DASH lëshon paralajmërim derisa amerikanët behën gati për festën

uraDerisa miliona amerikanë po bëhen gati për pushimet gjatë kremtes së falënderimeve, Departamenti i shtetit lëshoi një paralajmërim për udhëtimet.

“Informacionet aktuale flasin se IS-i, Al-Qaida, Boko Haram, dhe grupet tjera terroriste po planifikojnë sulme terroriste në shumë rajone”, thuhet në paralajmërimin e lëshuar nga departamenti i shtetit.

FBI thotë se nuk ka ndonjë kërcënim të veçantë e të besueshëm për Shtetet e Bashkuara, por forcat lokale dhe federale të sigurisë janë në shkallë të lartë gatishmërie para kremtes së Ditës së falënderimeve dhe “të premtes së zezë” të blerjeve që pason dhe e cila çon në shkallë të lartë numrin e blerësve dhe udhëtarëve.

Punonjësit e Administratës së Sigurisë së Transporteve që përballen me dy milion njerëz në ditë, pritet të shohin një rritje prej 40 për qind të pasagjerëve gjatë ditëve festive.

Në Nju Jork, oficerë shtesë të policisë do të patrullojnë nyjat hekurudhore.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se ka një aplikacion të ri në telefonat mobilë, i cili mund të shkarkohet nga qytetarët, me qëllim që të përmirësojnë aftësitë e shtetit për të luftuar terrorizmin. Fushata e re, e quajtur “Shoh diçka, dërgoj diçka”, synon të inkurajojë njujorkezët që të raportojnë për veprimtari të dyshimta.

“Kemi rritur gatishmërinë tonë pas sulmeve në Paris dhe do të vazhdojmë të jemi vigjilentë kundër atyre që duan të përhapin frikë dhe dhunë”, tha në një deklaratë guvernatori Cuomo.

Rreth 46.9 milionë njerëz do të udhëtojnë 50 milje ose më shumë larg shtëpive gjatë kremtimeve, një rritje prej 300 mijë vetash krahasuar me vitin e kaluar dhe numri më i madh që nga viti 2007.

Pjesa më e madhe e tyre, 42 milion amerikanë, do të udhëtojnë me makina.

Rreth 3.6 milionë amerikanë pritet të fluturojnë gjatë kremtes, një rritje prej 0.1 për qind krahasuar me një vit me parë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>