Anija e Hapësirës “Juno” e NASA-s të shtunën iu afrua në distancën më të afërt Jupiterit, që është planeti më i madh i Sistemit tonë Diellor.
Sipas NASA-s, në orën 8:51 të mëngjesit Juno ishte në pozicionin 4 mijë e 200 kilometra mbi Jupiterin, gjatë udhëtimit të saj me një shpejtësi prej 208 mijë kilometrash në orë.
Kjo distancë nuk ngjan edhe aq e afërt, duke patur parasysh që Jupiteri ka një diametër prej më shumë se 140 mijë kilometrash. Planeti ynë, Toka, ka një diametër prej vetëm 8 mijë kilometrash.
NASA thotë se synimi kryesor i misionit të Juno-s është të studjojë evolucionin dhe origjinën e Jupiterit. Këtë mision anija e hapësirës do ta realizojë gjatë periudhe prej të paktën 20 muajsh. (voa)