Disa specie, si karkaleci i detit mantis dhe kameleonët, mund të shohin më shumë ngjyra se sa njerëzit. Por edhe disa njerëz e kanë këtë aftësi. Ata kanë një veti që quhet tetrachromacy, të paturit e katër kanaleve të pavarura për përcjelljen e informacionit rreth ngjyrave ose të katër llojeve të qelizave konike në sy. Concetta Antico, një artiste nga qyteti i San Diegos është një prej atyre njerëzve që gëzojnë këtë veti të rrallë. Genia Dulot e “Zërit të Amerikës” bisedoi me të dhe sjell materialin në vijim.
Concetta Antico nisi të merrej me pikturë që në fëmijëri. Ajo thotë se ka qënë gjithmonë e magjepsuar nga ngjyrat, sidomos jeshilja, zgjura rozë e blu.
Vetëm disa vite më pas ajo e kuptoi se shumica e ngjyrave që ajo sheh nuk shihen nga shumica e njerëzve përreth saj.
Në vitin 2012 Concetta Antico mësoi se kishte një veti të rrallë gjenetike të shikimit të quajtur tetrachromacy, të paturit e katër kanale të pavarura që përcjellin të dhënat rreth ngjyrave ose katër llojeve të qelizave konike në sy. Ajo mund të shikojë miliona ngjyra të ndryshme.
“Kur shikon ngjyrën rozë mbi shkëmb ose ngjyrë jargavani në ujë, e beson, sepse e ke parë aty. Arti im është si një dritare për të tjerët që të shikojnë ngjyrat e vërteta të planetit tonë”, thotë Concetta Antico.
Shkencëtarja Kimberly James studion njohjen e ngjyrave nëpërmjet procesit të mendimit, që do të thotë mënyra se si njerëzit i perceptojnë ngjyrat. Ajo thotë se kryesisht gratë indo-evropiane gëzojnë vetinë e
“tetrachromacy-s”, të cilat nga ana tjetër kanë shumë gjasa të lindin djem që nuk i shohin ngjyrat. Por ky mutacion gjenetik i rallë nuk garanton shikim të fuqishëm.
“Po të më pyesësh mua pse Concetta është rast i veçantë, së pari besojmë pasi ajo ka pikturuar pa pushim që nga mosha shtatë vjeçare, duke e ka shfryrëzuar këtë veti të rallë dhe duke e vënë atë në punë. Kjo e bën atë të veçantë nga shumë të tjerë me këtë veti, që janë rritur pa u përqendruar tek ngjyrat.”
Ende nuk dihet pse ndodh ky mutacion gjenetik. Shkencëtarja Jameson thotë se aftësia për të parë më shumë ngjyra ka qënë e lidhur drejtpërdrejt me gjasat më të mëdha për mbijetesë. Majmunët ishin në gjendje të përcaktonin nëse partneri i tyre ishte i zemëruar vetëm nga ngjyra e lëkurës. Gratë në fiset primitive zgjidhnin fruta më të ndritshme dhe me shumë gjasa më të pjekura e me përmbajtje më të madhe sheqeri.
“Duke parë lëkurën e njerëzve, timen apo të moshuarve, apo të atyre që nuk janë të shëndetshëm, mund të tregoj se kur ndryshon ngjyra e lëkurës, mund të kuptoj se kur janë të sëmurë ose ndoshta po vdesin. Por mund të kuptoj edhe kur fëmijët e mi nuk janë mirë, kur kanë temperaturë, pasi ngjyra ndryshon”, thotë artistja me këtë veti të rrallë.
Shkencëtarja Jameson thotë se në ditët e sotme një aftësi kaq e veçantë nuk është faktor përcaktues për mbijetesë, por ende e pranishme në gjenomën e disa njerëzve. Për artisten Concetta Antico, kjo veti e rrallë shikimi i mundëson të veprojë si përkthyese pamore, një mënyrë për të ndarë me njerëzit e tjerë ngjyrat e vërteta të botës. (voa)