Koment: Merkel këtu, Merkel atje, Merkel kudo

Kancelarja gjermane është tablo projektimi për kriza nga më të ndryshmet: të politikës së brendshme, evropiane, ushtarake. Kjo flet shumë për anët e forta të saj, por ngërthen edhe rreziqe, mendon Marcel Fürstenau.Angela Merkel luan në shumë skena politike brenda dhe jashtë vendit një rol kryesor, shpesh vendimtarin. Pjesët, që janë në skenë janë shumicën e herëve dramatike: lufta e pashpallur midis Rusisë dhe Ukrainës, kriza në acarim e euros. Por në frontin e atdheut situata është krahasimisht e qetë. Megjithë thirrjet që ndillnin ogur jo të mirë, diplomacia e duruar e krizës e Merkelit, në Moskë dhe në Kiev, në Bruksel dhe në Berlin, në Uashington dhe në Minsk, sërish u konfirmua. Në krah të Presidentit francez, Merkeli e pengoi një shkallëzim të mëtejshëm të situatës në Ukrainën Lindore. Ai që e zvogëlon rëndësinë e kësaj, e vë veten në krahun e nxitësve të situatës në të dyja anët e Atlantikut.
Merkeli për fat të mirë ruan qetësinë. Ajo është më mirë në gjendje ta vendosë veten në modelet e mendimit dhe në botën e ndjenjave të ish-Bllokut Lindor se të gjithë aktorët politikë në botë. Këtë aftësi kancelarja gjermane ia dedikon socializimit të saj në diktaturën e Gjermanisë Lindore. Mësimi i detyruar i rusishtes në kohën e RDGJ sot rezulton papritur si fat. Merkeli mund të flasë me Vladimir Putinin për luftë dhe paqe edhe në gjuhën e tij të nënës. Dhe që Presidenti rus di gjermanisht, kjo në kohët e mosbesimit të madh nuk duhet parë si disfavor.
Këtu maço Putini, atje mama Merkeli
Pra në të gjitha konfliktet strategjike ka edhe elementë lidhës në nivelin njerëzor. Së jashtmi detyrimisht mbizotërojnë kundërshtitë. Putinit i pëlqen roli i maços, me të cilin ai admirohet në Rusi. Merkeli ka fituar në Gjermani emrin vlerësues e pak shpotik “mami”. Në të vërtetë roli i saj politik është përkujdesës: dëgjo, ndërmjetëso, zbut.
Por Merkeli mund të tregojë edhe kufi të qartë, shembulli më i mirë është veprimi i saj në konfliktin vrastar Rusi-Ukrainë. Sanksione ekonomike po, kërcënime luftarake jo. Me vijën e palëkundur në këtë drejtim ajo merr përsipër edhe zemërimin e aleatit më të rëndësishëm. Me këtë duhet dhe mundet të jetojnë SHBA. Armët për Ukrainën, që kërkohen nga lobet me ndikim amerikane janë plotësisht tabu për gruan më të pushtetshme të botës.
Rreziku i perceptimit selektiv
Angazhimi i palodhshëm i Merkelit në luftën e lodhshme për paqen (botërore) ëwshtë për momentin detyra më e rëndësishme e saj. Për këtë kanë nevojë për Merkelin dhe e admirojnë. Megjithatë ose pikërisht prandaj kancelarja duhet të ketë mendjen dhe ta mbajë vështrimin edhe nga pikërëndesa të tjera.
Kriza e euros po zhvillon një dinamikë, që kur qeveria greke, me besim të tepruar në vete kërkon më shumë respekt dhe durim nga kreditorët e saj. Që ajo nuk merr parasysh me ftohtësi hallet e njerëzve të varfër të Evropës, kjo i është ngjitur Merkelit si çamçakëz. Një imazh, të cilin ajo e ka fituar si mbrojtëse e një politike të rreptë kursimesh. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>