Çfarë duhet bërë në Siri?

“Të luftojmë shkaqet e ikjes nga vendi” – përgjigjja standard për pyetjen si mund të reduktohet numri i refugjatëve që vijnë në Evropë. Sira tregon se kjo nuk është fare e thjeshtë, mendon Alexander Kudascheff.

refugjatet siriU bënë katër vjet që kur lufta civile në Siri po bën kërdinë. Më shumë se një çerek milioni njerëz e kanë humbur jetën. Miliona vetë ndodhen në arrati – ata kanë përfunduar në Liban, në Turqi, në Jordani dhe tani, pasi shpresuan gjatë më kot që lufta do të përfundojë, kanë ardhur në Evropë.

Lufta ushqen edhe më tej luftën

Siria ka kohë që është shpërbërë. Në Damask vërtet që në pushtet është ende Bashir al-Assadi, edhe në rajonet alavite të vendit. Por në rajonet e mëdha sjell rrënime e shkatërrim “Shteti Islamik”, nganjëherë edhe Fronti-al-Nusra, po kaq brutal dhe vrastar. Dhe nganjëherë njërin apo tjetrin qytet e vënë nën kontroll madje edhe kryengritësit demokratikë. Një gjë është e sigurtë: luftës nuk i janë shterur fuqitë, prej rraskapitjes ajo nuk do të ndërpritet në asnjë mënyrë.

Pra çfarë duhet bërë? Nga njëra anë do të ishte opsioni ushtarak: a duhet të ndërhyjë me trupa Perëndimi? Për cilën anë duhet të luftojë? Dhe para së gjithash kundër kujt? Kundër Shtetit Islamik? Kjo sigurisht do të ishte e arsyeshme, por sulmet ajrore nuk do të mjaftojnë. Por ai që i shpall luftë të ashtuquajturit Kalif të Bagdadit, ai forcon indirekt Assadin në Damask. Këtë nga ana tjetër nuk e do askush. Sepse në radhë të parë është Assadi ai që është përgjegjës për të vdekurit në Siri. Një luftë me dy fronte kundër Assadit dhe “Shtetit Islamik” – madje edhe me trupa tokësore – këtë nuk e do askush. Dhe me të drejtë. Veç kësaj, në mënyrën si vepron Turqia kundër Shtetit Islamik dhe PKK del qartë në pah sa delikate janë operacione të tilla. Dhe madje edhe të pasuksesshme.

Opsione të ndërlikuara negociatash

Ajo që mbetet është zgjidhja diplomatike. Ose e thënë më mirë: përpjekja për një zgjidhje diplomatike. Dhe kjo funksionon vetëm po të flasësh me Assadin. Pra ai duhet të sillej në tryezën e negociatave – gjë që për kundërshtarët demokratikë të Assadit do të ishte kalim i çdo kufiri. Por të cilin ata ndoshta do ta duronin, para së gjithash po të ekzistonte shpresa se Assadi është vetëm një faktor i përkohshëm. Meqenëse ai nuk dëshiron të ikë vetë – e ku?- si faktor i mundshëm negociatash në lojë vjen Rusia, ndoshta edhe Irani. Këtu do të kishim raundin e madh të pashmangshëm të negociatave: me Uashingtonin, Moskën, BE, Iranin dhe Arabinë Saudite, kundërshtaren më të betuar të Assadit dhe rivalen e Iranit në përpjekje për sundim në botën myslimane. Më e vonta në këtë pikë gjendja bëhet përfundimisht e vështirë, deri e pazgjidhshme. Pra më mirë pa këto dy vende. Po a do ta pranojnë ato këtë?

Sepse pikërisht Arabia Saudite po ndjek me mosbesim ngjitjen dhe kthimin e Iranit në skenën e politikës botërore, që kur është nënshkruar Marrëveshja Atomike. Një kthim që në Riad do ta kishin penguar me dëshirë – nëse jo ndryshe në bashkëpunim me Izraelin, i cili e konsideron marrëveshjen atomike një gabim vdekjeprurës.

Kërkimi i një zgjidhjeje me negociata kthehet kështu në një “lojë me perla xhami”, në një lojë teorike e abstrakte mendimesh. Shanset për sukses: të pakta. Para së gjithash të vështira. Që kërkojnë kohë, të cilën populli i vuajtur nuk e ka më. Por një ndërhyrje ushtarake do të ishte e pakuptimtë dhe gjithashtu nuk premton sukses. Çfarë duhet bërë atëherë për t’i dhënë fund kësaj lufte të marrë civile? Për momentin këtë nuk e di askush. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>