Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

protesta arabi -iran

Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pasi demostruesit në Teheran sulmuan ambasadën saudite si protestë ndaj ekzekutimit të një kleriku të njohur të sektit shiit. Irani dhe Arabia Saudite janë përpjekur të vihen në krye të sekteve shi’ite dhe suni, që nga revolucioni iranian i vitit 1979, që nxorri fitues klerikët shi’itë të vijës së ashpër. Arabia Saudite u ka dhënë diplomatëve iranianë 48 orë t të largohen nga vendi.

Të shtunën, protestues të zemëruar iranianë sulmuan ambasadën saudite në Teheran dhe konsullatën në Mashhad, duke thyer orenditë dhe vënë zjarrin ambasadës para se të dëboheshin nga policia. Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir:

“Sulmet e vazhdueshme kundër ndërtesave diplomatike bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare. Sulmet vijnë pas dekleratave agresive të regjimit iranian që nxiti sulmet kundër përfaqësuesve të mbretërisë.”

Ndërprerja e marrëdhënieve kurorëzon përkeqësimin e krizës diplomatike që shpërtheu të shtunën, pak pas njoftimit saudit për ekzekutimin e Sheikut Nimr al-Nimr, një kritik i njohur shi’it i familjes mbretërore saudite.

Arabia Saudite po ashtu ekzekutoi 46 të tjerë, duke shkatuar zemërim ndërkombëtar dhe paralajmërime për pasoja të rënda ndaj familjes mbretërore saudite.

Qindra iranianë protestuan të dielën në Teheran me thirrjet “vdekje  familjes mbretërore saudite” si dhe ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke i akuzuar këto të fundit si mbështetëse të mbretërisë pavarësisht veprimeve të saj.

Ali Naeemi është një prej protestuesve iranian:

“Zoti ka premtuar hakmarrje ndaj derdhjes së gjakut të të pafajshmëve. Do të vijë koha kur sauditët ta kuptojnë se gjaku i të ekzekutuarit do të shpaguhet me autorët.” 

Herët të dielën, udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Arabia Saudite do të përballet me “hakmarrje hyjnore” për ekzekutimin e klerikut Nimr.

Protesta po ashtu pati edhe në Bahrain, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj turmave. Demostrata pati edhe në Indi si dhe pranë ambasadës saudite në Londër. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>