë dollarë.
Sa kushton kjo për Bosnjen?
GDP e Bosnjes në 2007 ishte 4.000 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 25,9% të të ardhurave në 2007.
7 klientë kanë hapur llogaritë bankare mes 1990- 2003 dhe kanë 9 llogari bankare
7 klientë kanë lidhje me Bosnjen, 29 prej tyre kanë pasaportë ose kombësi boshnjake
Mali i Zi ne vendin e 156
Mali i Zi renditet në vendin e 156 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Mali i Zi ishte 3.8 milionë dollarë.
GDP e Malit të Zi në 2007 ishte 5. 900 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 23,91% të të ardhurave.
21 klientë kanë hapur llogari nga vitit 1992 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 17 llogari bankare
18 klientë janë të lidhur me Malin e Zi. 0 % e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi malazeze
Aktorë, modelë, kampionë sporti por edhe politikanë, diktatorë dhe mbretër, janë të gjithë në listën e mbi 100 mijë emrave, nga 203 shtete, që kanë depozituar mbi 100 miliardë euro në bankën zvicerane HSBC, me qëllim shmangien e taksave. (INA)