Pas sulmeve terroriste në Paris, avionët amerikanë po godasin në zemër të financave të Shtetit Islamik. Një video e re e qarkulluar nga Pentagoni tregon shkatërrimin e mbi 100 autobotëve të naftës në Siri, e cila trafikohet për të siguruar të ardhura për grupin terrorist.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shkatërroi 116 kamionë çisterna në al-Bukamal të Sirisë.
“Ishte një goditje e befasishme. Vala e goditjeve ka dëmtuar rëndë fushat e naftës.”
Fushat e naftës al-Bukamal ndodhen në rajonin ez-Zur të Sirisë, i cili mendohet se siguron dy të tretat e të ardhurave nga nafta të Shtetit Islamik, me rreth 750 mijë dollarë të ardhura në ditë.
“Nafta financon mbi 50% të operacioneve të ISIL-it dhe ne duam ta ndërpresim këtë.”
Sulmet e mëparshme amerikane nuk i kishin prekur autobotët pasi mund të ishin të drejtuar nga civilë sirianë.
Rreth një orë para se të fillonte operacioni, koalicioni shpërndau fletushka që paralajmëronin se “po fillojnë sulmet ajrore”, dhe se njerëzit “duhet të largoheshin menjëherë prej kamionëve çisterna”.
“Tashmë kanë marrë mesazhin se të trafikosh naftë për ISIL-in është shumë më e rrezikshme se më parë”.
Koalicioni thotë se do të vazhdojë të godasë objektivat e naftës, që nga depozitat dhe deri tek puset e naftës, duke shkatërruar kështu të gjithë zinxhirin e të ardhurave nga nafta të Shtetit Islamik. (voa)