Rreth 50 emigrantë u gjetën sot të vdekur në një kamion të parkuar në Austrinë lindore, me sa duket nga asfiksimi.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme austriake konfirmoi se ishte gjetur se një rimorkio kamioni në një rrugë automobilistike pranë qytetit Parndorf. Zëdhënësi tha se të vdekurit duket të jenë refugjatë.
Zyrtarët hungarezë thanë se automjeti i gjetur në Austri kishte targë hungareze dhe se policia hungareze po punon me atë austriake për të gjetur shoferin.
Dhjetra mijëra refugjatë përpiqen të largohen nga kriza në Lindjen e Mesme dhe Afrika, për të shkuar drejt Europës. (voa)